Shënimet e mësimit të dhjetë

بسم الله الرحمن الرحيم

Një përsëritje e vogël >>>

  • Selim është ajo që është e lirë nga tri gjëra: Huruuful ‘ilah, hemzeja, dhe shumëfishimi / dyfishimi.
  • Çka është për qëllim me shumëfishim në foljen prej tri shkronjash është kur Ajni dhe Lami janë të njëjta.
  • Sahih është ajo që është e lirë nga huruful ‘ilah.
  • Çdo Selim është Sahih, por jo çdo Sahih është Selim, dhe kjo ndodh sepse një Sahih mund të përmbajë hemze dhe shumëfishim.
  • Nëse nuk është Sahih, atëherë është Mu’tel (që do të thotë se ka huruful ‘ilah).
  • Nëse Mu’tel ka harfu ‘ilah në fillim, atëherë quhet Mithel, dhe nëse e ka atë në mes, atëherë quhet Exhuef, dhe nëse e ka atë në fund, atëherë quhet Nekis.

 

Shënime të reja >>>

El-Muë’tel  المُعتَلّ

الأجوَف (El-Exhuef) është një nga llojet e huruuful ‘ilah, dhe kjo është kur harfu ‘ilah vjen në mes të foljes

Pse quhet kështu?

أجوَف (Exhuef) vjen nga fjala جَوف (xheuf), që do të thotë qendra e zbrazët, rrjedhimisht, أجوَف (Exhuef) do të thotë ajo gjë që e ka qendrën e zbrazët. Meqë kjo fjalë e cila e ka mesin e zbrazët (të zbrazët nga një shkronjë sahih), është sikur ta kishte qendrën e zbrazët,  dhe për këtë arsye e kanë quajtur أّجوَف (Exhuef)

Shembuj:

قَالَ  (Kale/Ai ka thënë) : Kafi është shkronjë Sahih, Elifi është një shkronjë Mu’tel, Lami është shkronjë Sahih. Kjo folje përmban harful’ilah në mes, gjë që e bën të jetë Exhuef (është ajo fjalë e cila është e zbrazët në mes, e zbrazët nga një shkronjë sahih).

بَاعَ  (bee’e / ai ka shitur): Be është shkronjë Sahih, Elifi është shkronjë mu’tel, dhe Ajni është shkronjë Sahih. Kjo folje përmban harful’ilah në mes gjë që e bën atë të jetë Exhuef (që është ajo fjalë e cila në mesin e saj është e zbrazët nga shkronja sahih).

  • Domethënia origjinale e جَوف  është ‘qendër e zbrazët’ dhe gjithashtu mund të ketë domethënien e ‘stomakut’, sepse është një qendër e zbrazët (kështu është marrë nga domethënia e saj origjinale).
  • Si është e mundur që shembujt قَالَ  dhe بَاعَ kanë mesin e zbrazët?? 

Sepse shkronja e tyre e mesit nuk është shkronja Sahih (kjo llogaritet sikur të ishte një mes i zbrazët, meqë është bosh nga një shkronjë sahih).

  • Pse është quajtur حَرف علة  (harfu ‘ilah)? Sepse ndërron nga gjendja e saj normale (nuk është shkronjë e cila e mban fjalën në gjendjen e saj normale).

 

*PARIM i rëndësishëm: Çdo elif që e gjen në një folje prej tri shkronjash është i kthyer qoftë nga ndonjë Waw ‘و ’ ose Je ‘ ي ’ *

  • Kjo do të thotë se çdo here që e gjeni një elif në një folje prej tri shkronjash, është patjetër i kthyer në të tillë nga Waw ose Je.
  • Shembuj të këtij parimi:
    • قَالَ  : është një folje prej tri shkronjash, dhe ka elif në mes të fjalës, dhe sipas parimit ky elif është kthyer në të tillë qoft nga një Waw apo nga një Je.
    • بَاعَ  : është një folje prej tri shkronjash, dhe ka një elif në mes të fjalës, dhe sipas parimit ky elif është kthyer në të tillë ose prej një Waw ose prej një Je.
    • دَعَا : është një folje prej tri shkronjash, dhe ka një elif në fund të fjalës, dhe sipas parimit ky elif është i kthyer në të tillë ose prej ndonjë Waw ose ndonjë Je.
    • قَالَ  ka qenë në origjinë قَوَلَ  (Elifi është kthyer nga Wawi) – dhe بَاعَ  ka qenë në origjinë بَيَعَ (elifi është kthyer nga shkronja Je) – (mos thuaj i zëvendësuar, por i kthyer apo transformuar).

