Shënimet nga përsëritja

بسم الله الرحمن الرحيم

Shkurtimisht: Sarfi (morfologjia) na mundëson vetëm përzgjedhjen e tullave, ndërsa nahwi (gramatika) na mëson t’i vendosim ato në vendin e duhur.

Vazhdojmë: Termat / fjalët të cilat përdoren në përgjithësi e kanë më shumë se një përdorim:

  1. Përdorimi origjinal i cili është përdorimi gjuhësor / linguistik – المَعْنَى اللغوي (el meëna el lugawiij)
  2. Përdorimi i riformuar (shkencor / teknik) i cili është një përdorim i ri i cili ka ardhur pas përdorimit origjinal – اَلْمَعْنَى الْاِصْطِلَاحِي (el meëna el istilahij)

Përdorimi linguistik është domethënia për të cilën arabët e kanë përdorur (atë fjalë). Për shembull: Arabët e kanë përdorë fjalën ‘shemsun’ (شَمْسٌ) për ta përshkruar atë gjënë e rrumbullakët që shkëlqen në qiell (pra diellin).

Përdorimet e reja (të riformuara) kanë ardhur më vonë, dhe ato janë tri, por në këto shkenca (shkenca Islamike), dhe në derset tona të Sarfit, ne jemi të preokupuar me dy lloje të përdorimit të riformuar:

1. Kuptimi Islamik

2. Kuptimi Shkencor (me të cilin do të merremi më shumë në klasat tona të Sarfit).

Të dyja këto llogariten si përdorime teknike (pra jo gjuhësore / linguistike).

Pra, një fjalë e ka pasur kuptimin e saj origjinal gjuhësor që është përdorur nga arabët, por kur janë shpallur Kurani dhe Sunneti, atëherë ka pasuar edhe përdorimi Islamik i fjalëve. Kështu, në Islam (islamikisht) një fjalë është përdorur jo siç ka qenë në origjinë me kuptimin e saj gjuhësor, por për një kuptim tjetër.

Pastaj, pas gjeneratës së parë (asaj të Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij), ka filluar apo ka pasuar përdorimi shkencor – kur ata kanë filluar t’i shkruajnë dhe t’i mbledhin / grumbullojnë / hartojnë / përpilojnë shkencat Islamike (gramatikën, parimet e fikhut / jurisprudencës / parimet e tefsirit etj), atëherë dijetarët kanë pasur nevojë për terme për t’i përdorur për të dhënë kuptimin shkencor, që do të thotë se ata kanë dashur ta shpjegojnë atë shkencë për kërkuesin e dijes. Kështu, ka rrjedhur apo ka filluar një përdorim i ri, përdorimi shkencor. Nganjëherë ndodh që kuptimi shkencor dhe ai Islamik janë të njëjta. (Do ta shohim me shembuj) ***

***Nxënësit duhet ta kenë në mendje që në çdo libër të cilin do ta mësojmë, përdorimi gjuhësor është më i përgjithshëm, dhe përdorimi teknik / i ri është më specifik / më i veçantë sesa kuptimi i përgjithshëm.***

Tani do ta japim një shembull i cili i ka të tri kuptimet. Po e japim vetëm për ilustrim. 

Fjala fikh ( فِقْةٌ )  i ka tri kuptime, dhe secili kuptim i kthehet atij gjuhësor, pra fillet i ka tek kuptimi gjuhësor.

1. Kuptimi i saj gjuhësor është “të kuptuarit” dhe ka për qëllim “çdo” lloj të kuptuarit.

2. Kuptimi i saj islamik / fetar është “të kuptuarit e të gjitha çështjeve të fesë,  pavarësisht a ka të bëjë me çështjet e besimit (akides) apo ato të adhurimit / praktikimit / zbatimit”.  

Në Kuran dhe Sunet ka argument për këtë lloj të kuptuarit. Në hadith, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë për Ibën Abasin:

اللهُمَّ فَقِّهْهُ فِي الدِّينِ

Hadithi është më i gjatë, mirëpo nuk do të zgjerohemi më shumë në të. Nëse e bëjmë për vete këtë dua, e bëjmë kështu:

اللهُمَّ فَقِّهْنِي فِي الدِّينِ

 

Dhe argumenti tjetër është prej Kuranit. Në suren et-Teube, ajeti 122.

وَمَا كَانَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لِيَنفِرُواْ ڪَآفَّةً۬‌ۚ فَلَوۡلَا نَفَرَ مِن كُلِّ فِرۡقَةٍ۬ مِّنۡہُمۡ طَآٮِٕفَةٌ۬ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِى ٱلدِّينِ وَلِيُنذِرُواْ قَوۡمَهُمۡ إِذَا رَجَعُوٓاْ إِلَيۡہِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَحۡذَرُونَ

 “Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin / të kuptuarit e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.”

3. Kuptimi i saj shkencor / teknik është të kuptuarit e ligjeve / dispozitave të Allahut të cilat lidhen vetëm me zbatimin (e fesë).

