Shënimet e mësimit të tretë

بسم الله الرحمن الرحيم

Pjesa e parë:

Selef ( سَلَف  )

Domethënia e saj gjuhësore është: çdo gjë që ka qenë më parë. Kur dijetarët e përdorin këtë fjalë ata kanë për qëllim tri gjeneratat e para të muslimanëve duke filluar nga Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, siç përmendet në hadithin:

Aishah radijjAllahu anha ka treguar se një njeri e ka pyetur të dërguarin e Allahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, se cilët nga njerëzit janë më të mirët. Ai ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të gjeneratës sime, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre)”. Sahih Muslimi

Harakatun (  حَرَكَةٌ  )

Kuptimi i saj gjuhësor është: lëvizje. Kuptimi i saj istilahij ka të bëjë me lëvizjen e gojës që ndodh duke nxjerrë tingujt e zanoreve të tri haraketeve. Emri i secilit harakah bazohet në përdorimin e vet origjinal. 

Përpara arabët nuk kanë pasur nevojë për ndonjë shenjë përmbi shkronjë, sepse secili e fliste arabishten. Por më vonë, u shfaq nevoja për shenja, dhe meqë nuk përdoreshin më parë ato, atëherë edhe nuk e kishin emrin. Pastaj që filluan të përdoren këto shenja, dijetarët duhej tu jepnin një emër për ta bërë me dije kur është vendosur mbi shkronjë. Janë vetëm tri lloj zanoresh në Sarf dhe Nahw.

Për t’i ilustruar më lehtë haraketet që vijnë në vijim, do ta marrim fjalën arabe “أُخِذ” që do të thotë: “është marrë”.

Atëherë fillojmë me fet’han فَتْحَةٌ:

فَتْح gjuhësisht do të thotë: “hapje”.

Tingulli që formohet kur e shqiptojmë shkronjën e tretë të fjalës: “أُخِذَ” është “E”. Lëvizja / tingulli që fitohet kur e shqiptojmë atë rezulton nga hapja vertikale e gojës. Kështu, dijetarët kërkuan një fjalë e cila do të shprehte hapje, e cila në arabisht është “فَتْح”. Dhe një hapje e vetme quhet “فَتْحَةٌ” (duke ia shtuar ة), dhe në këtë mënyrë ajo vija mbi shkronjë e morri emrin “فَتْحَة”. 

E përsërisim edhe njëherë që fet’hah gjuhësisht do të thotë: hapje. Ka për qëllim çdo lloj hapje. Një shembull po e marrim nga ajeti Kuranor, në suren “En-Nasr”, ajeti 1:

إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّـهِ وَالْفَتْحُ

“Kur të vijë ndihma e Allahut dhe hapja (e Mekës)” 

Ndërsa në aspektin shkencor / teknik, themi se fet’heja e jep tingullin “e”. E provojmë këtë me disa shkronja: بَ, تَ, ثَ, نَ, etj. Shikojeni formën e gojës kur t’i shqiptojmë këto shkronja që kanë fet’hah. Goja po hapet në mënyrë vertikale. Kemi të bëjmë me ‘hapjen’ e gojës. Pra, Dijetarët këtë vokal që krijohet / formohet e kanë quajtur fet’hah, meqë ai prodhohet nga hapja vertikale e gojës. Shkronja e cila shqiptohet me fet’ha duhet “ مَفْتُوحَةٌ “.

Vazhdojmë me kesran   كَسْرَةٌ .

كَسْرٌ” gjuhësisht do të thotë: thyerje.

Tingulli që formohet kur e shqiptojmë shkronjën e dytë të fjalës “أُخِذَ” është “i”. Lëvizja / tingulli që formohet kur e shqiptojmë atë rezulton kur goja “thyhet” në një buzëqeshje. Kështu, dijetarët kërkuan ta gjenin një fjalë për ta përdorur e cila e shpreh “thyerjen” e cila në arabisht është “كَسْرٌ”. Dhe një thyerje e vetme quhet “كَسْرَةٌ”, dhe kështu ia lanë emrin. Pra, ky është tingulli që jepet nga ajo viza nën shkronjë, e cila formohet nga thyerja e buzëve për një buzëqeshje.