 

Çfarë e ka bërë قَوَلَ  dhe بَيَعَ  të kthehen në قَالَ dhe بَاعَ ? * Një parim i cili thotë se: “Nëse Wawi ‘ و ’ ose ‘ ي ’ e ka pasur një harakeh (çfarëdo harakeh) dhe shkronja para saj ka pasur fet’hah, atëherë e kthejmë ‘ و ’ ose  ‘ي ’ në elif *

E demonstrojmë:

Janë tre hapa këtu, nëse e zbërthejmë:

1)       ‘ و’ ose ‘ ي ’ ka Harakeh

2)      Shkronja para saj ka Fet’hah

3)      Përfundimi është: ktheje atë në Elif

قَوَلَ : Wawi ka harakeh, وَ  dhe shkronja para tij ka fet’hah قَ , kështu, këtu mund ta aplikojmë këtë parim duke e kthyer Wawin në Elif, dhe kështu e fitojmë fjalën قَالَ

بَيَعَ : Shkronja Je ka harakeh  يَ dhe shkronja para saj ka fet’hah  بَ  , kështu, këtu mund ta aplikojmë parimin duke e kthyer shkronjën Je në Elif, dhe do të fitojmë  بَاعَ

  • Parimet nuk kanë emra, vetëm në raste të rralla, ndërsa Kuptimet Teknike kanë emra

 

Kuiz >>>

(Fillimisht i shënojmë disa folje dhe pastaj bëjmë pyetje në lidhje me to: قَالَ , وَأَدَ, شَرِبَ, رَأَى, عَبَدَ, دَعَا, قَتَلَ, دَافَعَ, قَاتَلَ, سَأَلَ, يَعلَمُ)

Pyetja 1: A është قَالَ Sahih, nëse jo, atëherë çfarë është?

Përgjigja: Jo, nuk është  صحيح ,sepse its ‘Ajn contains one of Huruuful ‘ilah حُرُوفُ العِلَّة so this verb is Mu’telمُعتَلّ

Pyetja 2: Is it Selim سَالِم ?

Përgjigja: Jo, nuk është, sepse për të qenë سَالِم duhet të jetë e lirë nga حُرُوف العِلَّة

Pyetja 3: Çfarë lloji i مُعتلّ është?

Përgjigja: Është Exhuef أجوف

Q4: A është وَأَدَ Sahih apo Mu’tel?

Përgjigja: Është مُعتلّ , sepse Fe-ja e saj përmban një nga  حُرُوف العلَّة   

Pyetja 5: Çfarë lloji i مُعتَل është?

Përgjigja: Është Mithel مِثَال

Pyetja 6: A është شَرِبَ Sahih apo Selim?

Përgjigja: Të dyja, është صحيح  , sepse nuk përmban  حرف علة dhe është سَالِم , sepse është e lirë nga tri gjëra: Huruful ‘ilah , Hamzeh dhe Shumëfishimi / dyfishimi

Pyetja 7: A është Sahih apo Selim?

Përgjigja: Të dyja, sepse shkronjat rrënjësore të foljes janë tri, ‘ajn ‘ع’ , Lem ‘ل’ , dhe mim ‘م’ dhe të gjitha nga këto shkronja janë hurufun Sahiheh حُرُوفٌ صَحِيحَة nuk ka asnjë harf ‘ilah حرف علة , kështu që kjo folje është صَحِيح – dhe është gjithashtu  سَالِم , sepse është e lirë nga tri gjëra: Huruful ‘ilah, hemzeja, dhe shumëfishimi / dyfishimi.

Pyetja 8: دَافَعَ është në peshoren e  فَاعَلَ A është kjo folje Sahih apo Selim?

Përgjigja: Të dyja, sepse shkronjat rrënjësore të foljes janë tri, deel ‘د’, fe ‘ف’ , dhe ‘ajn ‘ع’ dhe të gjitha nga këto shkronja janë حُرُوفٌ صَحِيحَة nuk ka حَرفُ عِلَّة , kështu që kjo folje është صحيح – dhe gjithashtu është سَالِم , sepse është e lirë nga tri gjërat:  Huruful ‘ilah, Hemzeja dhe Shumëfishimi / dyfishimi

Pyetja 9: A është Mu’tel?