Nëse ti shkon te një arab dhe i thua “fekihni” (më jep të kuptuar / më jep fikh / më bëj të kuptoj), atëherë ky arab i thjeshtë do të përgjigjet: “Të të bëj të kuptosh çfarë?”. Ai do ta kthejë këtë fjalë tënden tek kuptimi i saj gjuhësor. Por, nëse ti shkon tek një dijetar dhe i thua “fekihni”, ai ka për ta kuptuar këtë nga një këndvështrim tjetër – sepse ai e përdorë këtë fjalë për të shprehur një të kuptuar të caktuar – të kuptuarit e diçkaje të veçantë që lidhet me shkencën të cilën ai e mëson (shkencën e fikhut), të kuptuarit e rregullave të Namazit, Zekatit, Agjërimit etj, pra diçka specifike në fushën e tij.  Ai ty do të kërkojë të shkosh ta marrësh një libër fikhu për të ta shpjeguar. Kur Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem flet për fjalën “fikh”, ai ka për qëllim diçka nga ligjet e Allahut – pra kuptimin teknik.

Tani vazhdojmë me fjalën Sarf – صَرْف

Gjuhësisht ( فِي الْمَعْنَى اللُغَوِي ) fjala sarf ( صَرْف  ) sillet rreth dy kuptimeve:

-të ndryshosh dhe

-rrotullosh.

Disa shembuj nga Kurani për fjalën sarf janë:

وَإِذَا مَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ نَّظَرَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ هَلْ يَرَاكُم مِّنْ أَحَدٍ ثُمَّ انصَرَفُوا ۚ صَرَفَ اللَّـهُ قُلُوبَهُم بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ 

“Kur shpallet ndonjë sure (që u tërheq vërejtje), ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): “A po ju sheh ndokush?”, pastaj largohen. Allahu ua rrotullon / ndryshonzemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë” [Et-Teube 9:127]

Tjetër ajet në Kuran:

قَالَ رَبِّ السِّجْنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدْعُونَنِي إِلَيْهِ ۖوَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ الْجَاهِلِينَ ﴿٣٣﴾فَاسْتَجَابَ لَهُ رَبُّهُ فَصَرَفَ عَنْهُ كَيْدَهُنَّ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ﴿٣٤﴾  

“Ai tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë / thërrasin ato. Nëse Ti nuk e ndryshon / rrotullon / largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua).” “ Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe rrotulloi / ndryshoi / shmangu prej tij dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.” [Jusuf 12:33-34]. 

Kuptimi istilahij i sarfit është një lloj i veçantë i të ndryshuarit / ndërruarit – që është të ndërruarit e diçkaje konkrete, për shkak të diçkaje tjetër shumë konkrete

Ajo është:

Të ndërruarit / shndërruarit e bazës / burimit në forma të ndryshme për të shprehur kuptime të ndryshme të cilat nuk mund të shprehen vetëm se përmes këtyre formave. Një mënyrë e lehtë për ta mbajtur në mend këtë definim është ta pyesni së pari veten se cili është realiteti i saj dhe cila është arsyeja për të. Atëherë, cili është realiteti i saj? Është të ndryshuarit / shndërruarit e burimit në forma të ndryshme. Atëherë, cila është arsyeja për këtë? Është për të shprehur kuptime të ndryshme të cilat nuk mund të shprehen përveç përmes këtyre formave.

Pra, vazhdon teksti i autorit, تَعْرِيفُ عِلْمِ الصَّرفِ

Definimi i shkencës së sarfit.

Autori e filloi këtë temë me një hyrje dhe zakonisht në hyrjet në fillimin e këtyre librave mund t’ gjesh dhjetë koncepte:

  1. الْحَدُّ – Definicioni i shkencës
  2. المَوْضُوعُ – Tema / tematika kryesore që e shtjellon kjo shkencë
  3. الثَّمَرَةُ – Frytet e kësaj shkence
  4. الفَضْلُ – Vlera e kësaj shkence
  5. النِّسْبَةُ – Pozicioni që e mer kjo shkencë ndaj shkencave tjera
  6. الوَاضِعُ – Themeluesi / filluesi i kësaj shkence
  7. الاسْمُ – Emri i shkencës
  8. الاِسْتِمْدَادُ – Burimi i shkencës
  9. حُكْمُ الشَّارِعِ – Vendimi Islamik / fetar / sheriatik
  10. المَسَائِلُ – Çështjet e kësaj shkence

Këto të gjitha përmblidhen në një poezi:

إِنَّ مَبَادِي كُلِّ فَنٍّ عَشَرَ ةْ    الْحَدُّ وَالْمَوْضُوعُ ثُمَّ الثَّمَرَةْ

وَفَضْلُهُ ونِسْبَةٌ وَالْوَاضِعْ   والْاِسْمُ الْاِسْتِمْدَادُ حُكْمُ الشَارِعْ

مَسَائِلٌ والْبَعْضُ بِالْبَعْضِ اكْتَفَى  ومَنْ دَرَى الْجَمِيعَ حَازَالشَّرَفَا

Autori në libër e jep definicionin e tij:

