Shënimet e mësimit të shtatë

بسم الله الرحمن الرحيم

Në fillim të mësimit kishte një përsëritje nga mësimi i 6të, më saktë pjesës së dytë, në të cilën u sqarua Peshorja Morfologjike.

Pastaj, vazhdon mësimi me disa shembuj tjerë rreth Peshores Morfologjike, duke filluar me:

  • Fjala عَظُمَ :

Shkronja e parë rrënjësore ka fet’hah عَ ‘Fe’ do të marrë fet’hah فَ , dhe do të quhet فاء الكلمة

Shkronja e dytë rrënjësore ka dammeh  ظُ ‘ajni’ do të marrë dammeh عُ, dhe do të quhet عين الكلمة

Shkronja e tretë rrënjësore ka fet’hah مَ  ‘lami’ do të marrë fet’hah لَ , dhe do të quhet لام الكلمة

عَظُمَ është në peshoren e فَعُلَ – Në Arabisht: عظُمَ عَلَى وَزنِ فَعُلَ

  • وَزن do të thotë: peshore
  • عَلِمَ do të thotë: ai e ka ditur

~~~~~~

  • Radhitja e fjalëve mund të ndryshojë, si p.sh:

أَيِسَ (Ejise) do të thotë: është dorëzuar

Nëse duam ta masim këtë folje në peshore, gjëja e parë që na vjen në mendje është parimi i vendosjes së secilës shkronjë origjinale paralelisht me peshoren Fe, Ajn, Lam, siç e kemi mësuar:

Shkronja e parë e foljes është  أَ dhe shkon paralel me shkronjën e parë të peshores >>> ‘ فَ ’

Shkronja e dytë e foljes është  يِ dhe shkon paralel me shkronjën e dytë të peshores  >>> ‘ عِ ’

Shkronja e tretë e foljes është سَ dhe shkon paralel me shkronjën e tretë të peshores  >>> ‘ لَ ’

  • Por, nëse e dimë se يَأس (Je-s) është masdari i foljes أَيِسَ, ne do ta dimë se radhitja e shkronjave të foljes ndryshon prej masdarit.

Shkronja e parë e masdarit është  ” ي ” dhe shkronja e parë e foljes është “ أ “

Shkronja e dytë e masdarit është “ أ ” dhe shkronja e dytë e foljes është ” ي “

Shkronja e tretë e masdarit dhe foljes janë të njëjta” س “

  • Këtu mund ta shihni se radhitja e dy shkronjave të para të foljes është ndryshe nga mastari (origjina).

 

Pasi ta dimë këtë, dhe duam ta matim foljen أَيِسَ në peshore, atëherë, e dimë se radhitja e kësaj folje nuk është e njëjtë si masdari يَأس. Dy shkronjave të para duhet tu ndërrohet vendi për tu përputhur me radhitjen e masdarit. Nga kjo e dimë se shkronja e parë rrënjësore (origjinale) e kësaj folje është ‘ ي ’ dhe shkronja e dytë rrënjësore është ‘ أ ’ dhe shkronja e tretë rrënjësore është ‘ س ’.

Duhet ta ndërrojmë radhitjen e peshores, njëjtë siç është ndërruar radhitja e foljes nga masdari. Kjo do të thotë që e ndërrojmë ‘ف’ me ‘ع’ . dhe do të ndërrojë në radhitje prej ف ع ل në ع ف ل

عَ <<< أَ

فِ <<< يِ

لَ <<<  سَ

أَيِسَ عَلَى وَزنِ عَفِلَ  (Ejise ‘ale wezni ‘efile)- أَيِسَ është në peshoren e  عَفِلَ

  • Mund të thuash أَيِسَ ose يَئِسَ ato janë të njëjta.
  • Shkronjat rrënjësore mbeten të njëjtat, por jo domosdoshmërish edhe radhitja e tyre.
  • Folja e pason masdarin, sepse masdari është origjina (baza)
  • Shumica e fjalëve janë në radhitjen e tyre origjinale, kështu që kur ta keni një folje, pasojeni radhitjen e njëjtë në të cilën është (pasoje parimin), përveç nëse ju thuhet të veproni ndryshe. Dhe nëse e bëni një gabim gjatë saj, ju prapë e keni ndjekur metodologjinë e saktë.
