Shënimet e mësimit të dymbëdhjetë

بسم الله الرحمن الرحيم

Kombinimi i parë është فَعَلَ, يَفعُلُ  – Dhe është Kapitulli i Parë

مُتَعَدٍّ (Mute’addin) dhe لاَزِم (Laazim)

Foljet nga një aspekt tjetër janë prej dy llojesh:

1)      Kalon te marrësi (kalimtare)  مُتَعَدٍّ ‘Mute’addin’

2)      Është e kufizuar te vepruesi (jokalimtare) لاَزِمٌ  ‘Laazim’

  • Kalon te marrësi, që do të thotë që është dikush që e vepron foljen (veprën) dhe diçka / dikush me të cilin është bërë vepra (vepra që kalon te marrësi) – Si për shembull:
    • Ka goditur (goditje) – kur thua: dikush ka goditur, këtu gjithashtu ka marrës, sepse goditja nuk mund të ndodhë vetëm në ajr, por duhet të jetë dikush që godet dhe diçka që goditet.
    • Ka thyer (të thyesh), duhet të jetë dikush që thyen (që e vepron thyerjen), dhe diçka që thyhet (diçka që e merr/pranon thyerjen).
    • Ka ngrënë (ngrënie), duhet të jetë dikush që han (që e vepron ngrënien), dhe diçka që hahet.
    • Ka blerë (të blesh), duhet të jetë dikush që blen (që e vepron blerjen), dhe diçka që blihet
    • Ka vizituar (të vizitosh), duhet të jetë dikush që viziton (që e kryen vizitën) dhe diçka që vizitohet.

 

  • Të kufizuara vetëm te vepruesi, që do të thotë që nuk kalohet te diçka ose dikush, si marrësh i atij veprimi, pa ndihmën e një parafjale – siç është shembulli:
    • Është ulur (të ulesh) – kur ti thua: dikush u ul – a thua se dikush uli diçka, apo thua dikush u ul? Thuhet: dikush u ul, kështu që këtu veprimi është i kufizuar vetëm te vepruesi, dhe nuk ka asnjë gjë dhe askush që e pranon / merr këtë veprim. Mund të thuash: Dikush u ul ‘mbi’ diçka (duke përdorur parafjalë).
    • Ka buzëqeshur (të buzëqeshësh)- Kur thua: Muhamedi ka buzëqeshur – nuk mund të thuash ai ka buzëqeshur diçka apo dikë, dhe e njëjta vlen për foljen ‘ka vdekur’ (të vdesësh).
    • Ne po flasim për llojet e foljes – dhe duke i shikuar vërejmë nëse ato kanë fuqi t’i kalojnë kuptimet e tyre te një marrës apo jo. Dhe kur thua ‘në’ ose ‘mbi’ ose ‘përmes’ ose ‘sipër’ etj, atëherë jeni duke e përdorur ndihmën e një fjalë tjetër (parafjalës) dhe kështu ajo kufizohet vetëm te vepruesi, dhe kjo e bën foljen jokalimtare (Lazim).
    • Folje në vete a ka fuqi ta kalojë kuptimin e saj te një marrës apo jo?…nëse e vepron këtë pa ndihmën e ndonjë parafjale, atëherë ajo është folje kalimtare (mute’adin) dhe në të kundërtën është folje jokalimtare (laazim).

*Parim: Sa herë që shtojmë një ‘ــه me dammeh në fund të foljes, kjo do të jetë mënyrë se si tregojmë se ajo është mute’add (kalimtare).

