Shënimet e mësimit të tetë

بسم الله الرحمن الرحيم

Një përsëritje e vogël >>>

  • حُرُوفُ الزِّيَادَة : Shtimi i shkronjave / shkronjat shtesë.
  • Ato shkronja shtesë janë prej tri llojesh, por ne i kemi përmendur dy prej tyre:

1)      Shkronja shtesë e cila vjen nga dyfishimi i shkronjës së matur

2)      Shkronja shtesë që përfshihet në fjalinë سَأَلتُمُونِيهَا ose أَمَانٌ وَتَسهِيلٌ

  • Lloji i dytë nuk do të thotë që ato shkronja shtesë që përmenden në fjalitë سَأَلتُمُونِيهَا ose أَمَانٌ وَتَسهِيلٌ  se ato nuk mund të jenë shkronja origjinale. Por, kur një shkronjë është shkronjë shtesë, duhet të jetë nga ato shkronja.
  • Ndërsa llojin e tretë nuk do ta përmendim për momentin

ثُمَّ الفِعلُ .. إِمَّا: ثُلاّثِيٌّ , وَإِمَّا: رُبَاعِيٌّ. وَكُلُّ وَاحِدٍ مِنهُمَا.. إِمَّا: مُجَرَّدٌ, أَو مِزِيدٌ فِيهِ

Pastaj فِعل është ose:  ثُلاَثِي  (folje prej tri shkronjash), ose رُبَاعِي  (folje prej katër shkronjash). Dhe secila nga to është ose  مُجَرَّد (e pastër / e lirë nga shkronjat shtesë) ose مَزِيد فيه me shkronjë shtesë.

Shënime të reja >>>

وَكُلُّ وَاحِدٍ مِنهَا .. إِمَّا: سَالِمٌ, أَو غَيرُ سَالِمٍ

Dhe secila prej tyre… është ose  سَالم (selim) ose غَير سالم(gajru selim)
  • Pse po thotë ai (autori) مِنها dhe jo مِنهُمَا, siç thotë në fjalinë paraprake وَكُلُّ وَاحِدٍ مِنهُمَا “ ? مِنهُما”  secila nga ato dyja dhe ‘هما’ i kthehen / apo kanë për qëllim ثلاثي  dhe رباعي , ndërsa منها  ‘secila prej tyre’  ‘ها’ e ka për qëllim  ثلاثي, رباعي, مجرد, مزيد

Nga kjo nxjerrim përfundimin se ka tetë lloj foljesh أَفعَال :

 8llojetefoljes

1)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مُجَرَّدٌ سَالِمٌ  (Fi’lun Thulethijjun Muxherradun Selim)

2)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مُجَرَّدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Thulethijjun Muxherradun Gajru Selim)

3)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مَزِيدٌ سَالِمٌ (Fi’lun Thulethijjun Mezidun Selim)

4)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مَزِيدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Thulethijjun Mezidun Gajru Selim)

5)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مُجَرَّدٌ سَالِمٌ  (Fi’lun Rube’ijjun Muxherradun Selim)

6)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مُجَرَّدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Rube’ijjun Muxherradunn Gajru Selim)

7)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مَزِيدٌ سَالِمٌ  (Fi’lun Rube’ijjun Mezidun Selim)

8)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مَزِيدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Rube’ijjun Mezidun Gajru Selim)

Domethënia:

1)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) pa shtesa (muxherrad) e cila është Selim

2)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) pa shtesa (muxherrad) e cila është Gajru Selim

3)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) me shtesa (mezid) e cila është Selim

4)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) me shtesa (mezid) e cila është Gajru Selim

5)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj) pa shtesa (muxherrad) e cila është Selim

6)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj)  pa shtesa (muxherrad) e cila është Gajru Selim.

