Shënimet e mësimit të njëmbëdhjetë

بسم الله الرحمن الرحيم

TRI PESHORET E MADHIT  >>>

Quhet: ماضٍ   Maadh(in) (folje e së kaluarës) përveç nëse ka “el” përpara, atëherë themi, الماضي  El-Maadhi (folja e së kaluarës). 

  • “Maadh” (këtu e bëjmë të heshtur shkronjën e fundit, sepse jemi ndalur në të) – folje e së kaluarës
  •  “el-Maadhi” –  folja e së kaluarës

Në Madhin e foljes prej 3 shkronjash, ka vetëm tri forma:

  1.       فَعَلَ – Si në shembujt: عَبَدَ   كَتَبَ  أَخَذَ
  2.      فَعِلَ – Si në shembujt: عَلِمَ  حَسِبَ  شَرِبَ
  3.      فَعُلَ – Si në shembujt: شَرُفَ  عَظُمَ  كَبُرَ

Dhe këtu jemi duke folur në veçanti për foljet prej 3 shkronjash – dhe jo për foljet me 4 shkronja, e as për emrin.

Në këto tri forma shihen tri gjëra:

  1.       Fe gjithmonë ka fet’hah
  2.      Lemi gjithmonë ka fet’hah (në esencë – që do të thotë se ka përjashtime, diçka mund të ndodhë me foljen e ta bëjë lamin që ta ndryshojë haraken.
  3.     Gjëja e vetme që ndërron është harakeja e ajnit. Ajo ndërron në tri haraketet e ndryshme.  

Tani do t’i sqarojmë dy gjëra:

  1.       Si ta ndërrojmë formën e madhit në foljen e cila ndodh në të tashmen (mudhari’).
  2.      Kombinimet (madh dhe mudhari) të cilat do të jenë ato që ne i quajmë kaptina (kapituj).

SHËNIME TË REJA >>>

 

Sa herë që duam ta ndërrojmë një madh prej tri shkronjash (folja në të kaluarën) në mudhari (folja në të tashmen) duhet t’i pasojmë këta hapa: (Këta hapa aplikohen në cilëndo nga tri format e madhit prej tri shkronjash)”

فَعَلَ

فَعِلُ

فَعُلَ

  1. 1.       Shtoje një Je në fillim të madhit dhe japi fet’hah:  يَفَعَلَ
  2. 2.      Bëje të heshtur Feul Kelimeh:  يَفْعَلَ
  3. 3.        Zëvendësoje haraken (fet’han) në Lemul Kelimeh me një dammeh   يَفْعَلُ

Të njëjtët hapa aplikohen edhe në format tjera:

  • ·        فَعِلَ   –   يَفْعِلُ       prej fe`ile në jef`ilu 
  • ·        فَعُلَ   –   يَفْعُلُ       prej fe`ule në jef`ulu

E vërejmë këtë gjë:

  1. 1.      Harakeja e rëndomtë e fundit të madhit është fet’hah.
  2. 2.     Harakeja e rëndomtë e fundit të muharit është dammeh.
  3. 3.     Ajni është shkronja e cila e ndërron haraken e saj, ndërsa të tjerat mbesin të njëjta (në madhi dhe mudhari).
  4. 4.     Je është shembulli i zakonshëm që përdoret kur e mësojmë mudharin.

Janë katër shkronja që gjenden në fillim të secilit mudhari’ dhe ato shkronja quhen  أحروف المضارعة   “shkronjat e mudharit`” Ato katër shkronja janë  الهمزة  Hemzeh (  أ ), Nun ( ن ), Je  ( ي ) dhe Te  ( ت ).   

Ata i kanë përmbledhur ato në një fjalë:  أنيت   “enejtu”  (ose –  نأيت  “ne’ejtu”, ose أتين  “etejne”).

Këto janë shkronjat e VETME që do t’i gjesh në fillimin e mudharit – asgjë më shumë.

Secila formë e madhit kombinohet me një formë të mudharit, për ta formuar një kapitull (kaptinë) ose kombinim. 

Janë gjithsej nëntë kombinime të mundshme, por ne i përdorim vetëm gjashtë.

KOMBINIMET >>>

Në mënyrë që ta kuptojmë se cilat gjashtë kombinime nga nëntë janë kombinime valide, duhet t’i kemi në mendje disa parime, e para prej të cilave është nëna e të gjitha parimeve; Të kërkosh lehtësi në të folur.

Këto gjashtë kombinime i quajmë “Kapituj”.

Secili Madh (i cilës do folje) mund të kombinohet vetëm me formën e saj të vetme të mudharit (të asaj folje).