  • Kjo shkronjë ‘ــه’ e cila shtohet në fund të foljes do të thotë ‘atij’ ose ‘atë’
  • Për shembull: ضَرَبَ  do të thotë ‘ai ka goditur’ dhe nëse ia shton në fund   ‘ــه’  që do të thotë ‘atij’ ose ‘atë’, atëherë fitohet ضَرَبَهُ ‘ai e ka goditur atë’ . Këtu, mund ta dini përmes kësaj, se kjo folje është muteadin, për shkak që i është shtuar ‘ــه’ në fund të foljes. Dhe në këtë mënyrë, dihet se folja është muteadin, dhe nëse nuk i shtohet në fund ajo shkronjë, atëherë dihet se folja është ‘lazim’.

 ~~~~~~

قِيَاسٌ  (Kijas) dhe سَمَاع (Semea’)                       

Në Sarf kemi atë që quhet Kijas قِيَاسٌ  , dhe një tjetër që duhet Semea’   سَمَاع  

–          قِيَاسٌ  (Kijas), fjalë për fjalë do të thotë ‘të bazosh diçka në diçka tjetër’  – dhe këtu ajo shpreh, të kesh një parim të caktuar për ta pasuar, dhe për t’i bazuar në të shumë fjalë

–          سَمَاع (Semea’), fjalë për fjalë do të thotë ‘të dëgjosh’ – dhe këtu ajo ka për qëllim të mos kesh një parim të caktuar në të cilin mund t’i kthesh fjalët, por është diçka që thuhet ashtu siç e kanë thënë arabët

  •  ‘këtu – do të thotë ‘këtu në këtë shkencë’
  • Shembuj për kijas:
    • قَوَلَ, بَيَعَ, دَعَوَ, شَرَيَ, جَيَأَ, بَوَلَ – Do ta gjeni se është në Parim i caktuar i cili i përmbledh të gjithë këta shembuj të ndryshëm. Parimi të cilin e kemi marrë më herë i cili thotë: “Nëse shkronja ‘waw’ ose ‘je’ ka një harakeh (çfarëdo harakeh) dhe nëse shkronja para saj e ka një fet’hah, atëherë e kthejmë shkronjën ‘waw’ ose ‘je’ në elif.” Ajo që na bëri ta kthejmë ‘waw’ ose ‘je’ në elif është një parim. Dhe themi: Kijasi këtu është që ta kthejmë shkronjën ‘waw’ ose ‘je’ në elif. Kështu, kijasi këtu (në ata shembujt në fillim të paragrafit) kërkojnë që të kthehet çdo harfu’il-lah në elif.
    • Një folje është Kijas nëse është një parim i caktuar për tu pasuar, dhe vetë pasimi i atij parimi quhet Kijas, dhe quhet ashtu sepse ti je duke bazuar diçka në diçka tjetër (atë çfarë e sheh) në diçka tjetër (në një parim të caktuar).
    • قَوَلَ, بَيَعَ, دَعَوَ, شَرَيَ, جَيَأَ, بَوَلَ – Të gjitha këto folje e kanë një gjë të përbashkët, e cila është se ato kanë një harakeh në harfu’il-lah, dhe shkronja para tyre ka fet’hah.
    • قَوَلَ, بَيَعَ, دَعَوَ, شَرَيَ, جَيَأَ, بَوَلَ  kur e aplikojmë parimin te këto folje, ato ndërrohen dhe bëhen: قَال, بَاعَ, دَعَا, شَرَى, جَاءَ, بَالَ

Kështu سَمَاع (Semea’) është kur e ke një fjalë e cila është e pazakontë, që do të thotë se nuk e ndjek / pason asnjë parim, dhe kështu është ‘përjashtim’.

  • Nëse hasni në një fjalë të caktuar në të cilën ju mund të aplikoni një parim të caktuar, mirëpo Arabët e kanë ndryshe atë gjë (pra nuk ndiqet ai parim) – kjo atëherë është ‘përjashtim’ për atë fjalë, dhe për atë parim në një mënyrë të pazakontë, dhe këtu themi se fjala është për سَمَاع (Semea’).