اِعْلَم: أَنَّ التَّصْرِيفَ فِي اللُّغَةِ: التَّغْيِيرُ. وَفِي الصِّنَاعَةِ: تَحْوَيلُ الأَصْلِ الْوَاحِدِ إِلى أَمْثِلَةٍ مُخْتَلِفَةٍ؛ لِمَعَانٍ مَقْصُودَةٍ, لا تَحْصُلُ إِلاَّ بِهَا

 

Aksemul kelimah  الْكَلِمَةِأَقْسَامُ

 – Llojet e fjalëve janë tri:

-El Ismu الاِسْمُ(emri) – shumësi El Esmau الأَسْمَاءُ

 

Është një fjalë e cila e jep vetëm një kuptim / domethënie. Mund të jetë diçka fizike (e gjallë ose jo e gjallë) dhe mund të jetë diçka abstrakte. Disa shembuj janë: shemsun, Halidun, Ilmun

 

-Fi’l (folja)الْفِعْلُ – shumësi El Ef’alu الأَفْعَالُ

Është një fjalë e cila e jep një kuptim / domethënie dhe një kohë të caktuar  / specifike në të cilën ai kuptim ka ndodhur. Disa shembuj janë: dharabeضَرَبَ  – ai ka goditur, i jep dy kuptime. Kuptimin e goditjes dhe kohën e caktuar në të cilën ka ndodhur goditja, që është koha e kaluar.

 

-El Harf الْحَرْفُ– shumësi El Hurufu الْحُرُوفُ

Është një fjalë e cila e jep një kuptim / domethënie përmes një fjale tjetër – nuk jep kuptim më vete, por kuptimi i saj shfaqet vetëm në fjalë tjetër. Shembuj: min مِنْ– prej. Kuptimi i kësaj nuk është i qartë deri sa t’i shtohet një fjalë, p.sh. El bejtuالْبَيْتُ. Atëherë: minelbejti مِنْ البَيْتِ– e cila e tregon kuptimin për çfarë shërben “min”.

Një shembull tjetër: Fi. Kur i shtohet “El Medinetu” bëhet “Fil medineti” që e jep kuptimin për çfarë shërben “Fi”.

Dallimi në mes të “Ism” dhe “fi’l” është:

-Ism tregon vetëm një gjë, e ajo është “domethënia”.

-Fi’l tregon dy gjëra, “domethënien” dhe “kohën e caktuar” në të cilën ka ndodhur ajo domethënie (e kaluara, e tashmja ose e ardhmja).

-Shembuj:

-Fjala “Ekh” – vëlla – tregon vetëm një gjë, e cila është domethënia “vëlla” (Kjo është ‘ism’, sepse e tregon vetëm një domethënie)

-Fjala “ukht” – motër – tregon vetëm një gjë e cila është domethënia “motër” (gjithashtu, ism)

-Fjala “darb”ضَرْبٌ – goditje – tregon vetëm një gjë e cila është domethënia e “të goditurit” (pra, ism)

-Fjala “darabe” – ai ka goditur – e cila i tregon dy gjëra: domethënien e të goditurit si dhe kohën në të cilën ka ndodhur, e që është koha e kaluar (është fi’l, sepse i tregon dy gjëra: domethënien dhe kohën e caktuar).

Pyetje: A e tregon fjala “dharabe” domethënien e “të goditurit”?

Përgjigja: Po.

Pyetja: A e jep ajo ndonjë domethënie tjetër përveç domethënies së “të goditurit”?, dhe nëse po çfarë dobie e jep?

Përgjigja: Po, e tregon kohën.

 

شَمْسٌ (dielli – pra, kjo është ism).

عِلْمٌ(dije, shkencë – kjo është ism).

تَوْحِيدٌ (teuhidi, është ism).

الْعِبَادَةُ (adhurim me nënshtrim, është ism).

ضَرَبَ (ai ka goditur),

هُوَ

 

*Është me rëndësi që ta definojmë si diçka që ndodh në një kohë specifike / të veçantë, sepse ka disa emra që vetë e japin kuptimin e kohës, siç është: el-gurub (perëndimi i diellit), e cila ndodh çdo ditë, si dhe el-en (tash), e cila është gjë relevante vetëm në kohën në të cilën ndodh. Pra ato janë emra, dhe jo folje, sepse kuptimi apo domethënia që e japin është ‘kuptim i kohës’.

 

الْغُرُوبُ (perëndimi i diellit, mbetet ism)

الْآنَ (tani apo tash, pra është ism).

 

Një nënndarje tjetër e fjalëve është se ato ndahen në:

جَامِدَةٌ.1

مُشْتَقَّةٌ.2

جَامِدَةٌ – gjuhësisht është i ngurtë. Kurse, kuptimi teknik i referohet atyre që nuk mund të marrin forma të ndryshme.

مُشْتَقَّةٌ – gjuhësisht do të thotë: i derivuar (i prejardhur apo i përftuar). Kurse, kuptimi teknik i referohet atyre fjalëve të cilat kryesisht janë të ndryshueshme, domethënë mund të vendosen në forma të ndryshme.

Shumica e emrave ( الأَسْمَاءُ)janë جَامِدَةٌ.