 Shembull: 

  • ·        Folja në të kaluarën (madhi) فَتَحَ   (Fetehe) e ka mudharin e vet njëjës, –  është  يَفْتَحُ  (Jef’tehu).
  • ·         Jef’tehu është mudhari i veçantë i madhit ‘fetehe’.
  • ·         Nuk mund të thuash Jef’tihu ose Jef’tuhu në vend të Jef’tehu …  Mund ta kombinosh madhin vetëm e vetëm me mudharin e vet përkatës.

*Kujtojeni se “fe`ale fe’ile, and fe`ule” janë peshore për madhin prej tri shkronjash, dhe “jef`alu, jef`ilu, jef`ulu” janë peshore për mudharin që shkon me madhin prej tri shkronjash.

Secila folje (folje e kohës së kaluar apo madh) mund të kombinohet me një mudhari të vetëm (foljen e kohës së tashme) si p.sh: Fetehe / Jef’tehu që do të thotë: Ai ka hapur / Ai hap – veprim që ndodh në të kaluarën / veprim që po ndodh në të tashmen. 

Maadhi “fe’ale” i ka tri kombinime të mundshme:  Fe’ale/jef’alu, fe’ale/jef’ilu dhe fe’ale/jef’ulu.

Maadhi “fe’ile” i ka dy kombinime të mundshme: fe’ile/jef’alu dhe fe’ile/jef’ilu

Maadhi “fe’ule” e ka vetëm një kombinim të mundshëm:  fe’ule/jef’ulu

Ne do t’i marrim shumë e shumë folje dhe do t’iu tregojmë se cilës kaptinë i takojnë (cilit kombinim i takojnë). Për shembull: Mudhari për foljen Kerume (e cila është në peshoren Fe’ule) e ka vetëm një mudhari të mundshëm, i cili është jek’rumu (jef’uli), meqë foljet në peshoren “fe’ule” e kanë vetëm një kombinim të mundshëm – “ fe`ule/jef`ulu”

Mudhari për foljen ‘abede mund të jetë një nga tri mundësitë – është ose

‘adebe – je’bedu ose

‘abede – je’bidu ose

‘abede – je’budu.

Mirëpo, kjo folje e caktuar (‘abede) mund të kombinohet vetëm e vetëm me je’budu. Pra, ‘abede-je’budu (në peshoren e Fe’ale-jef’ulu) është kombinimi për këtë folje.

Mudhari për foljen “xhelese” mund të jetë një nga tri kombinimet, mirëpo kjo folje e caktuar mund të kombinohet vetëm e vetëm me “jexhlisu”. Xhelese-jexhlisu (në peshoren Fe’ale-jef’ilu). 

Folja bede’a (është në peshoren fe’ale) mund t’i ketë njërën nga tri kombinimet e mundshme, por kjo folje e caktuar kombinohet me jebde’u (vetëm me peshoren jef’alu). Nuk mund të thuash bede’e – jebde’u, e as nuk mund të thuash bede’e-jebdi’u.

Me mësimin e secilës kaptinë (kombinim), ne do të marrim parime / principe për ta kuptuar se cila folje e pason cilin kombinim. Kjo është çfarë kihet për qëllim me ‘kapitujt/kaptinat’  – folje të caktuara në formën e tyre, që pasojnë kombinime të caktuara.

Të gjitha foljet prej tri shkronjash në gjuhën Arabe e pasojnë njërën nga këto gjashtë kombinimet. Kjo e bën fjalorin shumë të lehtë, për të folur saktë dhe për të kuptuar. Tash çfarë mbetet është të kuptohet se ku shkon secila folje dhe parimin pas saj.

Disa pika:

Për t’i mësuar përmendësh kapitujt dhe cilat folje i përmbajnë ata, duhet bërë shumë përsëritje.

Shkronjat e mudharit nuk e ndërrojnë kombinimin. Shkronja Je është shembulli i zakonshëm, mirëpo mund të thuhet gjithashtu: fetehe-nef’tehu ose fetehe/tef’tehu etj.

Shkronjat që i shtohet mudharit janë shkronja shtesë.

Në këtë pikë të mësimeve, është mirë të bëhet një përkujtim për marrjen e dijes. Ajo bëhet hap pas hapi. Nëse na gjuhet neve një çantë me topa, ne nuk do të jemi të gjendje t’i kapim të gjitha ata përnjëherë – por nëse na gjuhen ata toka një nga një, atëherë ne mund t’i kapim ata. Kështu që, nëse nguteni, atëherë filloni të shkoni prapa. Është një parim që thotë se “Kush e ngut një gjë para kohës së vet – do të dënohet duke iu marrë ajo gjë.”