7)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj) me shtesa (mezid) e cila është Selim

8)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj) me shtesa (mezid) e cila është Gajru Selim

Çfarë është سَالِم (selim) dhe غَيرُ سَالِم (Gajru selim):

Kuptimi gjuhësor i سَالِم : I shëndoshë /mirë – i lirë/i sigurt/i ruajtur nga diçka

Kjo gjë nga e cila Selim është e liruar, është një nga këto tri që do t’i cekim:

1)      و, ي, ا (waw, je ose elif)

2)       أ (hemzeja)

3)      Dyfishimi (multipliciteti)

*Vini re: Kur themi e lirë / e liruar nga njëra prej këtyre tri gjërave, kemi për qëllim njërën nga shkronjat rrënjësore / origjinale حُرُوفٌ أَصلِيَّةٌ*

  • Kur themi muxherrad do të thotë se është e lirë në kuptimin që asgjë nuk është e bashkëngjitur me të (nuk ka shtesa), ndërsa selim do të thotë se është e sigurt nga diçka (gjërat brenda saj)
  • غير سالم: E pasigurt/jo e lirë nga diçka
  • Multipliciteti do të thotë dyfishimi i shkronjës
  • Që do të thotë se ti mund ta quash një folje Selim, vetëm kur ajo është e lirë / nuk i ka një nga këto tri gjërat që u përmendën më sipër, në shkronjat e veta rrënjësore / origjinale. Dhe kur e ka njërën nga këto shkronja atëherë ajo është  غير سالم(gajru selim)- Disa shembuj:
    • وَأَدَ (ue-ede): kjo folje është غَيرُ سالم , sepse ka أ (hemzeh) dhe  و (waw) për shkronja rrënjësore – pra i ka dy nga ato tri gjërat që u përmendën (e ka arsyen e parë dhe ty dytë)
    • يَئِسَ (je-ise) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka shkronjën ي (je) dhe ka أ (hemzeh) për shkronja rrënjësore – pra i ka dy nga ato tri gjërat që u përmendën (arsyen e parë dhe të dytë)
    • قَالَ (kaale) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka ا (elifin) për shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga ato tri gjërat që u përmendën  (arsyen e parë)
    • سَجَى (sexhee) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka ا (elifin) për shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat (arsyen e parë)
    • أخَذَ (ehadhe) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse ka أ (hemzeh) si shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat (arsyen e dytë)
    • سَألَ (se-ele) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse ka أ (hemzeh) si shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat (arsyen e dytë)
    • فَقَأَ (feka-e) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka أ (hemzeh) si shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat e përmendura (arsyen e dytë)
    • قَتَّلَ (kat-tele) : kjo folje është سالم , sepse dyfishimi i saj është vetëm në Ajn dhe jo në Lam
    • اِحمَرَّ (ihmer-ra) dhe shkronjat e saj origjinale janë ح ,م ,ر : kjo folje është  سالم , sepse dyfishimi i saj është vetëm në lamin e saj dhe jo në ajnin e saj.
  • اِحمَرَّ këtu elifi në fillim të fjalës nuk është shkronjë rrënjësore, por shkronjë shtesë.

(Në fillimin e studimeve tona, ne do t’iu ndihmojmë duke i përmendur shkronjat rrënjësore ndërsa më vonë do të jeni në gjendje t’i dalloni vetë in sha Allah)

 

Disa informacione shtesë (ose më mirë të themi përforcime / shpjegime nga çka thamë më herët) >>>

  • Muxherrad do të thotë që nuk ka shkronja shtesë, qoftë Selim ose gajru Selim dhe se nuk i përfshin shkronjat e أنيت . Muxherrad është më e gjerë se Selim, sepse muxherradi është një muxherrad që është ose Selim ose Gajru Selim.
  • Arsyeja pse  و,ي,ا  nuk vendosen së bashku në një pikë me أ hemzen është sepse ato (waw, je dhe elif) e kanë një term të veçantë në këtë shkencë.
  • Dyfishimi gjithashtu mund ta përfshijë dyfishimin e shkronjave që vijnë dy herë në vende të ndara dhe kjo është në foljen prej katër shkronjash (kjo do të shpjegohet in sha Allah në të ardhmen). 

