Shënimet e mësimit të katërt

بسم الله الرحمن الرحيم

Pjesa e parë:

Në orën e kaluar kemi filluar me definicionin e shkencës së sarfit, تَعْرِيفُ عِلْمِ الصَّرفِ

Çka do të thotë “تَعْرِيفُ “ ? Do të thotë: “definicioni”.

Kemi thënë se për ta kuptuar një shkencë, duhet të dihen 10 gjëra rreth saj, e ato janë: 

 Definicioni i shkencës   الحَدُّ 

Tema / tematika kryesore që e shtjellon shkenca  المَوْضُوعُ 

 Frytet e kësaj shkence  الثَّمَرَةُ

 Vlera e kësaj shkence  الفَضْلُ 

  Pozicioni që e merr kjo shkencë ndaj shkencave tjera   النِّسْبَةُ

Themeluesi / filluesi i kësaj shkence  الوَاضِعُ

Emri i shkencës  الاسْمُ

  Burimi i shkencës   الاِسْتِمْدَادُ

 Vendimi islamik / fetar/ sheriatik     حُكْمُ الشَّارِعِ

  Çështje e kësaj shkence   المَسَائِلُ

Dhe për këto kemi thënë se dijetarët e kanë shkruar një poezi (disa vargje poetike):

إِنَّ مَبَادِي كُلِّ فَنٍّ عَشَرَ ةْ                     الْحَدُّ وَالْمَوْضُوعُ ثُمَّ الثَّمَرَةْ

وَفَضْلُهُ ونِسْبَةٌ وَالْوَاضِعْ                 والْاِسْمُ الْاِسْتِمْدَادُ حُكْمُ الشَارِعْ

مَسَائِلٌ والْبَعْضُ بِالْبَعْضِ اكْتَفَى           ومَنْ دَرَى الْجَمِيعَ حَازَ الشَّرَفَا

Vërtetë principet (parimet) e çdo shkence janë dhjetë,  

Përkufizimi, tematika, pastaj frytet,

Vlera dhe pozicioni dhe themeluesi,

Emri, burimet dhe vendimi fetar,

Çështjet, nëse i di disa dhe nuk i di disa tjera, mjafton,

Por ai që i di të gjitha, e ka grumbulluar dijen dhe pozitën e lartë.

Tani, autori po e jep definicionin e kësaj shkence:

” اِعْلَم: أَنَّ التَّصْرِيفَ فِي اللُّغَةِ: التَّغْيِيرُ. وَفِي الصِّنَاعَةِ: تَحْوَيلُ الأَصْلِ الْوَاحِدِ إِلى أَمْثِلَةٍ مُخْتَلِفَةٍ؛ لِمَعَانٍ مَقْصُودَةٍ, لا تَحْصُلُ إِلاَّ بِهَا”

Çfarë do të  thotë ” فِي اللُّغَةِ “? Do të thotë “në gjuhë”. Kemi thënë se dijetarët gjithmonë, njëherë e sjellin kuptimin gjuhësor (el-meanel-lugawijj).

Çfarë do të thotë “اِعْلَم “? Do të thotë: “Dije”. Pra, ” اِعْلَم: أَنَّ التَّصْرِيفَ فِي اللُّغَةِ ” – “Dije se Sarfi në gjuhë (ose gjuhësisht) do të thotë ” التَّغْيِيرُ ” (et-teg’jiru). 

Dhe ” وَفِي الصِّنَاعَةِ – “dhe në shkencë” , apo siç kemi thënë ne (el-meanel-istilaahijj). Edhe pak do ta shtjellojmë tërë këtë definicion në detaje.

Në orën e kaluar e kemi marrë definicionin e Sarfit në gjuhën shqipe. Kemi thënë, teknikisht (jo gjuhësisht), Sarf do të thotë: “t’i ndryshohet forma burimit,  t’i jepet formë tjetër, për të fituar kuptime / domethënia të reja”. 

Kemi thënë që “Sarf / Tesrif” gjuhësisht do të thotë “të ndryshosh”, ndërsa teknikisht do të thotë “ta ndryshosh masdarin / emrin foljor / bazën / rrënjën në forma të ndryshme për të shprehur kuptime të ndryshme, kuptime të cilat nuk mund të kuptohen / shprehen përveç se përmes këtyre formave“.