Përgjigja: Jo, nuk është, sepse të gjitha shkronjat e tij rrënjësore janë حُرُوفٌ صَحِيحَة dhe nuk ka حَرفُ عِلَّة .

Pyetja 10: A është قَاتَل Selim apo Sahih?

Përgjigja: Të dyja, sepse shkronjat rrënjësore të foljes janë tri: Kaaf ‘ق’, Te ‘ت’ , dhe ‘Lam ‘ل’ dhe të gjitha nga këto shkronja janë حُرُوفٌ صَحِيحَة dhe nuk ka حَرفُ عِلَّة , kështu që kjo folje është صحيح – dhe gjithashtu është سَالِم , sepse është e lirë nga tri gjëra: Huruuful ‘ilah, Hemzeja dhe Shumëfishimi/dyfishimi

Pyetja 11: Si është قَاتَلَ ndryshe nga قَتَلَ ?

Përgjigja: قَتل i ka të gjitha shkronjat rrënjësore, ndërsa قاتل e ka një shkronjë shtesë, e ajo është ‘elif’.

Pyetja 12: A është رَأَى Sahih apo Selim?

Përgjigja: Asnjëra, nuk është Sahih sepse Lami i saj përmban حرف علة – dhe nuk është Selim sepse përmban dy nga tri gjërat prej të cilave duhet të jetë e lirë për të qenë Selim, dhe ato dy gjëra janë: Harful ‘ilah, Hemzeja.

 

Pyetja 13:  A është عَبَدَ Sahih apo Selim?

Përgjigja: Të dyja, është سَالِمٌ صَحِيحٌ (Sahihun Selim) – është صَحِيح ,sepse nuk përmban حرف علة dhe është سالم , sepse është e lirë nga tri gjëra: Huruuful ‘ilah, Hemzeja dhe Shumëfishimi/dyfishimi

Pyetja 14: Si e quajmë دَعَا (nën cilën kategori bie)?

Përgjigja: Është مُعتَلّ, sepse Lami i saj është حرف علة

Pyetja 15: Çfarë lloj i مُعتل është?

A: Është Nekis نَاقِص

Pyetja 16: A është سَأَلَ Selim apo Exhuef (Mu’tel)?

Përgjigja: Asnjëra, nuk është selim سَالِم , sepse e përmban njërën nga tri gjërat prej të cilave duhet të jetë e lirë për të qenë Selim, e ajo gjë është Hemzeja, dhe nuk është  مُعتل أجوف , sepse ‘ajn i saj është hemzeh dhe nuk është elif.

 

Pyetja 17: Atëherë, çfarë është?

Përgjigja: Është صحيح

  • Hemzeja nuk është Harf ‘ilah, është Harfun Sahih, sepse nuk është Elif.
  • Nëse e shikojmë se a është një folje Sahih, Selim, apo Mu’tel etj, gjithmonë duhet t’i pasojmë këta hapa:
  1. Shikoji shkronjat origjinale / rrënjësore
  2. Injoroj / largoj shkronjat shtesë
  3. Vendos
  • Në foljen دَافع Elifi nuk është shkronjë rrënjësore, por është shkronjë shtesë, që nuk e bën atë Mu’tel, por Selim.

Siç është përmendur më herët, folja që përmban حُرُوفُ العِلَّة është prej tri llojesh:

  1. Kur vjen në fillim quhet   مِثَال (Mithel)
  2. Kur vjen në mes quhet  أَجوَف (Exhuef)
  3. Kur vjen në fund quhet  نَاقِص (Naaqis)

Si e thërrasim një folje e cila i ka dy nga shkronjat e saj origjinale / rrënjësore si harfu ‘ilah? E quajmë لَفِيفٌ , dhe kjo i ka dy raste:

1)      Kur ka حَرفُ عِلَّة në të dyja, edhe në Fa edhe në Lam, dhe kjo quhet لَفِيفٌ مَفرُوقٌ  (lefifun mefruk / një mbështjellje e ndarë)

2)      Kur ka حَرفُ عِلَّة  në të dyja, edhe në ‘Ajn edhe në Lam, e këtë e quajmë,  لَفِيفٌ مَقرُون  (lefifun makrun / mbështjellje e lidhur)