1.       حروف العلة (Huruuful-`il-lah)  – Waw, Elif dhe Je’   

  1. El`il-lah do të thotë “ndryshim nga gjendja normale”. Kur diçka ndërron nga gjendja e saj normale, kjo fjalë quhet علة (`Il-lah). Çfarë lidhje ka ky term me këto shkronja? Arsyeja pse u jepet këtyre shkronjave ky emër është se ato ndërrojnë shumë.
  2. Pjesa tjetër e shkronjave quhen حروف صحيحة  (huruufun sahiheh)

2.       الهمزة  Hemzeja

3.       Dyfishimi

Kështu, kur një folje nuk i përmban njërën nga këto tri gjëra * NË SHKRONJAT E SAJ ORIGJINALE* atëherë quhet Selim dhe një folje e cila i KA njërën ose më shumë prej këtyre tri gjërave që përmenden më poshtë, quhet غير سالم (gajru selim).

***Fundi i pjesës së parë***

1.       حروف العلة (Huruuful-`il-lah)  – Waw, Elif dhe Je’   

a) El`il-lah do të thotë “ndryshim nga gjendja normale”. Kur diçka ndërron nga gjendja e saj normale, kjo fjalë quhet علة (`il-lah). Çfarë lidhje ka ky term me këto shkronja? Arsyeja pse u jepet këtyre shkronjave ky emër është se ato ndërrojnë shumë.

b) Pjesa tjetër e shkronjave quhen حروف صحيحة  (huruufun sahiheh)

2.       الهمزة  -Hemzeja

3.       Dyfishimi

Kështu, kur një folje nuk i përmban njërën nga këto tri gjëra * NË SHKRONJAT E SAJ ORIGJINALE * atëherë quhet Selim dhe një folje e cila i KA njërën ose më shumë prej këtyre tri gjërave që përmenden më poshtë, quhet غير سالم (gajru selim).

MË SHUMË terma për FOLJET që PËRMBAJNË HURUUFUL-`IL-LAH >>>

Kur ne themi “es-selim”, kjo folje nuk duhet të përmbajë Elif, Waw ose Je. Foljet që e përmbajnë Elif, Waw ose Je janë Gajru Selim – këto lloje foljesh vijnë në njërën nga tri mënyrat sa i përket pozicionit të huruuful’il-lah:

1.       Nëse huruuful-`il-lah është në fillim të foljes, folja quhet: مثال   (Mitheel). Kjo vlen vetë për Waw ose Je, sepse elifi (JO HEMZEJA) kurrë nuk mund të vijë në fillim të fjalës.

2.       Nëse huruuful-`il-lah është në mes të foljes, folja quhet: أجوف(Exhuef)

3.       Nëse huruuful-`il-lah është në fund të foljes, folja quhet: ناقص  (Nakis)

*Nëse folja nuk e përmban asnjërën nga Huruuful-`il-lah, gjitkahtu quhet  صحيح  (sahih). Sahih do të thotë se folja është në gjendjen e saj normale – nuk përmban shkronja që shkaktojnë që kjo folje të dalë nga gjendja e saj normale. Nëse një folje PËRMBAN huruuful-`il-lah quhet معتل   (mu`tel).

Sahih dhe selim nuk janë gjithmonë të njëjta – çdo Selim është Sahih, por jo çdo Sahih është Selim.

Folja e cila quhet selim është folja e lirë nga tri gjëra (huruuful’il-lah, hemzeja dhe dyfishimi) por folja e cila quhet vetëm Sahih, është folja e lirë vetëm nga një gjë, (nga huruuful’il-lah). Kështu, Selim është më e përgjithshme se Sahih. Për këtë arsye themi *ÇDO SELIM ËSHTË SAHIH, POR JO ÇDO SAHIH ËSHTË SELIM* (sepse, një Sahih mund ta përmbajë hemzen, por gjithashtu mund ta përmbajë dyfishimin).

Një fjalë e cila është e lirë nga dyfishimi, nuk është gjithmonë Sahih (ndoshta mund ta ketë një huruuful il-lah si në shembullin وَدَّ (Wed-de). Këtu nuk e kemi domosdoshmërish për qëllim se dyfishimi përfshin të kesh një shkronjë shtesë – ajo që kemi për qëllim me dyfishim (veçanërisht në foljet prej tri shkronjave – ku të gjitha shkronjat janë origjinale) është se Ajnul-kelimeh është e njëjtë me Lamul-kelimeh, pra e njëjta shkronjë. Më vonë do ta marrim se si maten këto fjalë në peshoren morfologjike. Termi Sahih përdoret kur nuk ka hu Huruuful-‘il-lah no folje. Kur nuk ka huruuful `il-lah, e kur nuk ka as hemze, e as dyfishim, atëherë mund të themi se është Sahih dhe Selim.

