Shënimet e mësimit të pestë

بسم الله الرحمن الرحيم

*Është me rëndësi që ta definojmë si diçka që ndodh në një kohë specifike / të veçantë, sepse ka disa emra që vetë e japin kuptimin e kohës, siç është: el-gurub (lindja e diellit), e cila ndodh çdo ditë, si dhe el-en (tash), e cila është gjë relevante vetëm në kohën në të cilën ndodh. Pra ato janë emra, dhe jo folje, sepse kuptimi apo domethënia që e japin është ‘kuptim i kohës’.

3. الحرف (ج: الحروف) është fjala kuptimi i së cilës theksohet përmes një fjale tjetër – ajo nuk shfaq/tregon ndonjë kuptim në vetveten e saj, por kuptimi i saj shfaqet tek fjala tjetër.

a. من  (prej). Kuptimi i saj nuk i është i qartë vetvetiu, por kur ne ja shtojmë një fjalë tjetër, p.sh. البيت atëherë ne kemi togfjalëshin من البيت   (prej shtëpisë), me ç’rast theksohet se për çfarë arsye na shërben kuptimi i من))

b. في  (në). Nëse marrin të vetme, kuptimi i kësaj fjale nuk është i qartë, por nëse ja shtojmë p.sh. fjalën المدينة atëherë ne përfitojmë togfjalëshin  في المدينة (në qytet) me ç’rast theksohet kuptimi i dëshiruar nga kjo fjalë. 

جامدة و مشتقة

جامدة – gjuhësisht do të thotë: i ngurtë. Kurse, kuptimi teknik i referohet atyre fjalëve të cilat nuk mund të marrin forma të ndryshme.

مشتقة – gjuhësisht do të thotë: i derivuar (i përftuar/prejardhur). Kurse, kuptimi teknik i referohet atyre fjalëve të cilat kryesisht janë të ndryshueshme, domethënë mund të vendosen në forma të ndryshme.

Shumica e emrave (الأسماء) janë (جامدة), domethënë të pandryshueshëm apo nuk munden të marrin forma tjera. Kurse, shumica e foljeve (الأفعال) janë (مشتقة), domethënë mund të ndryshojnë dhe të marrin forma të ndryshme. Ndërsa, sa i përket (الحروف), asnjëra prej tyre nuk i nënshtrohet ndryshimit, prandaj ato nuk i atribuohen asnjërit nga këta terma.

Në nivelin e parë të sarfit ne do të mësojmë se foljet janë ato që ndryshojnë më së shumti. Nëse ne bëhemi të zotë në njohjen e gjërave të cilat ndryshohen më së shumti, atëherë ne do t’i dimë edhe gjërat të cilat ndryshon pak.

Disa dijetarë i kanë numëruar foljet të cilat nuk ndryshojnë rreth tetë syresh (ndoshta më shumë apo më pak). Ne do të fokusohemi në fjalët të cilat ndryshojmë më së shumti – foljet. Duke pasur njohuri për foljet dhe mënyrën si ndryshojnë ato, ky është çelësi i shkencës së sarfit. Ibn Malik në vargjet poetike shkruan:

وَ بَعْدُ فَالْفِعْلُ مَنْ يُحْكِمْ تَصَرُّفَهُ                      يَحُز مِنَ اللُّغَةِ الأَبْوَابَ وَالسُّبُلا

فَهَاكَ نَظْماً مُحِيطاً بِالْمُهِمِّ وَ قَدْ                      يَحْوِي التَّفَاصِيلَ مَنْ يَسْتَحْضِرُالْجُمَلَا

                                                                                                                   

Domethënë: çdo gjë që vjen pas, kushdo që bëhet ekspert në ndryshimin e foljes, ai do t’i mbledh / grumbullojë të gjithë kapitujt e gjuhës arabe (shumica e kapitujve të arabishtes kuptohen vetëm me kuptimin e foljes dhe mënyrës se si ajo ndryshon).