  • Kur dy huroof  ‘ilah bashkohen në një folje, ato ose bashkohen së bashku me një ndarje, ose pa ndarje mes vete.
  • لَفِيف (lefif) do të thotë: e mbështjellë përreth
  • Një shembull i لَفيف مفروق është : وَقَى  (weka), kjo folje i ka dy  حرف علة në Fa-në e saj dhe në Lam (në fillim dhe në fund) – Sepse i ka dy حُروف علة   dhe është لفيف dhe sepse është në Fa-në e saj dhe në Lamin e saj, dhe quhet  لفيف مفروق , dhe quhet kështu, sepse dy حرف علة janë të mbështjella përreth njëra tjetrës, me diçka që i ndan në mes  (harfun Sahih)
  • Një shembull i لَفيف مقرون është: نَوَى (newee), kjo folje i ka dy حُرُوف علة  në ‘Ajnin dhe Lamin e vet (në mes dhe në fund)  – Meqë i ka dy حروف علة  është لفيف  dhe meqë janë në ‘Ajnin dhe Lamin e saj, quhet  لفيف مقرون, dhe quhet ashtu sepse dy حرف علة  janë të mbështjella / lidhura me njëra tjetrën pa ndarje.
  • Dallimi në mes të këtyre dyjave është se në  لفيف مفروق dy حرف علة janë të ndara nga një shkronjë Sahih dhe në لَفيف مقرون  dy حروف علة  është pa ndarje.
  • Një لفيف مقرون  nuk vjen në Fa-në dhe në  ‘Ajnin e saj, por vetëm në Ajnin dhe në Lamin e saj.
  • مفروق do të thotë: ajo që është e ndarë, nga فَرَقَ
  • مقرون do të thotë: ajo që është e bashkuar / lidhur, nga قَرَنَ

 

Dobi shtesë >>>

Gjithashtu mund ta quani Mithelin مُعتَلُّ الفَاء (Mu’telul Fa-) – që do të thotë se e ka një  حرف علة  në Fa-në e vet

Dhe Exhuefin مُعتَلُّ العَين  (Mu’telul ‘Ajn) – që do të thotë se e ka një حرف علة   në Ajnin e vet

Dhe Nakisin مُعتَلُّ اللاَّم  (Mu’telul Lam) – që do të thotë se e ka një  حرف علة në Lamin e vet

  • Me përdorimin e këtyre termave, ti po e specifikon se ku është harfu ‘ilah:

Folja e cila ka Hemzeh is quhet مَهمُوز (Mehmuz)

Kur hemzeja është në fillim, siç ndodh te: أَخَذَ, atëherë themi se është مَهمُوزُ الفَاء (Mehmuzul Faa-)

Kur hemzeja është në mes, siç ndodh te: وَأدَ, atëherë themi se është مَهمُوز العَين (Mehmuzul ‘Ajn)

Kur hemzeja është në fund, siç ndodh te: بَدَأَ , atëherë themi se është مَهمُوزُ اللاَّم (Mehmuzul Lam)

  • مهموز do të thotë: ajo që ka hemzeh – dhe është në peshoren e مَفعُول (mef’ul)

Folja e cila ka shumëfishim, që do të thotë se të dyja, Ajni dhe Lami janë identike, atëherë e quajmë مُضَاعَف , siç ndodh te: مَدَّ, شَدَّ, رَدَّ

  • مُضاعَف  (Mudaa’af) dhe مُضَعَّف (Muda’’af) të dyja janë të sakta, që do të thotë ajo që është dyfishuar.
  • Këtu e kemi vetëm një rast, kështu që nuk ka Mudaa’aful Fa-, ‘Ajn dhe Lam

 

Deri më tani elhamdulilah, i kemi përfshirë të gjitha foljet me të gjithë emrat, dhe pasi t’i marrim tri format e madhit, dhe si ta ndërrojmë atë në Mudhari, atëherë jemi të gatshëm të fillojmë t’i marrim kapitujt dhe fjalët tjera.

  • مَاض (Maadh) është koha e kaluar dhe مضارع (Mudaari’) është koha e tashme

 

PËRSËRITJE  >>>

I kemi përfshirë të gjitha rregullat e foljes, kur ajo përmban Harful-`ilah

1.      Kur harful-`ilah është në fillim, folja quhet Mithel ose mu`telul- faa

2.     Kur harful-`ilah është në fund, atëherë quhet Naakis ose mu`telul- `Lam

3.     Ajo që ka harful-`ilah në mes quhet exhuef ose mu`telul- `ajn

4.     Ajo që i ka dy harful-`ilah quhet Lefif

5.     Ajo që ka harful`ilah në pozitën e Fa-së dhe në pozitën e Lamit (të ndarë me një shkronjë sahih), quhet lefifun mefruuk

6.    Ajo që ka harful-ilah në `ajn dhe Lam  quhet lefifun mekrun

Këtu e kemi përfunduar shpjegimin e el-Mu`tel (folja që përmban harf `ilah) dhe për El-Mehmuuz (folja që përmban hemzeh).

