Shënimet e mësimit të parë

بسم الله الرحمن الرحيم

Pse është Sarfi i rëndësishëm, dhe pse kemi vendosur të fillojmë me këtë shkencë para shkencave tjera?

Dijetarët e vjetër fillonin me Sarfin (Morfologjinë), për tua mësuar gjuhën arabe atyre që nuk e flisnin atë. Ata (dijetarët) kanë vepruar kështu, sepse formimi i fjalisë varet nga përdorimi i fjalëve të duhura të vendosura në atë fjali. Nxënësi nuk mund t’i vendosë saktë fjalët në një fjali, nëse nuk ka dije se cilat janë fjalët e përshtatshme për këtë gjë.

Më saktë, duhet t’i njohësh tjegullat tua, para se t’i bësh ato bashkë, dhe ato tjegulla janë fjalët.

Në klasat e sarfit, nxënësit do të mësojnë se si t’i formojnë fjalët në arabisht në mënyrë të saktë / korrekte, duke i kuptuar parimet / rregullat, sepse shumica e fjalëve në arabisht i kanë rregullat dhe parimet e veta të cilat i pasojnë ato.

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin (rahimehullah) ka thënë:

“Prej dobive të mësimit të gjuhës arabe është përmirësimi i gjuhës, përmes asaj arabe, gjuhë në të cilën është shpallur fjala e Allahut. Për shkak të kësaj, të kuptuarit e gjuhës arabe është tejet e rëndësishme. Por, shkencat e gjuhës arabe janë të vështira në fillim dhe bëhen të lehta pastaj. Është sikur shembulli i shtëpisë së ndërtuar nga kallami (sikur kallami i sheqerit), por dera e saj bëhet nga çeliku. Që do të thotë që është vështirë të hyhet, por kur të hyhet, atëherë bëhet shumë lehtë. Për shkak të kësaj, unë i këshilloj nxënësit t’i mësojnë bazat e gjuhës arabe në mënyrë që pjesën e mbetur ta kenë të lehtë.”

Shejhul Islami (rahimehullah) e përmend gjithashtu një thënie të Imam Shafiut (rahimehullah) i cili thotë:

“…sepse gjuha që e ka zgjedhur Allahu është Arabishtja. Ai e shpalli librin e Tij në këtë gjuhë, dhe këtë gjuhë e bëri gjuhën e Pejgamberit të Tij të fundit, Muhammedit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Kështu, themi: është e duhur (dhe e përshtatshme) për secilin që ka mundësi për ta mësuar këtë gjuhë ta bëjë këtë, sepse kjo gjuhë duhet të jetë gjuha më e dëshiruar për tu mësuar. Të njëjtën kohë, nuk është e ndaluar për njerëzit që të flasin gjuhë tjera, përveç arabishtes. “ [Iktidah es-siratal mustekim 1/521]

Titulli i librit të cilin do ta fillojmë sot është ‘Tesriful Izzij – تَصْرِيفُ العِزِّي” – Fjala “tesrif” është njëjtë me fjalën “sarf ( صرف )”, ndërsa El-Izzij është një pseudonim i cili i është dhënë njërit prej dijetarëve të mëdhenj të shkencave Arabe. Emri i tij është:

عز الدين أبي المعالي عبد الوهاب بن إبراهيم الزنجاني – Izzud-din Ebul-Meali Abdul Uehhab bin Ibrahim Ez-Zinxhanij

Dhe ai është njohur si: El izzij. Ez-Zinxhanij rrjedh nga “Zinxhani” i cili është vend.

Para se të fillojmë mësimin e një lënde, çfarëdo qoftë ajo, ne duhet të dimë diçka rreth saj: Çka është Sarfi? Cili është definicioni i Sarfit? Çfarë dobie duam të marrim nga ajo? Dhe cili është synimi / qëllimi për mësimin e kësaj shkence / lënde?

Synimi kryesor i mësimit të kësaj gjuhe është të kuptuarit e saktë / duhur të fjalës së Allahut dhe fjalës së të Dërguarit të Tij, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Qëllimet e njerëzve dallojnë:

  1. Disa e mësojnë gjuhën vetëm që të jenë në gjendje të flasin një gjuhë të re, dhe të njihen ndër njerëzit për aftësinë në mësimin e gjuhëve të huaja – pra janë të interesuar në to vetëm si hobi
  2. Disa synojnë ta flasin atë saktë pa gabime
  3. Disa e mësojnë atë për tu përballur me ambientin e punës – ta flasin me kolegët në punë ose të shkojnë me të në një vend arab për punë
  4. Mirëpo, një kërkues i dijes e mëson gjuhën arabe si një nga çelësat dhe shkaqet për të vënë / përforcuar themelet / bazat e Islamit në veten e tij. Për ta kuptuar saktë fjalën e Allahut dhe fjalën e të dërguarit të Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).