E përsërisim: Gjuhësisht “كَسْرَةٌ” do të thotë: thyerje. Çdo lloj i thyerjes. E jep tingullin “i”. Kjo shenjë (ِ) quhet “kesra” sepse ai tingull prodhohet kur goja “thehet” në buzëqeshje. Shkronja e cila shqiptohet me kesra quhet “مَكْسُور“.

Vazhdojmë me dhammen ضَمَّةٌ.

ضَمَّةٌ ” gjuhësisht do të thotë: të bësh bashkë diçka. Tingulli që formohet me shqiptimin e shkronjës së parë të fjalës “أُخِذَ” është “U”, dhe ata (dijetarët) thanë që për tingullin që fitohet kur personi i bën buzët bashkë sikur rreth, duhet të përdoret një fjalë që do të thotë “të bësh bashkë” që në arabisht është “dham”. Dhe një “bërje e vetme bashkë ” quhet “ضَمَّةٌ” dhe në këtë mënyrë e mori emrin ajo shenja mbi shkronjë, si një “ُ  ” e vogël. Kjo shenjë e tregon tingullin që formohet nga “një bashkim i vetëm” i buzëve.

E përsërisim edhe një herë, dhammeh gjuhësisht do të thotë: të mbledhësh ose të bësh diçka bashkë. Mund të përdoret edhe për përqafim. E jep tingullin “u”. Quhet ضَمَّةٌ meqë tingulli prodhohet kur ti i bën buzët bashkë në formë të shkronjës O. Shkronja e cila shqiptohet me dhameh quhet “ مَضْمُوم”.

është rregull që kur ndalemi në fund të një fjale e bëjmë atë me sukun (ْ ), pra nuk e lexojmë zanoren e shkronjës së fundit”. Dhe, kur të ndalemi tek një fjalë që përfundon me shkronjën “ة “ (T-ja e mbyllur – Ta merbuta), atëherë e shqiptojmë një “H” në fund. Psh: fet’hatun – fet’hah.

Nëse një shkronjë nuk ka as dhammeh, as kesrah e as fet’hah, atëherë ajo është e heshtur. Dhe kjo heshtje e saj quhet “سُكُون”.

سُكُون  gjuhësisht do të thotë: të pushosh / të qëndrosh / të mos lëvizësh. Dijetarët e quajtën atë “sukun” sepse nuk ka lëvizje të buzëve, siç ndodh tek “الْحَمْدُ”, tek shkronja “م” nuk e kemi asnjërën nga tri zanoret. Këtu kemi një pushim të asaj shkronje.

Disa fjalë shtesë: تَشكِيل  është akti i vendosjes së shenjave mbi shkronja.

***

Pjesa e dytë:

Tani vazhdojmë me fjalën Sarf – صَرْف

Gjuhësisht ( فِي الْمَعْنَى اللُغَوِي ) fjala sarf ( صَرْف  ) sillet rreth dy kuptimeve:

të ndryshosh dhe

-rrotullosh.

Disa shembuj nga Kurani për fjalën sarf janë:

وَإِذَا مَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ نَّظَرَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ هَلْ يَرَاكُم مِّنْ أَحَدٍ ثُمَّ انصَرَفُوا ۚ صَرَفَ اللَّـهُ قُلُوبَهُم بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ 

Kur shpallet ndonjë sure (që u tërheq vërejtje), ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): “A po ju sheh ndokush?”, pastaj largohen. Allahu ua rrotullon / ndryshon zemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë” [Et-Teube 9:127]

Tjetër ajet në Kuran:

قَالَ رَبِّ السِّجْنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدْعُونَنِي إِلَيْهِ ۖوَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ الْجَاهِلِينَ ﴿٣٣﴾فَاسْتَجَابَ لَهُ رَبُّهُ فَصَرَفَ عَنْهُ كَيْدَهُنَّ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ﴿٣٤﴾  

“Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë / thërrasin ato. Nëse Ti nuk e ndryshon / rrotullon / largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua).” “ Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe rrotulloi / ndryshoi / shmangu prej tij dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.” [Jusuf 12:33-34]. 