Shumica e foljeve (الأَفْعَالُ) janë مُشْتَقَّةٌ.

Në nivelin e parë të sarfit, ne do të mësojmë se foljet janë ato që ndryshojnë më së shumti.

وَ بَعْدُ فالْفِعْلُ مَنْ يَحْكُمْ تَصَرُّفَهُ

يَحُزْ مِنَ اللُّغَةِ الأَبْوَابَ والسُّبُّلَا

فَهَاكَ نَظْماً مُحِيطاً بِالْمُهِمِّ وَقَدْ

يَحْوِي التَّفَاصِيلَ مَنْ يَسْتَحْضِرُ الْجُمَلَا

Domethënë:

Çdo gjë që vjen pas, kushdo që bëhet ekspert në ndryshimin e foljes, ai do t’i mbledh / grumbullojë të gjithë kapitujt dhe rrugët e gjuhës arabe.

Kështu, merri këto vargje të cilat i përfshijnë më të rëndësishmet, dhe sigurisht ai i cili i njeh parimet, përfundimisht do t’i dijë edhe hollësirat / detajet.

Një parim i rëndësishëm:

اِلْتِمَاسُ الْخِفَّةِ

Të kërkuarit e lehtësimit (gjatë të folurit).

Në nivelin e parë të sarfit, nxënësit do t’i mësojnë parimet e përgjithshme të gjuhës arabe, por nganjëherë janë disa përjashtime nga këto parime.

Nëse arabët kanë vepruar kundër parimeve / rregullave të tyre, atëherë kjo ka ndodhur për shkak të një dobie të konsideruar apo për shkak të rrethanave.

 

Llojet e kohës

Cilat janë kohët (në gjuhën arabe)?

Përgjigjja:

الأَزْمِنَةُ ثَلَاثَةٌ (kohët janë tri):

  1. الْمَاضِي (koha e shkuar).
  2. الْحَالُ (koha e tashme).
  3. الْمُسْتَقْبَلُ (koha e ardhme).

b) Cilat janë foljet:

الأَفْعَالُ ثَلَاثًةٌ (foljet janë tri):

الْمَاضِي – është fjala e cila shpreh një akt që ka ndodhur në të kaluarën. Domethënë, para kohës së të folurit. P.sh. ضَرَبَ (ka goditur – koha e shkuar).

الْمُضَارِعُ – është fjala e cila shpreh një akt që është duke ndodhur tani (kohën e tashme), domethënë në kohën e të folurit. P.sh.يَضْرِبُ  (ai godet / është duke goditur – koha e tashme).

الأًمْرُ – fjala e cila shpreh një komandë për të vepruar diçka në të ardhmen, domethënë pas kohës së të folurit. P.sh.اِضْرِبْ  (godit! – jepet komanda për të goditur). Akti i kësaj do të ndodhë në të ardhmen.

 

تَقْسِيمُ الْفِعْلِ

Ndarja e foljes (në sarf):

ثُمَّ الْفِعْلُ…إِمَّا ثُلَاثِيٌّ, وَ إِمَّا رُبَاعِيٌّ

Pastaj, folja është ose treshe, ose katërshe.

ثُلَاثِيٌّ – do të thotë me tri shkronja.

رُبَاعِيٌّ – me katër shkronja.

Disa parime:

Numri më i vogël i shkronjave që mund t’i gjesh në një folje është tre. P.sh.

ضَرَبَ (dha, ra, be)

عَلِمَ (ajn, lam, mim)

قَبُرَ (kaf, be, ra)

Rrënja e shkronjave të një foljeje është ose tri ose katër. Jo më shumë.

Shembuj kur folja është me katër shkronja:

دَحْرَجَ (dal, ha, ra, xhim) – është rrotulluar

زَلْزَلَ (zaj, lam, zaj, lam) – është dridhur

وَسْوَسَ (waw, sin, waw, sin) – e ka bërë vesvese.

حُرُوفٌ أَصْلِيَّةً (shkronjat origjinale – të rrënjës).

حُرُوفٌ زَائِدَةٌ (shkronjat shtesë).

يَضْرِبُونَ

ضَرَبَتْ

تَضْرِبَان

دَحْرَج

دَحْرَجَتْ

دَحْرَجَا

يُدَحْرِجُونَ

أُدَحْرِجُ

تُدَحْرِجُ

دَحْرَجَةٌ

 

Vazhdimi i tekstit:

وَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا

…إِمَّا مُجَرَّدٌ أَوْ مَزِيدٌ فِيهِ

Dhe secili prej atyre dyve është ose muxherredun ose mezidun fihi.

كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا (“secili prej atyre dyve” – domethënë ose folja me tri shkronja ose folja me katër shkronja)

مُجَرَّدٌ – është një folje e cila është e lirë nga shkronjat shtesë.

تَجْرِيدٌ – do të thotë pastrimi apo lënia vetëm apo lirimi nga të gjitha shtesat.

