Shënimet e mësimit të gjashtë

بسم الله الرحمن الرحيم

Hyrje

Në fillim e bëjmë një përsëritje nga ora e kaluar. I shpjegojmë fjalët e autorit nga libri:

 تَقْسِيمُ الْفِعْلِ – që do të thotë: Ndarja e foljes (në sarf):

ثُمَّ الْفِعْلُإِمَّا ثُلَاثِيٌّ, وَ إِمَّا رُبَاعِيٌّ

Pastaj, folja është ose treshe, ose katërshe

ثُلَاثِيٌّ – do të thotë folja me tri shkronja.

رُبَاعِيٌّ – folja me katër shkronja. 

Prej kësaj e fitojmë një parim shumë të rëndësishëm, se numri më i vogël i shkronjave që mund t’i gjesh në një folje është tre. P.sh.

ضَرَبَ (dha, ra, be)

عَلِمَ (ajn, lam, mim)

قَبُرَ (kaf, be, ra)

Pjesa e dytë:

Peshorja Morfologjike المِيزَانُ الصَّرفِي

  • الميزان do të thotë: Peshorja
  • الصرفي do të thotë: morfologjike – i referohet صرف (Sarf) që do të thotë morfologji.
  • نَحو do të thotë: gramatikë –  نَحوِي (nehuij) do të thotë: gramatikore – dhe kjo “Je” është “Je” e referencës, si në fjalët: هِندِي – أمرِيكِي- إمَارَاتي etj.

Kjo peshore është një vegël për t’i matur fjalët.

  • matja e fjalëve” – që do të thotë, ta kuptosh se në çfarë forme është fjala.

Forma e fjalës i përfshin katër gjëra:

1)      Numrin e shkronjave

2)      Radhitjen e tyre

3)      Haraketet dhe sekenetet

4)      Shkronjat shtesë dhe ato origjinale

  • forma, do të thotë: dukja
  • Nga peshorja ne do ta identifikojmë formën në të cilën është fjala.
  • Si p.sh.:

Nëse e shikon formën e fjalës ضَرَبَ 

1-      Do ta shohësh se i ka tri shkronja (numri i shkronjave)

2-      Radhitja e tyre – Shkronja e parë: “Dad”- shkronja e dytë: “Ra” – shkronja e tretë: “Be

3-      Haraketet dhe sekenetet – shkronja e parë ka fet’hah  ضَ –  shkronja e dytë ka fet’hah رَ  – shkronja e tretë ka fet’hah  بَ – dhe nuk ka sekenete

4-      Shkronjat shtesë dhe ato origjinale- shkronja e parë ض është shkronjë origjinale – shkronja e dytë ر është shkronjë origjinale – shkronja e tretë ب është shkronjë origjinale (kjo fjalë nuk ka shkronja shtesë)

Nëse e shikon formën e fjalës يَضْرِبُونَ 

1-      E shihni se i ka gjashtë shkronja (numri i shkronjave)-

2-      Radhitja e tyre – shkronja e parë: “Je”- shkronja e dytë: “dad” – shkronja e tretë: “Ra” – shkronja e katërt: “Be” – shkronja e pestë: “wew” – shkronja e gjashtë: “nun”

3-      Haraketet dhe sekenetet – shkronja e parë ka fet’hah يَ  – shkronja e dytë ka sukun  ضْ  – shkronja e tretë ka kesra  رِ – shkronja e katërt ka dammeh بُ    – shkronja e pestë ka sukun وْ* – shkronja e gjashtë ka fet’hah نَ (kjo fjalë e ka dy sekenete dhe katër harakete)

4-      Shkronjat shtesë dhe ato origjinale – shkronja e parë ي është shkronjë shtesë – shkronja e dytë ض është shkronjë origjinale – shkronja e tretë ر është shkronjë origjinale – shkronja e katërt ب është shkronjë origjinale – shkronja e pestë و është shkronjë shtesë – shkronja e gjashtë ن  është shkronjë shtesë – (kjo fjalë i ka tri shkronja origjinale ض- ر- ب dhe tri shkronja shtesë ي- و- ن)*