  • سَمَاع (Semea’) vjen në raste të ndryshme: Një nga ato raste është kur mund të ketë pasur një parim, mirëpo fjala thjeshtë nuk e ndjek / pason parimin.

Për fillim do t’iu sjellim shumë Kijas – Parime që duhet të ndiqen dhe duhet të bazohen fjalë të ndryshme individuale në to – por përgjatë mësimit do ta vërejmë se janë disa fjalë të cilat përcillen në një mënyrë që i thyen rregullat. Dhe nganjëherë nuk mund ta gjesh një arsyetim të caktuar dhe nuk mund ta kuptosh arsyen se parimi nuk është aplikuar në një vend të caktuar, dhe në këto raste duhet ta ndiqni atë që e keni dëgjuar (siç e kanë thënë arabët) dhe nëse ka në parim, por arabët e kanë thënë ndryshe

  • Dikush mund të thotë, në këtë rast, a nuk llogaritet gjithçka سَمَاع (Semea’), sepse çdo gjë është e dëgjuar nga arabët? Nëse ka parim, kjo ju shpëton nga telashet e gjetjes së fjalorit dhe kërkimit të asaj se si e kanë thënë arabët.
  • Për shembull: nëse e has një fjalë sikur kjo بَوَلَ  këtu mund të zbatoni parimin e shndërrimit të shkronjës ‘waw’ në ‘elif’, pa pasur nevojë të hulumtoni në fjalor e ta gjeni se si e thonë arabët, dhe kjo duhet të ndodhë kështu, sepse ju e dini tashmë se është Kijas (e keni parimin). Vini re: ju nuk do të hasni në këto folje, sepse shkronjat ‘waw’ dhe ‘je’ veçse janë shndërruar në ‘elif’, por kjo është vetëm për ilustrim.
  • Nëse e ndiqni në Parim, dhe ka një përjashtim, dhe për shkak të kësaj bëni gabim, atëherë themi se ju nuk keni gabuar, në kuptimin që e keni pasuar atë parim (rregull). Edhe pse këtu ju duhet ta pasoni atë që e kanë thënë Arabët (ajo që është dëgjuar) dhe duhet ta bëni një përjashtim – Dhe kjo quhet سَمَاع (Semea’).

*Është me rëndësi të kuptohet dallimi në mes të  قِيَاسٌ  (Kijas) dhe سَمَاع (Semea’)*

 

مُتَعَدٍّ (Mute’add) dhe لاَزِم  (Lazim)

  • مَاضٍ  këtu vjen në shprehje e njëjta gjë, sikur te مُتَعَدٍّ  , kjo do të thotë se kur e shtoni një ال ’ atëherë thuhet المَاضِي (me ي) dhe kur nuk ka El, atëherë thoni مَاضٍ  Maadh, dhe kur e vazhdon të folurit, thua Madhin (pa ي) – Dhe e njëjta gjë vlen për  مُتَعَدٍّ kur i shtohet  ال thua, المُتَعَدِّي  (me ي ) dhe kur nuk ka  ‘ ال ’ thua   مُتَعَدٍّ–  dhe ka një arsye pse kjo ي nuk gjendet më aty, kur nuk ka ال  , por kjo arsye do të shpjegohet në nivele më të avancuara inshaAllah.
  • Mute’adi e ka fuqinë që vetë të kalojë tek marrësi (kalimtare) – Në parim, ka nevojë për të dyja, edhe vepruesin, dhe dikë / diçka ndaj të cilit është vepruar (ajo vepër).
  • Dhe një nga mënyrat që të dihet mute’addin është se është e saktë të pyetet ‘çfarë / kush’ pasi të përmendet vepruesi, dhe Lazim, nuk mund të pyetet me ‘çfarë / kush’ (pa përdorimin e parafjalës). Si për shembull:
    •  ‘Unë godita’ – mund të pyesësh ‘Ti godite çfarë / kë?’ Përfundimi është se kjo vepër (folja) është mute’add.
    •  ‘Unë u ula’- ti nuk mund të pyesësh: ‘Ti u ule çfarë / kë? Përfundimi është se kjo vepër (folja) është lazim.
    • ‘Unë kam shkruar – mund të pyesësh: ‘Ti ke shkruar çfarë?’ Përfundimi është se kjo vepër (folje) është mute’add.
    • ‘Unë kam qeshur – mund të pyesësh: ‘Ti ke qeshur çfarë / kë?’ Përfundimi është se kjo vepër (folje) është lazim
    • ‘Unë kam qeshur’ – nuk mund të pyesësh: ‘Ti ke qeshur çfarë . kë?’ Përfundimi është se kjo vepër (folje) është Lazim.

قِيَاس (Kijas) dhe سَمَاع   (Semea’)

  • Kijas: Kur e ke një parim të cili i kthehesh
  • Semea’: Kur nuk e ke, ose kur diçka nuk e pason një parim që do të duhej ta pasonte, pa ndonjë arsye, përves se arabët e kanë folur ashtu.

Ajo që e ndjek قِيَاس (Kijasin) quhet قِيَاسِيّ (Kijaasijj) , dhe ajo që nuk e pason quhet سَمَاعِيّ  (Seme’ijj)

  • Mënyrë për të referuar diçka tek diçka tjetër, është duke shtuar një ‘ي’ , siç është أَمرِيكَا , أَمرِيكِيّ or ألمَانِيَا, ألمَانِيّose  فَرَنسَا , فَرَنسِيّ  etj.
  • Kur e quajmë atë Kijaasijj ose Seme’ij, nuk do të thotë se ajo vetëm është Kijas ose Seme’a – por është referencë (si t’i referohesh). 

*Kujdes këtu: Rasti që bëhet Kijas, është diçka që ndodh aq shpesh, saqë mund të bëhet parim*

  • Shembull:
    • Nëna gjithmonë e vendos çantën e dorës në varëse kur është në shtëpi, dhe shumë rrallë e heq nga ai vend çantën, kur është në shtëpi. Këtë gjë ti mund ta kthesh në parim duke thënë: Sa herë që çanta e dorës nuk është në varëse, atëherë nëna nuk është në shtëpi, dhe sa herë që çanta e dorës është në varëse, atëherë nëna është në shtëpi. Në bazë të kësaj, ke formuar një Kijas.
    • Drejtori i ka dy vetura, veturën personale, dhe të punës. Veturën e punës e përdor gjatë orarin të punës, dhe atë personale e përdor kur shkon në shtëpi. Supozojmë se ju e keni vizituar vendin e punës së tij disa herë, për disa vite, dhe e keni vënë këtë gjë re, dhe kështu e bëni një parim. Pra, parimi është ky: kur është vetura personale e drejtorit në oborr të punës, do të thotë që drejtori është në punë, dhe kur nuk është vetura e tij personale aty, atëherë drejtori nuk është në punë. Mirëpo, çfarë ndodh nëse ju i gjeni dy veturat e tij te puna, mirëpo drejtori nuk është në punë? Kjo do të llogaritej një përjashtim, dhe në këtë rast ky përjashtim do të quhej Semea.
    • قَالَ, بَاعَ, شَرَى, دَعَا, بَغَى  – Për shkak të analizave të thella dhe studimit të tepërt të fjalëve, dijetarët kanë vënë re se të gjitha këto folje e pasojnë një parim të caktuar, i cili është se kur shkronja ‘waw’ ose ‘je’ ka në harakeh, dhe shkronja përpara ka fet’hah, atëherë, atëherë ato kthehen në Elif.
    • Me fjalë tjera, Kijasi është një rutinë e cila kthehet në parim.