مَزِيدٌ فِيهِ – është një folje e cila ka shkronja shtesë të cilat i janë shtuar. مَزِيدٌ – do të thotë i shtuar, فِيهِ – në të. shkurtimisht mund të themi مَزِيدٌ

Parimisht, ajo që autori po tenton të na thotë është se folja është katër lloje:

  1. Folja me tri shkronja e cila është e liruar nga shkronjat shtesë (ثُلَاثِيٌّ مُجَرَّدٌ). P.sh. ضَرَبَ
  2. Folja me tri shkronja e cila përmban shkronja shtesë

 ثُلَاثِيٌّ مَزِيدٌ). P.sh. يَضْرِبُونَ

  1. رُبَاعِيٌّ مُجَرَّدٌ – folja me katër shkronja e cila është e liruar nga shkronjat shtesë. P.sh.دَحْرَجَ
  2. رُبَاعِيٌّ مَزِيدٌ – folja me katër shkronja e cila përmban shkronja shtesë. P.sh. يُدَحْرِجُ

 

وَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُا…إِمَّا سَالِمٌ أَوْغَيْرُسَالِمٍ

 

الْمِيزَانُ الصَّرْفِي

Peshorja morfologjike

يَاءُ النِّسْبَةِ (j-ja e përkatësisë)

نَحْوٌ+ي=نَحْوِي (gramatikor).

Peshorja është një vegël për t’i matur fjalët.

“T’i matësh fjalët” do të thotë: të dihet se në çfarë forme është fjala.

Forma e fjalës i përfshin katër gjëra:

  1. Numri i shkronjave.
  2. Radhitja e shkronjave.
  3. Harakatet dhe sekenatet.
  4. Shkronjat shtesë dhe ato origjinale.

ضَرَبَ

  1. E shohim se i ka tri shkronja.
  2. Radhitja e tyre: e para (dha); e dyta (ra); e treta (be).
  3. Harakatet dhe sekenatet. Shkronja e parë ka fet’ha. E dyta ka fet’ha. E treta ka fet’ha. Nuk ka sekenate.
  4. Shkronjat shtesë dhe ato origjinale. Shkronja e parë është origjinale. E dyta origjinale. E treta origjinale. Domethënë nuk ka shkronja shtesë.

يَضْرِبُونَ

  1. E shohim se i ka gjashtë shkronja.
  2. E para: ja.

E dyta: dha.

E treta: ra.

E katërta: be.

E pesta: waw.

E gjashta: nun.

  1. Shkronja e parë ka fet’ha.

E dyta: ka sukun.

E treta: ka kesra.

E katërta: ka damme.

E pesta: ka sukun.

E gjashta: ka fet’ha.

Fjala i ka katër harakate dhe dy sekenate. 

  1. Shkronjat shtesë dhe ato origjinale.

Ja – shtesë.

Dha – origjinale.

Ra – origjinale.

Be – origjinale.

Waw – shtesë.

Nun – shtesë.

pra, fjala i ka tri shkronja shtesë dhe tri origjinale.

ف – ع – ل

Fa – ajn – lam

فَعَلَ (ai ka bërë / vepruar).

 

ضَرَبَ

ض—- ف

ر—— ع

ب—— ل

Shkronja e parë rrënjësore e cila vjen paralel me fa quhet (فَاءُ الْكَلِمَةِ)

Shkronja e dytë rrënjësore e cila vjen paralel me ajn quhet (عَيْنُ الْكَلِمَةِ)

Shkronja e tretë rrënjësore e cila vjen paralel me la quhet (لَامُ الكَلِمَةِ)

 

Parim: Të njëjtat harakate të cilat i ka fjala, ia jepni peshores.

Folja darabe është në peshoren feale.

ضَرَبَ عَلَى وَزْنِ فَعَلَ

عَلِمَ

Shkronja e parë rrënjësore e kësaj fjale është ajn, e cila ka fet’ha. Kjo në peshore do të vendoset paralel me fa, dhe do të quhet faul-kelime.

Shkronja e dyta rrënjësore është lam, e cila ka kesra. Kjo në peshore do të vendoset paralel me ajn, dhe do të quhet ajnul-kelime.

Shkronja e tretë rrënjësore është mim, e cila ka fet’ha. Kjo në peshore do të vendoset paralel me lam dhe do të quhet lamul-kelime.

عَ—– فَ

لِ—– عِ

مَ—— لَ

عَلِمَ عَلَى وَزْنِ فَعِلَ

عَظُمَ (është madhëruar)

ع——ف

ظ——-ع

م——–ل

Ajnin e vendosim përballë fa, dhe quhet faul-kelime. Ajni është me fet’ha.

Dha e vendosim paralet me ajn, dhe quhet ajnul-kelime. Dha është me damme.

Mim e vendosim paralel me lam, dhe quhet lamul-kelime. Mimi është me fet’ha.

عَظُمَ عَلَى وَزْنِ فَعُلَ (adhume është në peshoren feule).

أَيِسَ (është dorëzuar)

E vendosim elifin që është shkronja e parë paralel me fa.

E vendosim ja që është shkronja e dytë paralel me ajn.

E vendosim sin që është shkronja e tretë paralel me lam.