Qëllimi / njeti i saktë:

Mësimi i gjuhës për ta adhuruar Allahun saktë, me dije të saktë – në mënyrën me të cilën Allahu është i kënaqur – ky është qëllimi parësor dhe shkaku kryesor. Nëse e bëni mësimin e gjuhës arabe vetëm e vetëm për ta mësuar atë dhe për ta folur pa gabime, nuk do të thotë se kjo është gabim, mirëpo nuk do të merrni shpërblim për të, dhe nuk do të konsiderohet si vepër adhurimi (ibadet).

Të gjitha veprat duhet të bazohen në njet të mirë, dhe ajo që ju bën dobi është ta mësoni atë (gjuhën) në mënyrë që ta kuptoni saktë fjalën e Allahut dhe fjalët e të Dërguarit të Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), sepse kur të arrini ta kuptoni saktë Kuranin dhe Sunnetin – atëherë do të jeni në gjendje ta adhuroni Allahun me dije të saktë, ta adhuroni Allahun saktë dhe në mënyrën me të cilën Ai është i kënaqur. Dallon ai i cili e adhuron Allahun pa dije, nga ai që e adhuron Allahun me dije. Përveç synimit të saktë, e përsërisim se nëse doni të jeni në gjendje ta flisni arabishten saktë, atëherë nuk ka dëm në këtë, por nëse nuk është ky qëllimi juaj (pra të mësuarit e arabishtes për ta kuptuar Kuranin dhe Sunnetin) – nuk fajësoheni për këtë, mirëpo kjo do të jetë vetëm një vepër e dunjasë pa shpërblim. Nëse doni të shpërbleheni shumë, atëherë kijeni këtë njet. Duhet ta përcaktoni saktë njetin tuaj – qëllimi dhe synimi kryesor është të kuptuarit e saktë / drejtë të fjalës së Allahut dhe së të Dërguarit të Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), sepse shumë njerëz, të mos themi shumica, kanë rënë, janë fundosur në kuptimin e gabuar të fjalës së Allahut dhe fjalës së të Dërguarit të Tij, dhe kjo ka rrjedhë për shkak të mosdijes së tyre / injorancës së kësaj gjuhe dhe parimeve / bazave të saj.

Shumica e bazave që do t’i mësojmë në këtë kurs u kthehen parimeve / bazave të arabishtes. Kjo ndodh kështu, sepse Allahu e ka përmendur në Kuran se e ka zbritur këtë Kuran në gjuhën të cilën Ai e ka zgjedhur. Dhe tashmë e dimë se Kurani është Libri më i Mirë nga të gjithë librat, sepse është i fundit që është shpallur me fenë e fundit (themi kushtimisht), dhe meqë është e fundit, është feja e përkryer (e plotësuar). Dhe meqë kjo gjuhë është zgjedhur për këtë fe të përkryer, atëherë kjo do të thotë që kjo gjuhë është e përkryer.

Një dobi shtesë që e sqaron paragrafin më lartë, rreth Islamit si fe e fundit (edhe pse ajo është feja e parë dhe e fundit), dhe duhet ta bëjmë një sqarim këtu, për t’i ikur keqkuptimeve.

Feja Islame është feja e të gjithë Pejgamberëve – Islami është feja e parë dhe e fundit, mirëpo Islami i ka dy kuptime:

  1. Kuptimi i përgjithshëm, është feja e dorëzimit / nënshtrimit me bindje të plotë ndaj Allahut dhe të gjithë pejgamberët e sollën këtë.
  2. Kuptimi specifik / i veçantë erdhi me dërgimin e Resulit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe është dini i fundit me të cilin Allahu është i kënaqur.

 

HYRJE NË GJUHËN ARABE:

Seria e klasave të cilat do t’i mësojmë është e dhënë me shembullin e një shtëpie:

Do t’i mësojmë tri shkenca in sha Allaah:

  1. صرف Sarf (Morfologjia – kjo është prioritet)
  2. نحو Nahw (Gramatika apo sintaksa)
  3. بلاغة Belaghah (Elokuenca) – Të folurit e arabishtes sa më bukur

 

Shumë nga ju do të thoni – madje edhe ne kemi vepruar kështu – se është e njohur që zakonisht njerëzit fillojnë me mësimin e Nahwit (gramatikës), mirëpo ajo që është e saktë është që të fillohet me Sarf, madje as për arab folësit nuk është e preferuar të fillojnë me Sarf para Nahwit.

Pas bazës / themelit të shtëpisë, ju filloni t’i ndërtoni muret dhe shtyllat, dhe ato bëhen me tjegulla. Tjegullat nuk vijnë bashkë – ato janë individuale – tjegullat janë fjalët tuaja, dhe sarfi flet për këto fjalë, për secilën veç e veç.