Kështu, merri këto vargje të cilat i përfshijnë më të rëndësishmet, dhe sigurisht ai i cili i njeh parimet, përfundimisht do t’i dijë edhe hollësirat / detajet.

Personi i cili i di parimet e foljeve dhe si ato ndryshojnë do të bëhet ekspert në shkencën e sarfit (në përgjithësi).

Në parim i rëndësishëm

Gjatë mësimeve tona, ne do t’i kthehemi shpesh një parimi shumë të rëndësishëm të gjuhës arabe, dhe ai parim është: اِلْتِمَاسُ الْخِفَّةِ (kërkimi i lehtësimit gjatë të folurit). Sa më shumë që një fjalë përmban prej shkronjave, aq më pak përdoret në gjuhën arabe. Cilado fjalë që është më e lehtë përdoret më shumë në gjuhën arabe, ndërsa cilado fjalë është më e rëndë, përdoret më pak në gjuhën arabe. Kujtimi i këtij parimi do t’ia lehtësojë nxënësit që t’i kuptojë çështjet e shkencës së sarfit insha Allah.

Nxënësit do t’i mësojmë parimet e përgjithshme të gjuhës arabe, por nganjëherë janë disa përjashtime nga këto parime. Nëse arabët kanë vepruar kundër parimeve të tyre, atëherë kjo ka ndodhur për shkak të një dobie të konsideruar apo për shkak të rrethanave.

Llojet kohëve

Janë tri llojeve të kohëve në shkencat arabe (domethënë koha gjatë së cilës një akt apo kuptim e zë vendin / ndodhë). Nëse pyetesh: “Cilat janë kohët (në gjuhën arabe)”? Ti përgjigju:  الْأَزْمِنَةُ ثَلَاثَةُ (kohët janë tri):

  1. الْمَاضِي (koha e shkuar).
  2. الْحَالُ (koha e tashme).
  3. الْمُسْتقْبَلُ (koha e ardhme).

Pastaj, nëse pyetesh prapë: “Cilat janë foljet?” Ti përgjigju:     الأَفْعَالُ ثَلَاثةَ(foljet janë tri):

  1. الْمَاضِي – është fjala e cila shpreh një akt që ka ndodhur në të kaluarën, domethënë para kohës së të folurit. P.sh. ضَرَبَ (ka goditur – koha e shkuar).
  2. الْمُضَارِعُ – është fjala e cila shpreh një akt që është duke ndodhur tani (kohën e tashme), domethënë në kohën e të folurit. P.sh. يَضْرِبُ (ai është duke goditur – koha e tashme).
  3. الْأَمْرُ – fjala e cila shpreh një komandë për të vepruar diçka në të ardhmen, domethënë pas kohës së të folurit. P.sh. اِضْرِبْ (godit! – jepet komanda për të goditur). Akti i kësaj do të ndodhën në të ardhmen insha Allah.

Pastaj, autori vazhdon: (تَقْسِيمُ الْفِعْلِ)

ثُمَّ الْفِعْلُ..إِمَّا ثُلَاثِيٌّ, وَ إِمَّا رُبَاعِيٌّ

Pastaj, folja për më tepër është ose me tri shkronja ose me katër shkronja. Imma…imma do të thotë: ose…ose.

ثُلَاثِي do të thotë: me tri shkronja.

رُبَاعِي do të thotë: me katër shkronja.

Disa parime

Numri më i vogël i shkronjave që mund t’i gjesh në një folje është tre. P.sh.

  1. ضَرَبَ janë tri shkronja (dha, ra, be).
  2. عَلِمَ (ajn, lam, mim).
  3. قَبُرَ (kaf, be, ra).

(Këtu koncentrohuni më shumë në formën e këtyre foljeve, jo në kuptimin e tyre).

Rrënja e shkronjave të një foljeje është ose tri ose katër. Këtë e ka për qëllim autori kur thotë:

ثُمَّ الْفِعْلُ..إِمَّا ثُلَاثِيٌّ, وَ إِمَّا رُبَاعِيٌّ pra, ai ka për qëllim që rrënja e shkronjave të një foljeje mund të jetë tri ose katër. Jo më shumë.