يَأْسٌ (dorëzim)

أ———–ع

ي———ف

س———ل

أَيِسَ عَلَى وَزْنِ عَفِلَ (ejise është në peshoren afile)

خَيْرُالْكَلَامِ مَا قَلَّ وَ دَلَّ (fjalët më të mira janë ato të shkurtra dhe që i bien pikës).

Shkronjat  të cilat i shtohen foljes janë tri llojesh:

1)  Një shkronjë e cila vjen si pasojë e dyfishimit të shkronjës në fjalën e matur. P.sh.قَتَلَ

Kaf është faul-kelimeh. Ta është ajnul-kelimeh. Lam është lamul-kelimeh.

قَتًّلَ

t-ja e dytë te folja katele që erdhi nga dyfishimi i Te, nuk është shkronjë origjinale por është shkronjë shtesë.

ق——–ف

ت———ع

ت———-ع

ل———–ل

قَتَّلَ علَى وَزْنِ فَعَّلَ

فَطَوَّعَتْ لَهُ نَفْسُهُ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَّلَهُ فَأَصْبَحَ مِنَ الْخَاسِرِينَ

(sure El-Maide, 30)

قَالَ سَنُقَتِّلُ أُبْنَاءَهُمْ

(sure El-A’raf, 127).

2)  Shkronjat të cilat mblidhen në frazën e mëposhtme. 

سَأُلْتُمُونِيهَا ose أُمَانٌ وَ تَسْهِيلٌ

(ju ma keni kërkuar atë) ose (siguri dhe lehtësim).

Gjithsej janë dhjetë shkronja:

م, ا, ن,ت, س, ه, ي, ل,و, ء

ضَرْبٌ

أُضْرْبُ

يَضْرِبُ

تَضْرِبُونَ

Çdo shkronjë tjetër që nuk është njëra nga këto dhjetë shkronja (shtesë) ajo është shkronjë rrënjësore.

Vini re!

Këto dhjetë shkronja nuk përjashton nga të qenit shkronja origjinale.

سَأًلَ

Si ta masim një fjalë e cila ka shkronja shtesë?

يَضْرِبُونَ

ي——ي

ض—–ف

ر——-ع

ب——ل

و——–و

ن——–ن

يَضْرِبُونَ عَلَى وَزْنِ يَفْعِلُونَ

Një parim tjetër me rëndësi:

قَالَ (ka thënë)

قُلْ (thuaj)

ق—–ف

ل——-ل

قُلْ عَلَى وَزْنِ فُلْ

 

Dhe secila prej tyre… është ose  سَالم (selim) ose غَير سالم(gajru selim)

 

  • Pse po thotë ai (autori) مِنها dhe jo مِنهُمَا, siç thotë në fjalinë paraprake وَكُلُّ وَاحِدٍمِنهُمَا مِنهُما؟”” (secila nga ato dyja)? Sepse,‘هما’ i kthehen / apo kanë për qëllim:

 ثلاثي  dhe رباعي , ndërsa منها  ‘secila prej tyre’  ‘ها’ e ka për qëllim:

 ثلاثي, رباعي, مجرد, مزيد

 

Nga kjo nxjerrim përfundimin se ka tetë lloj foljesh أَفعَال :

 

 

1)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مُجَرَّدٌ سَالِمٌ  (Fi’lun Thulethijjun Muxherradun Selim)

 

2)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مُجَرَّدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Thulethijjun Muxherradun Gajru Selim)

 

3)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مَزِيدٌ سَالِمٌ (Fi’lun Thulethijjun Mezidun Selim)

 

4)      فِعلٌ ثُلاَثِيٌّ مَزِيدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Thulethijjun Mezidun Gajru Selim)

 

5)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مُجَرَّدٌ سَالِمٌ  (Fi’lun Rube’ijjun Muxherradun Selim)

 

6)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مُجَرَّدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Rube’ijjun Muxherradunn Gajru Selim)

 

7)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مَزِيدٌ سَالِمٌ  (Fi’lun Rube’ijjun Mezidun Selim)

8)      فِعلٌ رُبَاعِيٌّ مَزِيدٌ غَيرُ سَالِم  (Fi’lun Rube’ijjun Mezidun Gajru Selim)

 

Domethënia:

1)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) pa shtesa (muxherrad) e cila është Selim

2)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) pa shtesa (muxherrad) e cila është Gajru Selim

 

3)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) me shtesa (mezid) e cila është Selim

 

4)      Një folje prej tre shkronjash (thulethijj) me shtesa (mezid) e cila është Gajru Selim

 

5)      Një  folje prej katër shkronjash (rube’ijj) pa shtesa (muxherrad) e cila është Selim

6)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj)  pa shtesa (muxherrad) e cila është Gajru Selim.