Autori po thotë ” اِعْلَم  “. Çfarë do të thotë kjo fjalë? Do të thotë: “Dije!“. Cili është qëllimi i kësaj kur përdoret nga autori? Këtë do ta hasim shpesh nëpër librat e ulemave. P.sh. në librat e Imam Abduluehhabit, Allahu e mëshiroftë, kjo fjalë gjendet në fillim. Kjo fjalë nuk do të thotë vetëm të dish diçka, por edhe ta pranosh këtë informatë / dije që autori e jep. Ta besosh dhe ta vendosësh në zemër dhe mendje dhe të veprosh sipas saj. Kjo është çfarë kanë për qëllim dijetarët kur e përdorin.

Të dihet kjo gjë është shumë me rëndësi, meqë Allahu e ka përmendur këtë pranë çështjeve madhore në Kuran:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا اللَّـهُ

Shkronja ف përdoret si fillim i fjalisë. 

Dije se La ilahe il-lAll-llah (nuk ka ilah që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut)” [Muhammed (47) : 19]

Dhe vendi tjetër në Kuran është:

اعْلَمُوا أَنَّ اللَّـهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ وَأَنَّ اللَّـهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Dijeni se Allahu është i ashpër në ndëshkim, por njëkohësisht është edhe Shumëfalës dhe Mëshirëplotë.” [El Maide (5) :98]

Pse thotë Allahu kështu? Në mënyrë që njerëzit ta adhurojnë Allahun në mes të frikës dhe shpresës. Murxhiat kanë devijuar sepse i kanë dhënë shpresës më shumë përparësi. Me këtë ata kanë sjellë të këqija në ummet, pasojat e të cilave vazhdojnë ende. Dhe khawarixhët kanë devijuar, sepse i kanë dhënë përparësi frikës. Ndërsa ehli sunneti janë mesatarë, ata kanë bashkuar mes frikës dhe shpresës. Frika duhet të nxisë në vepra të mira, dhe jo të na ndalojë nga veprat. Dhe kush i jep përparësi vetëm shpresës, zhytet në gjynahe pa frikë. Shpresa të prin për vepra të mira, ndërsa frika të ndalon nga gjynahet. 

Askush nuk do të vinte te ti e të thoshte: “Dije se je një qenie njerëzore!” ose “Dije se ti je shqiptar!”. Por, dikush mund të vijë dhe të thotë: “Dije se do të vdesësh një ditë!” Kur dikush të kërkon të dish diçka / ta pranosh, nuk do ta thotë këtë për diçka të parëndësishme. 

Duke përdorur fjalën “Dije”, autori do të na tregojë diçka shumë të rëndësishme.

Cili është dallimi në mes të “sarf” dhe “tesrif“? Këto janë të njëjta, nuk kanë dallim. Dijetarët e mëhershëm kanë bërë dallim në to, ndërsa të mëvonshmit nuk kanë bërë dallim, dhe ne do të qëndrojmë me të mëvonshmit. 

فِي اللُّغَةِ” do të thotë “në gjuhë” ose “gjuhësisht”. Fjalën e ka për gjuhën arabe. Dhe kur themi për gjuhën arabe, fjala është për gjuhën origjinale të cilën e kanë përdorur arabët, prej kur i ka krijuar Allahu.

التَّغْيِيرُ” gjuhësisht do të thotë “të ndryshosh diçka”. Fjala është për çdo lloj ndryshimi. Kemi thënë se kuptimi gjuhësor është i përgjithshëm. P.sh.  nëse njeriu e ndryshon formën e tij, përdoret fjala e njëjtë. Pra,  çdo lloj ndryshimi.

(në këtë definicion autori e ka sjellë temën kryesore që do ta studiojmë).

وَفِي الصِّنَاعَةِ” do të thotë kurse në shkencë (teknikisht)”, do të thotë “të ndryshosh”. Mirëpo, këtu ka për qëllim një tjetër lloj të ndryshuarit. Ka për qëllim të ndryshuarit e emrit foljor ( masdarit).

Çka është qëllimi të ndryshohet këtu?

 تَحْوَيلُ الأَصْلِ الْوَاحِدِ – Të ndryshohet origjina e vetme e fjalës.

(Duhet ta kemi parasysh se nuk ka përkthim të saktë të këtyre fjalëve arabe, mirëpo ne po i japim vetëm fjalët të cilat kanë kuptim të përafërt me to).