Shembuj për kur është me katër shkronja:

  1. دَحْرَجَ (dal, ha, ra, xhim).
  2. زَلْزَلَ (zaj, lam, zaj, lam).
  3. وَسْوَسَ (waw, sin, waw, sin).

Pra, folja e cila i ka vetëm shkronjat origjinale (rrënjët e shkronjave) – jo shkronja të shtuara të cilat i janë shtuar asaj – kjo folje do t’i përmbajë vetëm tri ose katër shkronja.

Për shembull: ضَرَبَ ka tri shkronja origjinale, por: يَضْرِبُونَ, ضَرَبَتْ, تَضْرِبَانِ… këto janë forma të ndryshme të rrënjës ضَرَبَ; të cilat kanë shkronja shtesë të cilat i janë shtuar tri shkronjave origjinale.

Rrënja e shkronjave quhet “shkronjat origjinale” – në arabisht është: حُرُفٌ أَصْلِيَةُ

Të gjitha shkronjat të cilat nuk janë prej rrënjës së shkronjave, më saktë që u janë shtuar atyre quhen “shkronjat shtresë” – në arabisht është: حُرُفٌ زَائِدَةٌ

Një shembull kur folja me katër shkronja origjinale është me shkronja shtesë: دَحْرَجَ

دَحْرَجَتْ, دَحْرَجاً, يُدَحْرِجُونَ, أُدَحْرِجُ, تُدَحْرِجُ, يُدَحْرِجُ, يُدَحْرِجَانِ, دَحْرَجَةٌ

Shkronjat të cilat mbesin në të gjitha format që i përmendëm më lartë janë katër shkronja origjinale:

د – ح – ر – ج

Vazhdimi i tekstit:

وَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا…إِمَّا مُجَرَّدٌ أَوْ مَزيدٌ فِيهِ. وَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا…إِمَّا سَالِمٌ أَوْ غَيْرُ سَالِمٍ

وَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا – “Secili nga ata dy” (domethënë ose folja me tri shkronja ose ajo me katër shkronja).

إِمَّا مُجَرَّدٌ أَوْ مَزيدٌ فِيه “Është ose muxherrad ose mezidun fihi”.

مُجَرَّدٌ është një folje e cila është e lirë nga shkronjat shtesë. Kjo fjalë është marrë nga emri foljor تَجْرِيدٌ që do të thotë pastrimi apo lënia vetëm apo lirimi nga të gjitha shtesë. Gjuhësisht kjo fjalë do të thotë me qenë i lirë nga çdo gjë (siç janë rrobat, domethënë “i zhveshur”).

مَزِيدٌ فِيهِ është një folje e cila ka shkronja shtesë të cilat i janë shtuar. مَزِيدٌ do të thotë “i shtuar”, فِيهِ – “në të”. Shkurtimisht mund të themi vetëm مَزِيدٌ.

Parimisht, ajo që autori po tenton të na thotë është se folja është katër lloje:

  1. Folja me tri shkronja e cila është e liruar nga shkronjat shtesë (مُجَرَّدٌ). P.sh. ضَرَبَ
  2. Folja me tri shkronja e cila përmban shkronjat shtesë (مَزِيدٌ). P.sh. يَضْرِبَانِ, تَضْرِبُونَ, اضْرِبْ…
  3. Folja me katër shkronja e cila është liruar nga shkronjat shtesë (مُجَرَّدٌ). P.sh. دَحْرَجَ
  4. Folja me katër shkronja e cila përmban shkronja shtesë (مَزِيدٌ). P.sh. يُدَحْرِجُ

Sqarimin e  سَالِمٌ أَوْ غَيْرُ سَالِم do ta marrin në mësimin e ardhshëm insha Allah.

***Fundi i mësimit të pestë***

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s