 

7)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj) me shtesa (mezid) e cila është Selim

 

8)      Një folje prej katër shkronjash (rube’ijj) me shtesa (mezid) e cila është Gajru Selim

 

Çfarë është سَالِم (selim) dhe غَيرُ سَالِم (Gajru selim):

Kuptimi gjuhësor i سَالِم : I shëndoshë /mirë – i lirë/i sigurt/i ruajtur nga diçka

 

Kjo gjë nga e cila Selim është e liruar, është një nga këto tri që do t’i cekim:

1)      و, ي, ا (waw, je ose elif)

2)       أ (hemzeja)

3)      Dyfishimi (multipliciteti)

*Vini re: Kur themi e lirë / e liruar nga njëra prej këtyre tri gjërave, kemi për qëllim njërën nga shkronjat rrënjësore / origjinale حُرُوفٌ أَصلِيَّةٌ*

  • Kur themi muxherrad do të thotë se është e lirë në kuptimin që asgjë nuk është e bashkëngjitur me të (nuk ka shtesa), ndërsa selim do të thotë se është e sigurt nga diçka (gjërat brenda saj)
  • غير سالم: E pasigurt/jo e lirë nga diçka
  • Multipliciteti do të thotë dyfishimi i shkronjës
  • Që do të thotë se ti mund ta quash një folje Selim, vetëm kur ajo është e lirë / nuk i ka një nga këto tri gjërat që u përmendën më sipër, në shkronjat e veta rrënjësore / origjinale. Dhe kur e ka njërën nga këto shkronja atëherë ajo është  غير سالم(gajru selim)- Disa shembuj:اِحمَرَّ këtu elifi në fillim të fjalës nuk është shkronjë rrënjësore, por shkronjë shtesë.
    • وَأَدَ (ue-ede): kjo folje është غَيرُ سالم , sepse ka أ (hemzeh) dhe  و (waw) për shkronja rrënjësore – pra i ka dy nga ato tri gjërat që u përmendën (e ka arsyen e parë dhe ty dytë)
    • يَئِسَ (je-ise) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka shkronjën ي (je) dhe ka أ (hemzeh) për shkronja rrënjësore – pra i ka dy nga ato tri gjërat që u përmendën (arsyen e parë dhe të dytë)
    • قَالَ (kaale) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka ا (elifin) për shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga ato tri gjërat që u përmendën  (arsyen e parë)
    • سَجَى (sexhee) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka ا (elifin) për shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat (arsyen e parë)
    • أخَذَ (ehadhe) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse ka أ (hemzeh) si shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat (arsyen e dytë)
    • سَألَ (se-ele) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse ka أ (hemzeh) si shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat (arsyen e dytë)
    • فَقَأَ (feka-e) : kjo folje është غَيرُ سالم , sepse e ka أ (hemzeh) si shkronjë rrënjësore – pra e ka njërën nga tri gjërat e përmendura (arsyen e dytë)
    • قَتَّلَ (kat-tele) : kjo folje është سالم , sepse dyfishimi i saj është vetëm në Ajn dhe jo në Lam
    • اِحمَرَّ (ihmer-ra) dhe shkronjat e saj origjinale janë ح ,م ,ر : kjo folje është سالم , sepse dyfishimi i saj është vetëm në lamin e saj dhe jo në ajnin e saj.

(Në fillimin e studimeve tona, ne do t’iu ndihmojmë duke i përmendur shkronjat rrënjësore ndërsa më vonë do të jeni në gjendje t’i dalloni vetë in sha Allah)

 

Disa informacione shtesë (ose më mirë të themi përforcime / shpjegime nga çka thamë më herët) >>>

  • Muxherrad do të thotë që nuk ka shkronja shtesë, qoftë Selim ose gajru Selim dhe se nuk i përfshin shkronjat e أنيت . Muxherrad është më e gjerë se Selim, sepse muxherradi është një muxherrad që është ose Selim ose Gajru Selim.
  • Arsyeja pse  و,ي,ا  nuk vendosen së bashku në një pikë me أ hemzen është sepse ato (waw, je dhe elif) e kanë një term të veçantë në këtë shkencë.
  • Dyfishimi gjithashtu mund ta përfshijë dyfishimin e shkronjave që vijnë dy herë në vende të ndara dhe kjo është në foljen prej katër shkronjash (kjo do të shpjegohet in sha Allah në të ardhmen). 

1.       حروف العلة (Huruuful-`il-lah)  – Waw, Elif dhe Je’   

a)          El`il-lah do të thotë “ndryshim nga gjendja normale”. Kur diçka ndërron nga gjendja e saj normale, kjo fjalë quhet علة (`Il-lah). Çfarë lidhje ka ky term me këto shkronja? Arsyeja pse u jepet këtyre shkronjave ky emër është se ato ndërrojnë shumë.

b)             Pjesa tjetër e shkronjave quhen حروف صحيحة  (huruufun sahiheh)

2.       الهمزة  -Hemzeja

3.       Dyfishimi

Kështu, kur një folje nuk i përmban njërën nga këto tri gjëra * NË SHKRONJAT E SAJ ORIGJINALE* atëherë quhet Selim dhe një folje e cila i KA njërën ose më shumë prej këtyre tri gjërave që përmenden më poshtë, quhet غير سالم (gajru selim).

Kur ne themi “es-selim”, kjo folje nuk duhet të përmbajë Elif, Waw ose Je. Foljet që e përmbajnë Elif, Waw ose Je janë Gajru Selim – këto lloje foljesh vijnë në njërën nga tri mënyrat sa i përket pozicionit të huruuful’il-lah:

 

1.       Nëse huruuful-`il-lah është në fillim të foljes, folja quhet: مثال   (Mitheel). Kjo vlen vetë për Waw ose Je, sepse elifi (JO HEMZEJA) kurrë nuk mund të vijë në fillim të fjalës.