Pra, të ndryshohet masdari ( مَصْدَرٌ ). Çfarë është masdari? Shqip i thuhet “emër foljor”.

Emri foljor (ose masdari) është emri i veprimit të cilin e bën dikush, si p.sh. të goditurit, të ushqyerit, të ngrënit etj. Burimi (masdari) nga i cili rrjedhin format tjera, në arabisht është emri foljor. Pra është një emër që po tregon edhe veprim (folje). 

Pse është quajtur مَصدَر arabisht? Sepse kjo fjalë në kuptimin gjuhësor do të thotë “burim“, p.sh. “burimi i ujit” ose “burimi i naftës“, d.m.th. burim prej nga del diçka. Pastaj, vie kuptimi i saj teknik.

Ka mospajtim në mesin e dijetarëve se çfarë llogaritet si burim i fjalës, masdari, apo folja në të kaluarën, por ne do të qëndrojmë me ata që thonë që është masdari, sepse edhe gjuhësisht i përshtatet. Sepse, është burim i të gjitha fjalëve tjera. Format tjera e kanë këtë burim. 

E kemi marrë edhe në orën e kaluar, po e shkruajmë sërish. Autori ka thënë: “Sarfi është të ndryshuarit / shndërruarit e emrit foljor (masdarit – origjinës së vetme të fjalës) në forma të ndryshme, për kuptime të cilat ne i synojmë (pra për kuptime të ndryshme të cilat ne i synojmë), të cilat nuk mund të arrihen veçse përmes këtyre formave.” Pra, këto kuptime nuk mund t’i japësh veçse duke e dhënë formën e veçantë për të. 

Më shkurtimisht, “Ta ndryshosh burimin (masdarin) në forma të ndryshme për të shprehur kuptime të ndryshme të cilat nuk shprehen përveç përmes atyre formave të caktuara”.

Në arabisht fjala i ka shkronjat e saj rrënjësore. Këtë emër foljor e ndryshojmë duke i shtuar shkronja, ose duke i ndryshuar shenjat që gjenden përmbi shkronja – këto quhen “forma” dhe ndryshojnë.

Do ta marrim një shembull, i cili është shembulli i zakonshëm që e marrin dijetarët e gjuhës. 

ضَرْبٌ që do të thotë “të goditurit” ose “akti i goditjes“.

Dijetarët gjithmonë e marrin një shembull për një kapitull, dhe i referohen atij shembulli kur flasin për atë kapitull. Ndoshta ndonjë herë tjetër do të flasim për arsyen e kësaj. 

Shkronjat rrënjësore në këtë fjalë janë tri. Cilat janë ato?

ض  –  ر  –  ب

Tash, duke i përdorë këto tri shkronja rrënjësore, ne e ndryshojmë këtë emër foljor (masdar) në forma të ndryshme, dhe kështu marrim kuptime të reja.

أضْرِبُ – Unë godas

تَضْرِبُ – Ti godet

ضَرْبَةٌ – Një goditje

ضَرَبَ – Ai ka goditur

ضَرَبَتْ – Ajo ka goditur 

ضَرَبُوا – Ata kanë goditur

يَضْرِبَانِ – Ata dy godasin (janë duke goditur)

ضَرَبَا – Ata dy kanë goditur

يَضْرِبُونَ – Ata godasin

ضَرَبْنَ – Ato kanë goditur

ضَرَبْتُ – Unë kam goditur

ضَرَبْنَا – Ne kemi goditur

ضَرَبْتُمْ – Ju keni goditur

ضَرَبْتُمَا – Ju dy keni goditur

تَضْرِبُونَ – Ju goditni (jeni duke goditur)

ضَرَبَاتٌ – Goditjet

ضَرَّبَ – Ai ka goditur shumëfish

ضَرِيبٌ – Ai që godet shumë (ose fort)

ضَرِبٌ – Ai që godet shumë (ose form) – të njëjtin kuptim si lartë

Nuk duhet të frikësoheni kur i shihni këto forma, sepse në të ardhmen do t’i marrim në detaje se si arrihet te secila formë. Tani po i japim vetëm për ilustrim se si nga një masdar i vetëm, po marrim kaq shumë forma. 