  • Haraket  حَرَكَات janë tri shenjat dammeh ضَمّة , fet’hah فَتحَة dhe kesra كَسرَة – dhe sekenet سَكَنَات është shumësi i ‘sukun’ سُكُون
  • Haraketet dhe sekenetet, që do të thotë në mënyrë të përgjithshme ‘teshkil’ تَشكِيل
  • Kështu, kur themi ‘forma e fjalës’ kemi për qëllim, se çfarë përmban ajo nga numbri i shkronja, radhitja e tyre, haraketet dhe sekenetet dhe shkronjat origjinale dhe ato shtesë.
  • *Wawi në fjalën يَضرِبُونَ rrjedh nga zgjatimi i dammes – dhe nëse është një waw që është i zgjatur nga dammeh, atëherë gjithsesi se do të ketë sukun.
  • *Mënyra për t’i dalluar shkronjat shtesë prej atyre origjinale të një fjale është ta kthesh atë fjalë në formën origjinale dhe përmes asaj do t’i njohësh shkronjat rrënjësore (shkronjat rrënjësore nuk ndryshojnë, pra gjinden në secilën formë, ndërsa shkronjat shtesë ndryshojnë) – në shumicën e rasteve fillestari nuk e din fjalën rrënjësore / origjinale (masdarin).

(Në fillim mësuesi e ndihmon nxënësin me fjalët, hap pas hapi deri sa të përvetësohen parimet, dhe pastaj nxënësit do të jenë në gjendje t’i bëjnë vetë in sha Allah. Nxënësit do të arrijnë në një nivel, kur do të fillojnë t’i prodhojnë vetë fjalët e veta, pa ndonjë ndihmë nga mësuesi, si rezultat i parimeve të mësuara.)

  • Mënyra se si shpjegohet forma në shembujt e përmendur më lartë, na morri shumë kohë – për këtë arsye është një mënyrë për ta përmendur formën përmes vetëm një fjalie të shkurtër, dhe kjo bëhet përmes peshores (peshores morfologjike).

Peshorja përdoret për t’i identifikuar format

Përsëritje >>>

Q: Sa është numri më i vogël e shkronjave që mund t’i gjesh në një folje?

A: Tri, dhe për shkak të kësaj, ata e kanë bërë peshoren në esencë t’i ketë tri shkronja, sepse sa më pak shkronja t’i ketë një fjalë, aq më shumë përdoret ajo fjalë.

Q: Pse?

A: Sepse është një parim i madh i cili thotë se Arabët kërkojë lehtësim në të folur.

  • Sa më e lehtë të jetë një fjalë, aq më shumë përdoret në të folur
  • Këtu ne po flasim për shkronjat shtesë – Folja pa asnjë shkronjë shtesë është prej dy llojesh: Folje prej tri shkronjash ose folje prej katër shkronjash (shkronja rrënjësore) – dhe to që përdoren më shumë, janë foljet prej tri shkronjash (që do të thotë se ka më shumë folje prej tri shkronjave sesa të tilla prej katër shkronjave).

Vazhdim >>>

Meqë më së shumti përdoret folja prej tri shkronjash, atëherë peshorja është prej tri shkronjash gjithashtu.

Pyetje: Nëse do të ketë tri shkronja në peshore, atëherë, cilat do të jenë ato?

Përgjigja: Ata i kanë zgjedhur shkronjat ف ع ل (Fe, ‘Ajn dhe Lem)

Q: Pse, dhe si ka ardhur deri te këto tri shkronja konkretisht?

A: Sepse, cilado folke mund të shprehet përmes fjalës فعل që do të thotë  “ka bërë”. Dhe “ka bërë” do të mund ta zëvendësonte cilën do folje dhe të jetë alternativë për të*

  • *Disa shembuj janë:

A e ke mbajtur mësimin sot? Ti mund të përgjigjesh duke thënë: Po, e kam “mbajtur” klasën, ose: Po, “e kam bërë

A ke ngrënë? Po, “kam ngrënë”, ose: Po, “e kam bërë

A ke pirë? Po, “kam pirë”, ose: Po, “e kam bërë”.

A e ke thënë të vërtetën? Po, “e kam thënë” të vërtetën, ose: Po, “e kam bërë”- etj.

Si t’i masim?

  • Do ta vendosësh shkronjën e parë rrënjësore të fjalës, paralel me shkronjën e parë të peshores, e cila është ف (Fe) – Pastaj, shkronjën e dytë të fjalës, paralel me shkronjën e dytë të peshores, e cila është  ع (‘Ajni) – Pastaj, shkronjën e tretë rrënjësore të fjalës, paralel me shkronjën e tretë të peshores, e cila është ل (Lem)
  • Si p.sh. fjala ضَرَبَ (ai ka goditur, kjo është folje):

Shkronja e parë rrënjësore ف <<< ض

Shkronja e dytë rrënjësore ع <<< ر

Shkronja e tretë rrënjësore ل <<< ب 

 

Disa shënime të reja >>>

Pyetje:  Pse forma e një folje po përmendet, a nuk i përfshin sarfi edhe emrat?