 

2.       Nëse huruuful-`il-lah është në mes të foljes, folja quhet: أجوف(Exhuef)

3.       Nëse huruuful-`il-lah është në fund të foljes, folja quhet: ناقص  (Nakis)

 

*Nëse folja nuk e përmban asnjërën nga Huruuful-`il-lah, gjitkahtu quhet  صحيح (sahih).

 

Sahih do të thotë se folja është në gjendjen e saj normale – nuk përmban shkronja që shkaktojnë që kjo folje të dalë nga gjendja e saj normale. Nëse një folje PËRMBAN huruuful-`il-lah quhet مُعْتَلٌّ   (mu`tel).

Sahih dhe selim nuk janë gjithmonë të njëjta – çdo Selim është Sahih, por jo çdo Sahih është Selim.

Folja e cila quhet selim është folja e lirë nga tri gjëra (huruuful’il-lah, hemzeja dhe dyfishimi) por folja e cila quhet vetëm Sahih, është folja e lirë vetëm nga një gjë, (nga huruuful’il-lah). Kështu, Selim është më e përgjithshme se Sahih. Për këtë arsye themi *ÇDO SELIM ËSHTË SAHIH, POR JO ÇDO SAHIH ËSHTË SELIM* (sepse, një Sahih mund ta përmbajë hemzen, por gjithashtu mund ta përmbajë dyfishimin).

 

Një fjalë e cila është e lirë nga dyfishimi, nuk është gjithmonë Sahih (ndoshta mund ta ketë një huruuful il-lah si në shembullin وَدَّ (Wed-de). Këtu nuk e kemi domosdoshmërish për qëllim se dyfishimi përfshin të kesh një shkronjë shtesë – ajo që kemi për qëllim me dyfishim (veçanërisht në foljet prej tri shkronjave – ku të gjitha shkronjat janë origjinale) është se Ajnul-kelimeh është e njëjtë me Lamul-kelimeh, pra e njëjta shkronjë. Më vonë do ta marrim se si maten këto fjalë në peshoren morfologjike. Termi Sahih përdoret kur nuk ka hu Huruuful-‘il-lah no folje. Kur nuk ka huruuful `il-lah, e kur nuk ka as hemze, e as dyfishim, atëherë mund të themi se është Sahih dhe Selim.

Pra, folja që është Sahih përmban vetëm shkronja që janë Sahih (huruufun sahiheh)

بالمثال يتضح المقال (me shembuj ky informacion shpjegohet më tutje.)

DISA SHEMBUJ >>>

 

وعد –  (we`ade)  – gajru selim (jo  selim, sepse ka waw) – jo sahih (ka waw) – është mithel (ka huruuful-`il-lah [waw] në fillim të foljes)

 

أخذ –  (ehadhe) –  gajru selim (jo selim, sepse ka hemzeh) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

سأل –  (se’ele) – gajru selim (jo selim sepse ka hemzeh) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

 

عدّ –  (`ad-de) – gajru selim (jo selim sepse ka dyfishim) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

 

مدّ –  (med-de) – gajru selim (jo selim sepse ka dyfishim) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

 

شدّ –  (shed-de) – gajru selim (jo selim sepse ka dyfishim) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

 

فقأ –  (feka’e) –  gajru selim (jo selim sepse ka hemzeh) – Sahih (nuk ka huruuful-`il-lah [waw,elif ose Je])

 

يسر –  (jesera) – gajru selim (jo selim sepse ka Je’) – jo sahih (ka Je’) – është mithel (ka huruuful-`il-lah [Je] në fillim të foljes)

 

قتل –  (katele)  – selim ( asnjë nga tri rastet nuk është prezent –nuk ka harf il-lah, nuk ka hemzeh dhe nuk ka dyfishim, dhe është sahih (të gjitha shkronjat janë Sahiheh, dhe asnjëra nga to nuk është prej huruuful-`il-lah)

 

عبد –  (`abede) –  selim ( asnjë nga tri rastet nuk është prezent –nuk ka harf il-lah, nuk ka hemzeh dhe nuk ka dyfishim, dhe është sahih (të gjitha shkronjat janë Sahiheh, dhe asnjëra nga to nuk është prej huruuful-`il-lah)

TË USHTROJMË ME MITHEL, EXHUEF & NAKIS >>>

قال –   Exhuef (elifi në mes)

دعا –  Nakis (elifi në fund)

باع –  Exhuef (elifi në mes)

سجى –  Nakis (elifi në fund)

وقف –  Mithel (wawi në fillim)

قضى –  Nakis (elifi në fund)

نأى –    Nakis (elifi në fund) 

* shkronja e mesme është hemzeh, për shkak të ء kësaj shenje mbi atë vijën e drejtë. Nuk është selim për dy arsye: hemzeja dhe harf `il-lah (elifi [ى] në fund)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s