Pasi t’i kesh bërë gati tjegullat, atëherë do t’i vendosësh ato bashkë. Fjalët i vendos ti bashkë, jo përpara por pasi të dish se cilat t’i zgjedhësh. Kjo është ajo me të cilën merret gramatika (nahwi).

Dhe pas saj vjen mobilimi dhe zbukurimi i shtëpisë, që është gjëja me të cilën merret belaghah – zbukurimi i të folurit dhe bartja e asaj që duam të themi në mënyrë sa më efektive.

Këto janë tri shkencat kryesore dhe më të rëndësishme të cilat do t’i mësojmë me këtë radhë:

Atëherë fillojmë me بسم الله الرحمن الرحيم

Lexoj, vetëm me ndihmën e Allahut, duke kërkuar mirësitë përmes përmendjes së emrit të Tij. Ai, mëshira e të Cilit është e gjerë, dhe i dhurohet atij që Ai do - Ky përkthim i besmeles nuk është përkthimi të cilin e dëgjojmë / shohim zakonisht, por cila është dëshmia për këtë përkthim / domethënie? Çdo fjalë e asaj fjalie e ka argumentin e vet.

Bismilahi ( بسم الله ) – fjalë për fjalë do të thotë: Me emrin e Allahut. Nëse dikush ta thotë ty këtë, ti do të thuash: Me emrin e Allahut, çfarë?

Përgjigjen e kësaj do ta gjejmë në disa nga duatë tona të përditshme, siç është ajo kur biem në gjumë, kur themi: باسمك ربّي وضعت جنبي… – bismike Rabbi wedhaëtu xhenbi –  me emrin tënd o Zoti im, unë po e vendosi krahun tim (d.m.th. po flej)…. Hadithi e jep pjesën tjetër të fjalisë.

Bismike Rabbi ( بِاسْمِكَ ) – është e njëjtë sikur: Bismilah (بِسْمِ الله ) 

Nga kjo e fitojmë një dobi: Ne themi bismilah para se të bëjmë shumë vepra: para ushqimit, pijes, hyrjes, daljes, abdesit, fillimit të ditës, mbrëmjes, duave, marrëdhënieve bashkëshortore etj,

Pra, i paraprin këtyre veprave: “me emrin e Allahut..e bëj…”

Atëherë, pse themi bismilah para se t’i bëjmë këto vepra? E themi për të kërkuar ndihmën e Allahut dhe duke e përmendur emrin e Tij ne i marrim bekimet / mirësitë.

Shikoje veprën të cilën je duke synuar ta bësh, dhe dije se ajo është arsyeja pse do të thuash bismilah. Nëse je bërë gati të lexosh, dhe thua bismilah, atëherë kjo është njëjtë sikur të thuash: “me emrin e Allahut po lexoj.”

Pyetje: Ku nxirret kuptimi i “kërkimit të ndihmës”

Përgjigja: Shkronja ب (baun) ka shumë kuptime – e një nga ato kuptime është kërkimi i ndihmës, e një kuptim tjetër është “shoqërimi”, dhe këto kuptime janë për qëllim këtu. Kur e bashkëngjit / shoqëron emrin e Allahut këtu – duke e thënë – është për të kërkuar mirësi / bekime, dhe kërkimi i tyre është nga kuptimi i “shoqërimit / bashkëngjitjes”

Vazhdon autori me rreshtin e radhës (librin në formatin pdf mund ta gjeni në blog tek ‘Literatura’

و به نستعينُ

Ue bihi nestein

Dhe prej Tij kërkojmë ndihmë

ربِّ تَمِّم بِالخَيْر

Rabbi temmim bikhajr

O Zoti im, plotësoje/ përfundoje këtë (shkrimin e këtij libri) me të mira

Ne e bëjmë të njëjtën dua për kursin tonë, o Allah përfundoje këtë kurs me të mira

رَبِّ  Rabbi – do të thotë – Zoti im (këtu në esencë do të duhej të ishte edhe një ي në fund, mirëpo për shkak të përdorimit të madh, është larguar)

تَمِّم  Temmim – do të thotë – kompletoje ose përfundoje

بِالخَيْر  Bikhajr – me të mira

الحمد لله رب العالمين

Elhamdulilahi rabbil’alemin

Hamdi i takon vetëm Allahut, Zotit të Botëve

والصلاة والسلام على سيد الخلق محمد وعلى آله  وأصحابه أجمعين

Selati dhe selami qofshin mbi sejjidin e krijesave (zotëria), Muhammedin, dhe mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Kuptimi i الصَّلاةُ (essaletu) -  ti kërkosh Allahut ta lavdërojë pejgamberin e Tij para melaikeve të Tij