 

 Disa sqarime për sa i përket Mudaafit >>>

Muda`af është folje qoftë prej tri shkronjash, ose prej katër shkronjash:

 Kur është folje prej tri shkronjash, atëherë Ajni dhe Lami janë identike, si p.sh: مدّ شدّ قدّ دعّ ردّ   (medde, shedde, kadde, de“a, radde) 

  • Shkronjat në këto fjalë që bartin sheddeh, në origjinë kanë qenë të ndara ->  مدّ  –  مدَدَ   (medde në origjinë ka qenë medede) dhe e njëjta me të gjithë shembujt, shedde ka qenë në origjinë shedede, kadde, ka qenë në origjinë kadede, de’aa, në origjinë ka qenë dea’a, radhe në origjinë ka qenë radede).  
  • Kështu, e shohim se `ajni dhe Lam janë shkronja e njëjtë, – kjo është muda`af – është kur dyfishimi ka ndodhur në shkronjat rrënjësore. Kur ai dyfishim është shkronjë rrënjësore vetë, atëherë është El-Muda`af. 
  • Në shembujt e mëhershëm (siç është Kattele) është thënë se ky lloj është muda’af por kjo nuk ka qenë e saktë, sepse në këtë shembull të Kattele –  e para Ta është paralel me `Ajnin dhe Ta e dytë është shtesë – dhe meqë shkronja që është dyfishuar, nuk janë të dyja shkronja origjinale rrënjësore – atëherë nuk është muda’af.  

*Është muda’af vetëm kur `Ajni dhe Lami janë të njëjtat.*

  • Ato nuk duhet domosdoshmërish të shkrihen së bashku, siç ndodh të ketë shembuj me këtë fjalë në suren Lukman: ﭐغْضُضْ  (Lukman:19) dhe fjala: ﭐشدُدْ (Taha:31).  Elifi në fillimin e të dy këtyre shembujve është shkronjë shtesë. Këto janë muda’af sepse `ajnul kelimeh dhe Lamul kelimeh janë të njëjta.

 

Lloji i tretë i shkronjave shtesë >>>

Kur matet folja prej katër shkronjash në peshoren feale, ka një problem sepse peshorja i ka vetëm tri shkronja, ndërsa folja prej katër shkronjash i ka katër…

دحرج (do të thotë “është rrotulluar”)

 

Katër shkronjat janë të gjitha origjinale – dhe të gjitha llogariten shkronja rrënjësore. Atëherë, si do ta vendosim këtë në peshore?

  • د është feul-kelime,
  • ح është `ajnul kelimeh,
  • ر është Lamul kelimeh
  • Dhe çfarë është ج ? Çfarë të bëjmë me të? 
    • Dijetarët kanë thënë se në këtë rast ia shtojmë një Lam shtesë peshores: xhimi është një shkronjë shtesë sipas peshores (është një Lam i shtuar në peshoren feale, dhe bëhet fealele), por nuk është shkronjë shtesë në fjalën e matur – është një shkronjë origjinale në shkronjën e matur.

Kështu, lloji i parë i shkronjave shtesë është ajo shkronjë shtesë sipas peshores por jo në fjalën e matur.

Dehraxhe është në peshoren e fealele  دَحْرَجَ  عَلى وَزْنِ فَعْلَلَ 

 

Muda’af në foljen prej katër shkronjash

Është aty ku Fa dhe Lam janë në mënyrë identike të një shkronje, dhe ajni dhe Lami i dytë janë identike me një shkronjë tjetër.

 

  • Shembuj:  وَسْوَسَ زَلْزَلَ    عَصْعَصَ  (weswese, zelzele, `as`ase).
  • Weswese është në peshoren e Fea`lele. Fe dhe Lam janë shkronja identike (waw) dhe `ajni dhe Lami i dytë janë të një shkronje të ndryshme identike (siin).

mesimi10sarf1

*Kur t’i kuptoni këto trija:  EL-MU`TEL, EL-MEHMUZ, EL-MUDAA`AF, do të jetë shumë e lehtë që ta dini se si thuhet një folje në kohën e saj të tashme, dhe kjo do të sqarohet në të ardhmen. *

 

( Fundi i mësimit të dhjetë )

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s