  • Kur të lexoni në librat e Tefsirit (Interpretimeve arabe) – Dhe lexoni se disa dijetarë e kanë shpjeguar fjalën أَيِسَ- Gjëja e parë që ai do të thojë është se  أَيِسَ  është në peshoren e عَفِلَ . Nxënësi i cili ka mësuar Sarf do ta kuptojë se ka pasur një ndryshim në radhitje. Dhe përmes kësaj ai do të jetë në gjendje ta kthejë atë tek masdari për t’ia ditur kuptimin. Në vend që dijetari t’iu thotë se shkronja e parë rrënjësore e أَيِسَ është ‘ي’ dhe shkronja e dytë rrënjësore është ‘أ ’ dhe shkronja e tretë është ‘ س ’ , sepse është marrë nga masdari يَأس – kjo është shumë e gjatë. Kështu, ata e kanë zhvilluar mënyrën e peshores, për t’ua dhënë juve atë shpjegim të gjatë, me pak fjalë.
  • Siç ka thënë ‘Aliu رضي الله عنه: خَيرُ الكَلاَمِ مَا قَلَّ وَدَل  (Hajrul keleemi mee kal-le uedel)-  ‘Të folurit më të mirë ata ai që është i shkurtër dhe e jep pikën kryesore’ – Pak fjalë, domethënie të mëdha.
  • Ka një arsye për këtë ndryshim të radhitjes (e kjo do të vijë më vonë inshaAllah).

 

Sërish një përsëritje e vogël >>>

Në shkronjën Fe të peshores e vendosim të parën nga huruufun-aslijeh  (shkronjën e parë origjinale)

Shkronjat të cilat nuk janë origjinale quhen huruufun-za’ideh

-Folja e cila i ka të gjitha shkronjat origjinale quhet fi`lun muxherred 

-Folja e cila ka shkronja shtesë quhet fi’lun meziid. Folja e cila është meziid ka shkronja shtesë. Dhe ato shkronja shtesë janë prej tri llojesh, pra shkronjat që i shtohen foljes janë tri llojesh:

 

1.       Një shkronjë shtesë e cila vjen si pasojë e dyfishimit të shkronjës në fjalën e matur, si p.sh. قَتَلَ    (Katele)  në peshore:  Kaf është feul kelimeh, Ta është ajnul kelimeh, dhe lam është lamul kelimeh.

Ndërsa,  قَتَّلَ   (Kattele) – T-ja është e dyfishuar – dhe meqë shkrihet në shqiptim, atëherë ato i kanë shkrirë edhe në të shkruar. Kështu, mënyra se si e kanë shkruar atë është një shkronjë e vogël “w” mbi shkronjë. Shkronja e vogël “w” quhet شَدَّة   (sheddah).  Kur ta shihni një sheddeh mbi shkronjë, ajo ju tregon se shkronja është dyfishuar dhe e para është sakin.

فَتَّلَ   (Kattele) do të thotë “ai ka vrarë shumë” d.m.th ”ai ka masakruar”. Sheddeh do të thotë dy shkronja identike: shkronja e parë është e heshtur, dhe shkronja e dytë është me zanore, që do të thotë se ka lëvizje në të, e jep një tingull të zanores. Ta-ja e shtesë nuk është prej shkronjave origjinale – por është një shkronjë shtesë

 

 شدّ  Shedd (pa Ta merbuta)  do të thotë: e shtrënguar, e fiksuar, e tensionuar.  Dhe një e tillë e vetme  (duke ia shtuar një Ta)  – është një shtrëngim.

Meqë ajnul kelimeh është dyfishuar, atëherë e dyfishojmë edhe ajnin në peshore. E shtojmë edhe një ajn tjetër, njëjtë siç e kemi shtuar një tjetër Te.

Te-ja ka sukun, kështu që edhe ajni që e kemi shtuar në peshore ka sukun.