Kështu që, një këshillë është: Mos e ngutni frytin e mësimeve tuaja – se ai do të vijë. Sa më shumë të keni durim, aq më shumë do të vijë ai.

Para se t’i fillojmë kapitujt / kaptinat, duhet të kthehemi pak tek teksti i librit, dhe ta bëjmë një përsëritje rreth disa gjërave dhe t’i mësojmë disa gjëra të reja >>>

  • فِعل është ose një folje prej tri shkornjash ‘ثُلاَثِيّ’ ose një folje prej katër shkronjash ‘رُبَاعِيّ’  dhe secila nga këto dyja është ose e lirë nga shkronja(t) shtesë ‘مُجَرَّد’  ose me shkronja(t) shtesë ‘مَزِيدٌ فِيه’ , dhe secila nga to (nga këto katër që u përmendën) janë ose të lira nga huruful-‘ilah, hemzeja dhe dyfishimi, ‘سَالِم’  apo jo ‘غَير سَالِم’

Shënime të reja >>>

وَنَعنِي بِ(السَّالِمِ): مَا سَلِمَتْ حُرُوفُهُ الأَصلِيَّةُ الَّتِي تُقَابَلُ الفَاءُ وَالعَينُ واللاَّم, مِن حُرُوفِ العِلَّةِ والهَمزَةِ والتَّضعِيفِ

(Uene’ëni bis-selim: me selimet huruufuhul eslijjetul-leti tukabelul-feeu uel ajnu uel-lemu, min huruufil-il-leti uel hemzeti uet-ted’if.

 
Përkthimi: dhe me selim kemi për qëllim السَّالم: çdo gjë që i ka pasur shkronjat e veta origjinale të lira / të sigurta – që janë paralel me Fe, Ajn dhe Lam – nga huruful ‘ilah, hemzeja dhe dyfishimi (ted’iif).
  • Kllapat e mesme ‘[ ]’ në libër janë vetëm për sqarim, dhe nuk janë nga fjalët e autorit.
  • نَعنِي (ne’ëni) do të thotë: ne kemi për qëllim / duam të themi
  • ما (mee) do të thotë: çfarë apo çfarëdo
  • تَضعِيف (ted’if) do të thotë: të dyfishohet diçka
  • سَلِمَتْ  (selimet) do të thotë: ka qenë i sigurt / i lirë
  • حُرُوفُهُ  (hurufuhu) do të thotë: shkronjat e veta
  • الأَصلِيَّة  (el-eslijjeh) do të thotë: origjinale
  • Këtu, autori e ka vendosur atë që në gjuhën arabe quhet الجُملَةُ المُعتَرِضَة (el-xhumletul muë’teridah) e cila është fjalia e radhës, ‘që janë paralel me Fe, Ajn dhe Lem, në arabisht  ‘الَّتِي تُقَابَلُ الفَاءُ وَالعَينُ واللاَّم’- me këtë ai e shpjegon / sqaron se cilat janë shkronjat origjinale. Dhe kjo është një shembull kur një fjali është vendosur në një fjali tjetër për të bërë diçka më të qartë / për të shpjeguar diçka, një fjali indirekte që vendoset në mes të dy vizave. Si, p.sh.:
    • I kam përcjellë mësimet e sarfit – të cilat gjithashtu publikohen në blogun www.tamesojmëgjuhenarabe.wordpress.com – qe disa muaj. Fjalia e futur këtu është ajo në mes të dy vizave.
    • Meqë ra fjala, do ta marrim edhe një shembull të ngjashëm që vjen në një hadith të Buhariut, pra një جُملة مُعترضة , ku përmendet se pejgamberi (salall-llahu alejhi ue sel-lem) ishte izoluar në shpellën Hira حِرَاء  e pastaj ai ka يَتَحَنَّثُ (jetehennethu) në të – dhe kjo do të thotë adhurim etj – në arabisht : وكان يخلو في غار حراء فيتحنث فيه – وهو التعبد(ue keene jekhlu fii ghaari hiraa-in fejetehennethu fih – ue huwet te’ëbud) . Këtu transmetuesi, e ka shtuar një fjali në mesin e transmetimit të tij, e ajo fjalia shtesë është “e ai është adhurim” ‘ وهو العبادة , për ta shpjeguar dhe sqaruar kuptimin e يتحنث , kështu është futur kjo fjalia shtesë: وهو التعبد