Përgjigja: Po, por meqë folja është ajo që ka ndërruar më së shumti, peshorja e ka pasuar shembullin e foljes.

  • Folja (fi’l) lshtë lloji i fjalës që më shumti ndryshon në shumë forma. Për këtë arsye thuhet se: ‘Nëse ti i mjeshtëron foljet dhe atë se si ato ndryshojnë, atëherë ti e ke mjeshtëruar sarfin’. Ti do t’i kesh veglat dhe bazën e cila do t’i mbledhë për ty të gjithë kapitujt e gjuhës arabe.

Si ta matësh një fjalë?

  • ضَرَبَ  është një folje prej tri shkronjash dhe i përputhet plotësosht peshores (tri mbi tri, as më pak e as më shumë) – kështu që inshaAllah nuk ka problem në vendosjen e një folje prej tri shkronjash në peshore.

Shkronja “ض” vendoset mbi “ف

Shkronja “ر” vendoset mbi “ع

Shkronja “ب” vendoset mbi “ل

Shkronja e parë e cila do të vendohet në “ف” është shkronja e parë rrënjësore e fjalës.

Shkronja e dytë e cila do të vendohet në “ع”është shkronja e dytë rrënjësore e fjalës.

Shkronja e tretë e cila do të vendohet në “ل” është shkronja e tretë rrënjësore e fjalës.

Shkronja e parë rrënjësore e cila vjen paralel me “ف” quhet فَاءُ الكَلِمَة (Fe-ul Kelimeh)

Shkronja e dytë rrënjësore e cila vjen paralel me “ع” quhet عَينُ الكَلِمَة  (‘Ajnul Kelimeh)

Shkronja e tretë rrënjësore e cila vjen paralel me “ل” quhet لاَمُ الكَلِمَة  (Lemul Kelimeh)

  • فَاءُ الكَلِمَة: ‘F-ja e fjalës’  dhe gjithashtu mund ta quash: ‘F-ja’- عَينُ الكَلِمَة : ‘Ajni i fjalës’ dhe gjithashtu mund ta quash: ‘Ajni’-  لاَمُ الكَلِمَة  : ‘Lami i fjalës’ dhe gjithashtu mund ta quash: ‘Lami’- Dhe ato quhen ashtu, sepse ato e marrin emrin e shkronjës në të cilën vendosen.

Peshorja ka për qëllim ta identifikojë formën e fjalës së matur, dhe përfshin numrin e shkronjave, radhitjen, haraketet, sekenetet, dhe shkronjat origjinale dhe ato shtesë.

*Parim: Vendosi haraketet e njëjta të fjalës së matur, në peshore*

Fjala ضَرَبَ 

Shkronja e parë rrënjësore ka fet’hah ضَ atëherë ‘fe’ do të marrë fet’hah فَ , dhe do që quhet فاء الكلمة

Shkronja e dytë rrënjësore ka fet’hah رَ atëherë ‘ajni’ do të marrë fet’hah عَ , dhe do të quhet  عين الكلمة

The third root letter has a fathah بَ  the ‘laam’ will get a fathah لَ , and it will be called لام الكلمة

Pra, kur e mat një fjalë, ti thua: ضَرَبَ është në peshoren e  فَعَلَ  dhe në arabisht themi: ضَرَبَ عَلَى وَزنِ فَعَلَ

Disa shembuj tjerë:

  • Fjala عَلِمَ :

Shkronja e parë rrënjësore ka fet’hah عَ atëherë edhe ‘fe’ do të marrë fet’hah فَ , dhe do të quhet فاء الكلمة

Shkronja e dytë rrënjësore ka kesra لِ atëherë edhe ‘ajni’ do të marrë kesra عِ  , dhe do të quhet عين الكلمة

Shkronja e tretë rrënjësore ka fet’hah مَ  atëherë edhe ‘lami’ do të marrë fet’hah لَ dhe do të quhet  لام الكلمة

عَلِمَ është në peshoren e فَعِلَ   – në arabisht: عَلِمَ عَلَى وَزنِ فَعِل

~~~~~~

***Fundi i mësimit të gashtë***

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s