Filloi kursi i gjuhës arabe!

بسم الله الرحمن الرحيم

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 12 Maj 2013, e diele, ka filluar një kurs për mësimin e gjuhës arabe në qendrën ‘Udhëzimi’ në Prishtinë.

Mësimi ka filluar me lëndën e morfologjisë arabe (sarfit). Mësimi mbahet vetëm një herë në javë (çdo të diele) me kohëzgjatje prej tre orësh, duke filluar nga ora 10:00. Ligjëron Lulzim Perçuku.

Vëllezërit mund të prezantojnë në qendër për t’i ndjekur mësimet, ndërsa motrat mund t’i dëgjojnë vetëm në shtëpi, meqë ato do të transmetohen live, si dhe do të incizohen dhe publikohen në këtë blog, i cili do të shërbejë në veçanti për publikimin e derseve si dhe shënimeve.

Në këtë kurs mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, si fillestarët po ashtu edhe ata të cilët më herët kanë kaluar ndonjë nivel të mësimit të gjuhës arabe.  Është e nevojshme që pjesëmarrësit në kurs të kenë njohuri të shkronjave arabe – shkrimin dhe leximin e tyre. Njohuri më të thella nuk janë të domosdoshme.

Ju ftojmë të gjithëve ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të vini të mësoni, si dhe ta shpërndani lajmin tek të tjerët.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në email adresën: 

qendraudhëzimi@gmail.com

Allahu na dhëntë sukses të gjithëve!

12.05.2013

Prishtinë

One thought on “Filloi kursi i gjuhës arabe!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s