Dhe Allahu ka thënë:

َاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَمَا أَنزَلَ اللَّـهُ مِنَ السَّمَاءِ مِن رِّزْقٍ فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ آيَاتٌ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

“…edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.” [El-Xhathije 45:5]

قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ اللَّـهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَارَكُمْ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُم مَّنْ إِلَـٰهٌ غَيْرُ اللَّـهِ يَأْتِيكُم بِهِ ۗ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ 

“…Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.” [El-en’am 6:46].

Ky është shembulli i fundit që e morëm, meqë do të vazhdojmë me tekstin e autorit:

Kuptimi istilahij i sarfit është një lloj i veçantë i të ndryshuarit / ndërruarit – që është të ndërruarit e diçkaje konkrete, për shkak të diçkaje tjetër shumë konkrete

Ajo është:

Të ndërruarit / shndërruarit e bazës / burimit në forma të ndryshme për të shprehur kuptime të ndryshme të cilat nuk mund të shprehen vetëm se përmes këtyre formave. Një mënyrë e lehtë për ta mbajtur në mend këtë definim është ta pyesni së pari veten se cili është realiteti i saj dhe cila është arsyeja për të. Atëherë, cili është realiteti i saj? Është të ndryshuarit / shndërruarit e burimit në forma të ndryshme. Atëherë, cila është arsyeja për këtë? Është për të shprehur kuptime të ndryshme të cilat nuk mund të shprehen përveç përmes këtyre formave.

Pra, vazhdon teksti i autorit, تَعْرِيفُ عِلْمِ الصَّرفِ

Definimi i shkencës së sarfit.

Autori e filloi këtë temë me një hyrje dhe zakonisht në hyrjet në fillimin e këtyre librave mund t’ gjesh dhjetë koncepte:

  1. الْحَدُّ – Definicioni i shkencës
  2. المَوْضُوعُ – Tema / tematika kryesore që e shtjellon kjo shkencë
  3. الثَّمَرَةُ – Frytet e kësaj shkence
  4. الفَضْلُ – Vlera e kësaj shkence
  5. النِّسْبَةُ – Pozicioni që e mer kjo shkencë ndaj shkencave tjera
  6. الوَاضِعُ – Themeluesi / filluesi i kësaj shkence
  7. الاسْمُ – Emri i shkencës
  8. الاِسْتِمْدَادُ – Burimi i shkencës
  9. حُكْمُ الشَّارِعِ – Vendimi Islamik / fetar / sheriatik
  10. المَسَائِلُ – Çështjet e kësaj shkence

Këto të gjitha përmblidhen në një poezi:

إِنَّ مَبَادِي كُلِّ فَنٍّ عَشَرَ ةْ                     الْحَدُّ وَالْمَوْضُوعُ ثُمَّ الثَّمَرَةْ

وَفَضْلُهُ ونِسْبَةٌ وَالْوَاضِعْ                 والْاِسْمُ الْاِسْتِمْدَادُ حُكْمُ الشَارِعْ

مَسَائِلٌ والْبَعْضُ بِالْبَعْضِ اكْتَفَى           ومَنْ دَرَى الْجَمِيعَ حَازَ الشَّرَفَا

Autori në libër e jep definicionin e tij:

اِعْلَم: أَنَّ التَّصْرِيفَ فِي اللُّغَةِ: التَّغْيِيرُ. وَفِي الصِّنَاعَةِ: تَحْوَيلُ الأَصْلِ الْوَاحِدِ إِلى أَمْثِلَةٍ مُخْتَلِفَةٍ؛ لِمَعَانٍ مَقْصُودَةٍ, لا تَحْصُلُ إِلاَّ بِهَا

***

Fundi i mësimit të tretë

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s