Pse po e bëjmë një gjë të atillë? Përgjigja: Për të shprehur kuptime të ndryshme

Të gjitha këto fjalë e kanë një gjë të përbashkët, e ato janë tri shkronjat bazë (  ض  ر  ب  ). Pra, pa marrë parasysh se sa shtesat janë bërë, tri shkronjat bazë gjendjen aty.  Në asnjë nga këto forma, nuk mund ta gjeni ndonjërën nga këto shkronja të mungojë.

Cila është arsyeja për këtë ndryshim që e kemi bërë? Kjo është bërë për të shprehur kuptime të ndryshme të cilat nuk shprehen përveç me format e tyre përkatëse. Secila domethënie e ka formën e vet të veçantë.

Mënyra më e mirë për ta mbajtur në mend definicionin e sarfit është përmes parashtrimit të disa pyetjeve:

Çfarë jemi duke bërë në sarf? Përgjigja: Jemi duke e shndërruar emrin foljor në forma të ndryshme.

Pse po e bëjmë një gjë të atillë? Përgjigja: Për të shprehur kuptime të ndryshme.

Por pse kemi shumë forma? Pse jo vetëm në formë? Përgjigja: Sepse secili kuptim i veçantë e ka formën e vet të veçantë.

Kjo është e tëra me të cilën merret sarfi. Në sarf do ta mësoni se cila formë shkon me cilin kuptim –do t’i mësoni parimet / rregullat e caktuara të cilat tregojnë se cila formë shkon me cilin kuptim. Kur t’i mësoni këto rregulla, atëherë do të mund ta shprehni kuptimin që ju dëshironi / domethënien që e dëshironi

Kur t’i merrni parimet / rregullat, ju do të përdorni arabishten e pastër. Kur ta mësoni sarfin, do të dini se çfarë fjalësh t’i përdorni, dhe gjithashtu pastaj do të mësoni se cilat fjalë shkojnë bashkë për të formuar fjali. Pra, nëse e keni një gjë në mendje, por doni ta shprehni, atëherë do t’i përdorni parimet / rregullat dhe do të arrini ta shprehni atë që keni pasur për qëllim.

Pjesa e dytë:

I përsërisim pak ato që i kemi bërë më herët, me disa pyetje:

-A ka dallim në mes të fjalës “Sarf” dhe “Tesrif”?

            Përgjigja: Jo

-Çfarë do të thotë “tesrif” gjuhësisht?

            Përgjigja: “Ndryshim”.

-Çfarë lloj “ndryshimi”?

            Përgjigja: Çdo lloj ndryshimi?

-Në kuptimin teknik, çfarë lloj “ndryshimi” është?

            Përgjigja: Ndryshimi i masdarit (emrit foljor).

-Ndryshimi i emrit foljor në çfarë?

            Përgjigja: Ndryshimi i tij në forma të ndryshme.

-Cila është arsyeja për ndryshimin e tij në forma të ndryshme?

            Përgjigja: Për të shprehur domethënie të ndryshme.

-A do të mund të shpreheshin ato domethënie me ndonjë formë tjetër, përveç formave të tyre specifike?

            Përgjigja: Jo, ato domethënie mund të shprehen vetëm e vetëm përmes formave të tyre të caktuara.

Do t’i marrim disa masadir tjerë, vetëm sa për t’i patur, dhe në të ardhmen do t’i zgjedhojmë. Tani për tani mos i zgjedhoni, por merrni thjeshtë si masadir.

أكْلٌ – Të ngrënit

شُرْبٌ – Të pirët

بِنَاءٌ – Të ndërtuarit

Tani, fillojmë me një mësim të ri:  تَقْسِيمُ الفِعْلِ – Ndarja e foljes

Janë dy lloje të ndarjes së foljes.

1. Ndarja në gramatikë

2. Ndarja në morfologji (sarf).

Neve na intereson kjo e dyta. Këtu do t’i marrim llojet e foljeve në aspektin morfologjik, dhe jo në aspektin gramatikor

Nëse më parë keni mësuar pak gramatikë do ta dini se ndarja e foljes është prej tri llojesh (e kaluara, e tashmja, e ardhmja) – por këtu do të flasim për ndarjen e foljeve në aspektin morfologjik.

Autori në libër na tregon se foljet janë ose folje prej tri shkronjash, ose folje prej katër shkronjash, dhe secila prej tyre është ose pa shkronja shtesë, ose me shkronja shtesë.