Vazhdojmë me tekstin e autorit, dhe këtu ai fillon dhe e prezanton kapitullin e parë:

أمَّا الثُّلاَثِيُّ المُجّرَّدُ: فَإِن كَانَ مَضِيهِ عَلَى وَزنِ فَعَلَ مَفتُوحَ العَينِ .. فَمُضَارِعُهُ يَفعُلُ, أو يَفعِلُ, بِضَمِّ العَينِ, أو كَسرِهَا, نَحوَ: نَصَرَ يَنصُرُ, وضَرَبَ يَضرِبُ

(emmeth-thulethijju muxherradu:  fe-in keene mediihi ‘ale uezni fe’ale meftuhel ‘ajni … femudaari’uhu jef’ulu, ew jef’ilu, bidammil ‘ajni, ew kesrihe, nehw: nesara jensuru, we darabe jedribu)

Përkthimi: sa i përket foljes prej tri shkronjash e cila është e lirë nga shkronjat shtesë: nëse madhi i saj është në peshoren فَعَلَ  (fe’ale) duke i dhënë ajnit fet’hah, atëherë mudhari’ i saj është يَفعُلُ ose يَفعِلُ , duke i dhënë ajnit dammeh ‘En, ose kesrah, siç është:   نَصَرَ يَنصُرُ, وضَرَبَ يَضرِبُ
  • أَو (ue) do të thotë: ose
  • Këtu do t’iu shkojë në mendje: Pse nuk e ka përmendur يَفعَلُ kombinimin e tretë. Atl do ta përmend në paragrafin tjetër, në të cilën ai thotë, “Dhe gjithashtu vjen në peshoren  يَفعَلُ me fet’hah në ajn.

Pyetja që rrjedh këtu është se pse i ka ndarë ai këto dhe nuk i ka përmendur të gjitha bashkë?

  • نَحوُ  (nehw) do të thotë: siç është
  • نَصَرَ يَنصُرُ është një shembull i فَعَلَ يَفعُلُ  – dhe  ضَرَبَ يَضرِبُ është një shembull i فَعَلَ يَفعِلُ
  • فَعَلَ يَفعُلُ  është kombinimi i parë dhe فَعَلَ يَفعِلُ  është kombinimi i dytë.

 

Një kuiz i vogël >>>

Q1: Sa forma ekzistojnë për madhin?

A: Tri: فَعَلَ , فَعِلَ, فَعُلَ

Q2: Sa forma ekzistojnë për mudhari’n?

A: Tri: يَفعُلُ , يَفعِلُ, يَفعَلُ

Q3: Për sa kombinime të pranuara jemi marrë vesh?

A: Për gjashtë: فَعَلَ, يَفعُلُ – فَعَلَ, يَفعِلُ – فَعَلَ , يَفعَلُ – فَعِلَ, يَفعَلُ – فَعِلَ, يَفعِلُ – فَعُلَ , يَفعُلُ

Q4: Sa kombinime i kemi hequr / rrëzuar?

A: Tri, sepse nga të gjitha kombinimet u bënë nëntë, mirëpo janë vetëm gjashtë prej tyre për të cilat është bërë marrëveshje të përdoren, e tri prej tyre bien: فَعِلَ, يَفعُلُ – فَعُلَ, يَفعِلُ –  فَعُلَ, يَفعَلُ

Q5: Sa lloje të foljes i kemi?

A: Në përgjithësi janë dy lloj foljesh: Folja prej tri shkronjash (treshe) ثُلاثِيّ  dhe folja prej katër shkronjash (katërshe) رُبَاعِيّ

Q6: Sa lloje i ka ثلاثيّ  dhe sa رباعيّ ?

A: Dy lloje: Muxherrad مُجَرَّد  dhe Meziid مَزِيدٌ

Q6: Selim ‘سَالِم’ është e lirë nga sa gjëra?

A: Tri gjëra: Huruful ‘ilah ‘ حُورُوف العِلَّة ’ , hemzeja ‘ الهَمزَة ’ , dyfishimi ‘ تَضعِيف ’

Q7: Sahih ‘صَحيح’ është e lirë nga sa gjëra?

A: Nga një gjë: Huruful ‘ilah ‘ حُورُوف العِلَّة ’

Q8: Përveç asaj nga e cila është e lirë ‘ صَحِيح ’, nga çfarë është e lirë Selim ‘ سَالِم ’ ?

A: Hemzeja ‘ الهَمزَة ’ , Dyfishimi ‘ تَضعِيف ’

***

Fundi i mësimit të njëmbëdhjetë

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s