 ~~~~~~

Kapitulli i parë:  فَعَلَ   يَفعُلُ  >>>

Ky kapitull është Kijas në tri lloje të foljeve:

Lloji i parë i foljeve që ndjek këtë model (Kapitulli i parë):

1)      Çdo folje, në të cilën ‘Waw’ është Ajnul-Kelimeh ‘ عَينُ الكَلِمَة ’

Shembull قَالَ  Ajni i saj është në esencë një Waw  ‘قَوَلَ ’ –  Kjo do të thotë se kjo folje i takon Kapitullit të parë فَعَلَ, يَفعُلُ  – kështu që kjo do të jetë  قَالَ ,يَقُولُ

Para se të jetë قَالَ ,يَقُولُ  ka qenë قَوَلَ, يَقوُلُ

Sqarimi se sa është ndryshuar nga يَقوُلُ (jekwulu)  në  يَقُولُ (jekuulu)

Për ta bërë يَقولُ që të tingëllojë sikur يَفعُلُ  duhet që të vendoset secila harakeh në peshoren e fjalës së matur: يَ fathah, قْ sukoon, وُ dameh, لُ dammeh – dhe kështu do të fitohet يَقوُلُ (jekwulu). Mirëpo, arabët nuk kanë thënë يَقوُلُ (jekwulu) por ata kanë thënë يَقُولُ (jekuulu). Arsyeja prapa kësaj qëndron në atë se ka një Parim të Madh i cili thotë se “Arabët kërkojnë lehtësi në të folur”.

Wawi me dammeh në يَقوُلُ (jekwulu) është ajo që e bën këtë fjalë të rëndë, sepse waw është shkronjë e rëndë, dhe dammeh është harakeh e rëndë, dhe harakeja e rëndë, në shkronjë të rëndë shakton rëndesë në të folur (wawi nuk mund ta bart peshën e dammes). Dhe meqë Kafi i cili vjen përpara është i lirë nga çdo harakeh, atëherë Wawi ia jep haraken e vet (dammen) komshiut, dhe në këtë mënyrë e fitojmë يَقُولُ .

*Dhe ky do të jetë parimi për çdo folje e cila Ajnin e saj e ka ‘Waw’. *

Shembull: بَالَ, يَبُولُ – جَالَ, يَجُولُ – زَالَ, يَزُولُ – آبَ, يَؤُوبُ – تَابَ, يَتُوبُ – جَابَ, يَجُوبُ – سَامَ, يَسُومُ – صَامَ, يَضُومَ – قَامَ, يَقُومُ – رَاجَ, يَرُوجُ – دَامَ, يَدُومُ

  • فَعَلَ, يَفعُلُ  është njëjtë sikur – كَتَبَ, يَكتُبُ – عَبَدَ, يَعبُدُنَصَرَ, يَنصُرُ – خَرَجَ, يَخرُجُ  (domethënien i sjellim pastaj inshaAllah)
  • Kapitulli në arabisht quhet: البَابُ  (El-Babu)
  • Ky kapitull është Parim, që do të thotë se فَعَلَ, يَفعُلُ  do të jetë parimi juaj në katër lloj folesh (që do të thotë ato lloj foljesh do ta pasojnë kapitullin  فَعَلَ, يَفعُلُ (modelin / kombinimin e njëjtë).
  • Kapitulli bëhet parim, për shkak të llojeve të ndryshme të foljes që e pasojnë atë.
  • Kur flasim për një folje në esencë, ajo është Madhi.
  • قَالَ është në peshoren فَعَلَ, dhe fakti që Waw është kthyer në Elif, nuk e ndikon peshoren.

 

Para se të vazhdojmë një përsëritje e vogël >>>

  • E kundërta e foljes Selim është Gajru Selim.
  • E kundërta e foljes Sahih është Mu’tel
  • E kundërta e shkronjës Sahih është shkronja ‘Ileh
  • Folja Selim është e lirë nga tri gjëra: Huruful-ileh, hemzeh, dyfishimi.
  • Shkronja Sahih është çdo shkronjë, përveç Waw, Elif dhe Je (huruful ‘ileh)
  • Folja Sahih është ajo folje që përmban vetëm shkronja Sahih.

Vazhdojmë>>>

Lloji i parë i foljeve në të cilat është Kijas Kapitulli i parë janë: kur Ajnul Kelimeh është Waw.  