Para se të vazhdojmë me tekstin e autorit do t’i marrim disa gjëra me rëndësi të cilat na hyjnë në punë për mësimet e ardhme. Do të flasim për ndarjen e fjalëve:

أَقْسَامُ الكَلِمَةِ

Llojet (ndarjet) e fjalës janë tri:

1. الاسم (el ismu – emri) është një fjalë që e jep vetëm një kuptim, e ajo është “domethënia”.Kjo mund të jetë diçka fizike (e gjallë dhe jo e gjall), por edhe diçka abstrakte.

-Shembuj:

شَمْسٌ – dielli. Kjo fjalë e tregon vetëm një gjë e cila është domethënia e “diellit”. (është ismun)

خَالِدٌ – emër njeriu, Halidi

عِلْمٌ – dija –  e tregon vetëm një gjë e cila është domethënia e “dijes” (është ismun).

الأسماء – Emrat (shumësi i ismun)

2. الفِعل – (El Fi’lu – folja) tregon dy gjëra, “domethënien / kuptimin” dhe “kohën e caktuar” në të cilën ka ndodhur ajo domethënie / kuptim (e kaluara, e tashmja ose e ardhmja).

Shembuj:

-Fjala “ضَرَبَ” – ai ka goditur – e cila i tregon dy gjëra: domethënien / kuptimin e të goditurit si dhe kohën në të cilën ka ndodhur, e që është koha e kaluar (është fi’lun, sepse i tregon dy gjëra: domethënien / kuptimin dhe kohën e caktuar).

Shumësi i الفعل është الأفعال

3. الحَرْفُ – (El harfu – pjesëza) – është një fjalë e cila e jep një kuptim përmes një fjale tjetër, nuk jep kuptim më vete. Pra, kuptimi i saj shfaqet vetëm në fjalën tjetër. 

Shembuj:

a) مِنْ – (min – prej). Nëse e bashkojmë këtë pjesëz me fjalën ” البَيْتُ ” – shtëpia, atëherë bëhet:

مِنَ البَيْتِ (prej shtëpisë). Pra, fjala “min” në vete nuk po jep kuptim të qartë, deri sa po bashkohet me “el bejtu”. Vetëm atëherë do të na japë kuptimin.

b) فِي (fii – në). Nëse e bashkojmë këtë pjesëz, me fjalën ” المَدِينَةُ “- qyteti, atëherë bëhet: فِي المَدِينَةِ (në qytet). Pra, fjala “fii” në vete nuk jep kuptim të qartë, deri sa të bashkohet me “el medinetu”. Vetëm atëherë do të na japë kuptimin e caktuar. 

Shumësi për ” الحَرْفُ ” është ” الحُرُوفُ “. 

***

Çfarë është dallimi në mes të “fi’lun” dhe “ismun”?

Përgjigja: Ismun tregon vetëm për një gjë, dhe ajo është domethënia apo kuptimi. 

Fi’lun tregon për dy gjëra, “domethënien” dhe ” kohën ” në të cilën ka ndodhur ajo domethënie. 

Disa shembuj, përmes së cilëve do t’i dallojmë këto dyja janë:

-Fjala “أخٌ” – tregon vetëm një gjë, e cila është domethënia “vëlla” (Kjo është ‘ismun’, sepse e tregon vetëm një domethënie)

-Fjala “أختٌ” – tregon vetëm një gjë e cila është domethënia “motër” (gjithashtu, ismun). As këtu nuk po jepet ndonjë kohë. 

-Fjala “ضَرْبٌ”  – tregon vetëm një gjë e cila është domethënia e “të goditurit” (pra, ismun)

-Mirëpo, nëse e marrim fjalën ”  ضَرَبَ “, e shohim se na jep dy kuptime, edhe të goditurit edhe kohën në të cilën ka ndodhur ajo goditje. Prandaj themi se kjo fjalë është “fi’lun”.

Pyetje: A e tregon fjala “dharabe” domethënien e “të goditurit”?

Përgjigja: Po.

Pyetja: A e jep ajo ndonjë domethënie tjetër përveç domethënies së “të goditurit”?, dhe nëse po çfarë dobie e jep?

Përgjigja: Po, e tregon kohën.

***

Fundi i mësimit të katërt

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s