قتّل على وزن فعّل   kaTTele `ale wezni feA“Ale që do të thotë se: “kaTTele” është në peshoren e “feA“Ale”

Çfarë është dallimi në mes të “katele” dhe “kattele”?   ”Kattele” e jep një domethënie ekstreme.  “Katele” do të thotë: “ai ka vrarë”. “Kattele” do të thotë: “ai ka vrarë disa, ka vrarë shumë, ka vrarë tepër”, “ka masakruar”.

Shembull nga Kurani është kur Allahu thotë për të birin e Ademit (Habilin) në El-Maideh 5/30:

فَطَوَّعَتۡ لَهُ ۥ نَفۡسُهُ ۥ قَتۡلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُ ۥ فَأَصۡبَحَ مِنَ ٱلۡخَـٰسِرِينَ

Dhe Allahu thotë për Fir’aunin në El-A’raf 7/127:

…قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبۡنَآءَهُمۡ…

 

Një dobi shtesë: Disa forma të caktuara japin kuptime të caktuara. Forma fea’ale ka domethënie të ndryshme: ashpërsi, shumëfishim, dhe bërja e foljes transitive. Do t’i kuptojmë domethëniet e formave me shembuj nga Kurani

 قَاتَلَ  Kaatele, është një formë tjetër e قَتَلَ (kjo është në peshoren e فَاعَلَ), dhe kuptimi e ka tjetër e që është – ka luftuar kundër.

Ajnul Kelimeh nuk është e vetmja shkronjë që dyfishohet.

Sheddun është akti i shtrëngimit, dhe sheddeh është një shtrëngim i vetëm.

 

 

Përsëritje >>>

الفعلُ على قسمين  

Folja është prej dy pjesësh / llojesh:

1.       مجرّد  Muxherrad  (e lirë nga shkronjat shtesë – e që përmban vetëm shkronja origjinale)

2.       مزيد  Meziid (Meziidun fihi)  (që përfshin shkronja shtesë)

·         Kjo زيادة  zijedeh (shtesë, shtim ose diçka ekstra) është prej tri llojesh por ne po i mbulojmë vetëm dy lloje në këto klasë të fillimit. Llojin e parë tashmë e kemi mësuar, e ajo është zijadeh e cila vjen si pasojë e dyfishimit të shkronjës në fjalën e matur.

 

LLOJI I DYTË I SHKRONJAVE SHTESË >>>

Lloji i dytë i shkronjave shtesë janë ato që mblidhen në frazat e mëposhtme (frazat e bëjnë të lehtë për nxënësin e dijes t’i dijë / mësojë përmendësh  shkronjat):

  • سألتمونيها  – se`eltumuniihee  – ju ma keni kërkuar atë
  • أمانٌ وتسهيلٌ –   Emeen(un) we tes – hiil(un)  siguri dhe lehtësim

Këto dhjetë shkronja janë hemzeh (ء أ ئ ؤ), mim (م), elif (ا ى), nuun (ن), waaw (و),  tee (ت), siin (س), hee (هـ), jee (ي), lem (ل).

Ajo çfarë është për qëllim është se shkronja shtesë e cila nuk vjen si pasojë e dyfishimit të shkronjës, duhet të jetë një nga këto shkronjat e përfshira në ata dy shembuj që u shkruan më sipër. Nëse ka ndonjë shkronjë që do t’ia shtojmë fjalës (përveç dyfishimit të shkronjës), atëherë do të jetë një nga këto dhjetë shkronja.

بالمثال يتضح المقال  (përmes shembullit, informacioni do të sqarohet më tutje)

 

SHEMBULL >>>

(ضرب) Darbun –  Shumë fjalë mund të dalin nga kjo formë (emri foljor) siç janë ato më poshtë:

 

Shkronjat të cilat mbesin në të gjitha këto forma janë tri shkronjat origjinale  ( ض – ر – ب  Daad, Raa, Bee )  dhe ato kurrë nuk bien  – por çfarëdo që është jashtë këtyre tri shkronjave, mund të bie, të hiqet dhe të ndryshohet. Të gjitha nga shkronjat shtesë sipër, mund të gjenden në njërën nga këto dy shprehje: ( se’eltumuuniha, emanun ue tes-hilun).