  • Këtu, dammeh në Ajn te يَقعُلُ do të shkojë te shkronja para saj siç është :يَقْوُلُ në يَقُولُ(ajni është Wawi dhe dammeh i është dhënë shkronjës para saj, Kafit (Feul Kelimeh).
  • Dammeh i përshtatet shkronjës Waw, dhe Wawi është zgjatimi i dammeh, Fet’heja i përshtatet Elifit, dhe Elifi është zgjatim i Fet’hes – Kesra i përshtatet shkronjës Je, dhe shkronja Je është zgjatim i fet’hes.
  • Kur ‘he/ ــهُ’ lidhet me foljen, do të thotë se ajo është mute’add.
  • Një fjalë mund të ketë më shumë se një kuptim. Tash ne do t’i marrim foljet e kapitullit të parë, por kuptohet jo të gjitha foljet.

 

Foljet e kapitullit të parë >>>

Kur Ajnul Kelimeh është Waw

آبَ,  يَؤُوبُ  (Eebe – Ja-uubu)

Të kthesh

  • آبَ ka tri shkronja, vjen prej أابَ e cila në origjinë ka qenë أَوَبَ, sepse është aplikuar parimi i ndërrimit të shkronjës Waw në Elif, njëjtë siç ka ndodhur me قَوَلَ, قَالَ – آ i shpreh dy shkronja أا(një hemzeh dhe një elif) ose أأ (dy hemzeh) dhe kur ato janë bashkë, i bashkojmë / shkrijmë në një آ  (një elif me një shenjë të valëzuar sipër, dhe ajo shenjë e valëzuar quhet medd) – Arsyeja pse dy hemzeh që janë rresht أأ  bashkohen dhe ndërrohen në një آ është kërkimi i lehtësimit në të folur – dhe sa i përket hemzes dhe elifit të jenë njëra pas tjetrës أا i shkrijmë / bashkojmë ato në të shkruar آ (por shqiptimi i tyre mbetet i njëjtë).

بَاءَ,  يَبُوءُ (Be-e, Jebuu-u)

Të kthesh / bartësh / pranosh (në kuptimin e kryerjes / marrjes përsipër)

  • Një shembull nga Kurani:

مَن يُوَلِّهِمْ يَوْمَئِذٍ دُبُرَهُ إِلَّا مُتَحَرِّفًا لِّقِتَالٍ أَوْ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٍ فَقَدْ بَاءَ بِغَضَبٍ مِّنَ اللَّـهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ

Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe ky do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!

  • Një shembull tjetër është hadithi i Sejjidul-Istigfarit سَيّد الاستغفار  ku thuhet:

اللَّهُمَّ أَنتَ رَبِّي لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنتَ خَلَقتَنِي وَأَنَا عَبدُكَ وَأَنَا عَلَى عَهدِكَ وَوَعدِكَ مَا استَطَعتً أَعُوذُ بِكَ مِن شَرِّمَا صَنَعتُ أَبُوءُ لَكَ بِنِعمَتِكَ عَلَيَّ وَأَبُوءُ بِذَنبِي فَاغفِر لِي إِنَّهُ لاَ يَغفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنتَ

  • أَبُوءُ (unë kthehem) është e njëjta me يَبُوءُ (ai kthehet), të dyja janë Mudaari’ – me hemzeh në fillim ‘أ ’ i referohet “atij që flet për veten e tij” – “Unë” – dhe ata ‘ي’ i referohet “vetës së tretë mashkullore” -‘ai’-’ ende nuk i kemi marrë zgjedhimet e foljeve..
  • Në këtë hadith kjo folje e ka domethënien e njohjes / pranimit
  • أَبُوءُ لَكَ بِنِعمَتِكَ عَلَيَّ وَأَبُوءُ بِذَنبِي فَاغفِر لِي إِنَّهُ لاَ يَغفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنتَ (ebu-u leke binniëmetike alejje ue ebu-u bidhenbi fegfir li fe innehu le jegfirudh-dhunube il-le ent) do të thotë:  Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush përveç Teje.
  • El-Fejruz Abaadij thotë: kjo gjithashtu mund të thotë ‘ka bartur’

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s