Dhe  السَّلَامُ (esselamu) do të thotë tri gjëra:

  1. Përshëndetje
  2. Siguri nga e keqja
  3. Pastrim nga mangësitë

Kur ti e dërgon selatin mbi dikë, ti je duke i kërkuar Allahut që ta lavdërojë atë ‘dikë’ në mesin e melaikeve, dhe pa dyshim kjo është një gjë e bukur të cilën do ta donte secili – kush nuk do të donte që Allahu ta lavdëronte në mesin e melaikeve? Të themi se (vini re: kjo është vetëm si shembull): to thotë Allahu: shikojeni këtë rob timin, po mundohet shumë që të më kënaqë mua, shikojeni këtë rob timin po përpiqet shumë që t’i lexojë Fjalët e mia, shikojeni këtë rob timin, po zgjohet natën për namaz. Mirëpo, selati i dërgohet Pejgmberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).

Disa mund të thonë, por kuptimi i ‘salatit’ është ‘namaz’. Mirëpo, duhet ditur se fjalët që janë përdorur islamikisht këtu i kanë nga dy kuptime – kuptimin gjuhësor dhe kuptimin teknik. Në fakt janë tri kuptime, mirëpo ne do t’i marrim vetëm dy.

-Kuptimi gjuhësor është المَعْنَى اللُّغَوِي

-Kuptimi teknik (shkencor) المَعْنَى الاصطِلاحي

Kuptimi teknik (shkencor) është ndryshe krahasuar me kuptimin gjuhësor – Salah është një vepër adhurimi dhe kjo është kuptimi teknik (shkencor) i salatit. Mirëpo, të gjitha kuptimet e salatit kthehen tek kuptimi gjuhësor, që do të thotë: salah – lutje (dua).

Fjala ‘السَّلَامُ’ (esselamu) do të thotë tri gjëra, dhe kjo ndodh kështu sepse fjala ‘esselam’ i ka tri fjalë rrënjë – e këtë do ta mësojmë në sarf.

Fjalët arabe i kanë kuptimet më të thella / detajuara – një fjalë ka mundësi t’i ketë më shumë se 10 kuptime.

Kjo fjalë e caktuar, i ka tri shkronja origjinale – س, ل, م (siin, laam dhe miim). Dhe kuptimet që rrjedhin nga këto tri shkronja bazike janë gjithashtu tri:

-Kuptimi i parë është shumë i qartë – përshëndetjet, ngjashëm me kuptimin e ‘esselamu alejkum – السَّلَام عَلَيْكُم’

-Kuptimi i dytë i ‘السَّلَامُ’ ( esselamu )  është siguri nga çdo e keqe. (Kjo e përfshin edhe kuptimin e paqes).

-Kuptimi i tretë është të pastrohet ai nga çdo defekt dhe të mbrohet ai nga rënia në gabime – çdo lloj gabimi.

Çdo pjesë e tekstit nga libri “Tesriful Izzij” e cila është shtjelluar gjatë orës mësimore do të vendoset në fund të shënimeve in sha Allaah. Klikoni më poshtë për pjesën e mësimit të parë:

http://tamesojmegjuhenarabe.files.wordpress.com/2013/05/mesimi-1.png

 (Fundi i mësimit të parë)

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

 

 

 

Filloi kursi i gjuhës arabe!

بسم الله الرحمن الرحيم

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 12 Maj 2013, e diele, ka filluar një kurs për mësimin e gjuhës arabe në qendrën ‘Udhëzimi’ në Prishtinë.

Mësimi ka filluar me lëndën e morfologjisë arabe (sarfit). Mësimi mbahet vetëm një herë në javë (çdo të diele) me kohëzgjatje prej tre orësh, duke filluar nga ora 10:00. Ligjëron Lulzim Perçuku.

Vëllezërit mund të prezantojnë në qendër për t’i ndjekur mësimet, ndërsa motrat mund t’i dëgjojnë vetëm në shtëpi, meqë ato do të transmetohen live, si dhe do të incizohen dhe publikohen në këtë blog, i cili do të shërbejë në veçanti për publikimin e derseve si dhe shënimeve.

Në këtë kurs mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, si fillestarët po ashtu edhe ata të cilët më herët kanë kaluar ndonjë nivel të mësimit të gjuhës arabe.  Është e nevojshme që pjesëmarrësit në kurs të kenë njohuri të shkronjave arabe – shkrimin dhe leximin e tyre. Njohuri më të thella nuk janë të domosdoshme.

Ju ftojmë të gjithëve ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të vini të mësoni, si dhe ta shpërndani lajmin tek të tjerët.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në email adresën: 

qendraudhëzimi@gmail.com

Allahu na dhëntë sukses të gjithëve!

12.05.2013

Prishtinë