Çdo shkronjë mund të dyfishohet, por pjesa tjetër e shkronjave janë nga ato dhjetë. Kështu, përveç dyfishimit të shkronjës, cilado shkronjë që mund t’i shtohet (shkronjave shtesë), nuk mund të jetë tjetër veçse një prej atyre dhjetë shkronjave. Këto shkronja quhen الحروف الزائدة  (el-huruufuz-za’ideh) – shkronjat shtesë.  Çfarëdo shkronje tjetër që është ndryshe prej atyre shkronjave në fjalë, atëherë është shkronjë rrënjësore. Nëse e ke një folje me tri shkronja, dhe fillon t’i shtosh asaj, duhet patjetër të jenë prej atyre dhjetë shkronjave.

*NJË PIKË E RËNDËSISHME* Këto dhjetë shkronja nuk përjashtohen nga mundësia e të qenurit shkronja rrënjësore. Për shembull në foljen : سأل (se’ele) e cila i ka tri shkronja – të gjitha janë shkronja rrënjësore, meqë numri më i vogël i shkronjave që mund të gjenden në një folje është tre…kështu që nëse e gjeni një folje me tri shkronja, atëherë ta dini se ato janë të gjitha shkronja origjinale.

 

SI TA MASIM NJË FJALË E CILA I KA ATO SHKRONJA SHTESË >>>

Peshorja është: فَعَلَ Fe `a le – Kur hasim në një folje prej tri shkronjash, është lehtë ta masim sepse vetëm i vendosim ato mbi shkronjat përkatëse në peshore. Kur një shkronjë është e dyfishuar në një fjalë, e dyfishojmë atë edhe në peshore. Por, kur hasim në një fjalë e cila ka shkronja shtesë të cilat nuk vijnë si pasojë e dyfishimit, atëherë çfarë të bëjmë:

 

Shembull: Ta masim fjalën يَضْرِبُونَ  (duhet t’i vendosim shkronjat rrënjësore paralel me shkronjat në peshore – dhe në fillim mësuesi ynë do të na tregojë se cilat janë shkronjat rrënjësore deri sa të jemi në gjendje t’i dallojmë vetë.

1.       E vendosim shkronjën e parë origjinale përballë shkronjës Fa. Kështu, dadi është paralel me shkronjën Fa në peshore (Dadi është Faul kelimeh) dhe i japim shkronjës Fa të njëjtin teshkil sikur Dadit (një sukun).

2.       Shkronja e dytë origjinale është Ra, dhe ajo shkon paralel me Ajnin (Ra është Ajnul Kelimeh) dhe ia japim lamit të njëjtin teshkil sikur shkronjës Ra (një kesra).

3.       Shkronja e tretë origjinale është Be, dhe ajo shkon paralel me Lamin (Be është Lamul Kelimeh), dhe ia japim lamit të njëjtin teshkil sikur shkronjës Be (një dammeh).

4.       Tash, çfarë të bëjmë me pjesën tjetër të shkronjave? I sjellim ato në peshore, apo i vendosim në peshore, ashtu siç janë?

5.       Kështu, mund të themi se “Jedribune Ale wezni Jaf`iluune”  që do të thotë:  “Jadribuune është në peshoren e Jaf`iluune” 

 

NJË PARIM TJETËR >>> 

Nëse një shkronjë hiqet (bie) prej fjalës së matur, atëherë të njëjtën hiqe edhe prej peshores. Shembull: قُل” (Kul)  në esencë është قُول (Kuul), por ky waw është hequr për një parim / arsye morfologjike. Meqë wawi ka qenë paralel me Ajn, e kemi hequr gjithashtu edhe ‘ajnin’. Dhe themi: “Kul ala wezni ful”

 

Fundi i mësimit të shtatë

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s