Pra, folja që është Sahih përmban vetëm shkronja që janë Sahih (huruufun sahiheh)

  • Si ta dallojmë Elifin prej Hemzes? Elifi është vetëm një vijë e drejtë, ose një Je pa pika. Ndërsa kur t’i shtohet shenja ء  mbi këtë vijë të drejtë, atëherë kjo quhet “hemzeh”.

Një sqarim i vogël jashtë temës: ELIFI (asnjëherë nuk vjen në fillim të fjalës – është vetëm një zgjatim i zanores (e zgjat tingullin e fet’hes) dhe nuk merr harakah. Gjithmonë vjen pas shkronjës që ka fet’hah, dhe i ka dy forma të ndryshme. ا ى

HEMZEJA: Mund të marrë haraket, dhe mund të vije në fillim, mes apo fund të fjalës. I ka disa forma të ndryshme: أ ؤ ئ ء إ  

Kur e shihni një elif në fillim të fjalës, atëherë duhet ta dini se ajo quhet “ هَمْزَةُ الْوَصْل  – Hemzetul Uasl – Hemzeja e lidhjes” ose “Eliful Uasl – Elifi i lidhjes”. E ky elif është ndryshe nga ato që i përmendëm më lartë. Ndërsa elifi tjetër quhet “hemzetul kat’i – هَمْزَةُ الْقَطّعِ” – ajo që e cekëm më herët. 

بالمثال يتضح المقال (me shembuj ky informacion shpjegohet më tutje.)

DISA SHEMBUJ >>>

وعد –  (we`ade)  – gajru selim (jo  selim, sepse ka waw) – jo sahih (ka waw) – është mithel (ka huruuful-`il-lah [waw] në fillim të foljes)

أخذ –  (ehadhe) –  gajru selim (jo selim, sepse ka hemzeh) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

سأل –  (se’ele) – gajru selim (jo selim sepse ka hemzeh) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

عدّ –  (`ad-de) – gajru selim (jo selim sepse ka dyfishim) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

مدّ –  (med-de) – gajru selim (jo selim sepse ka dyfishim) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

شدّ –  (shed-de) – gajru selim (jo selim sepse ka dyfishim) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

فقأ –  (feka’e) –  gajru selim (jo selim sepse ka hemzeh) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

يسر –  (jesera) – gajru selim (jo selim sepse ka Je’) – jo sahih (ka Je’) – është mithel (ka huruuful-`il-lah [Je] në fillim të foljes)

قتل –  (katele)  – selim ( asnjë nga tri rastet nuk është prezent –nuk ka harf il-lah, nuk ka hemzeh dhe nuk ka dyfishim, dhe është sahih (të gjitha shkronjat janë Sahiheh, dhe asnjëra nga to nuk është prej huruuful-`il-lah)

عبد –  (`abede) –  selim ( asnjë nga tri rastet nuk është prezent –nuk ka harf il-lah, nuk ka hemzeh dhe nuk ka dyfishim, dhe është sahih (të gjitha shkronjat janë Sahiheh, dhe asnjëra nga to nuk është prej huruuful-`il-lah)

TË USHTROJMË ME MITHEL, EXHUEF & NAKIS >>>

قال –   Exhuef (elifi në mes)

دعا –  Nakis (elifi në fund)

باع –  Exhuef (elifi në mes)

سجى –  Nakis (elifi në fund)

وقف –  Mithel (wawi në fillim)

قضى –  Nakis (elifi në fund)

نأى –    Nakis (elifi në fund) 

* shkronja e mesme është hemzeh, për shkak të ء kësaj shenje mbi atë vijën e drejtë. Nuk është selim për dy arsye: hemzeja dhe harf `il-lah (elifi [ى] në fund)

***Fundi i mësimit të tetë***

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s