Shënimet e mësimit të trembëdhjetë

بسم الله الرحمن الرحيم

تَابَ, يَتُوبُ (Teebe, Jetuubu)

Të kthehesh

  • آبَ – بَاء – تَابَ – ثَابَ, të gjitha e kanë kuptimin e kthimit’ – dhe تَابَ është ndryshe nga tjerat në kuptimin e kthimit nga mosbindja në bindje, që i bie “pendim”.
  • تَابَ, يَتُوبُ, تَوبَة و مَتَابا– masdari për të është ‘teubeh’ dhe ‘metab’

ثَابَ, يَثُوبُ (Theebe, Jethuubu)

Të kthehesh

Një dobi

Dijetarët përmendnin një shembull të vetëm për secilin kapitull, një për Lazim dhe një tjetër për Mute’shto, sepse donin ta bënin më të lehtë për fillestarët, dhe nuk donin ta komplikonin për të në fillim të rrugëtimit të tij.

Për kapitullin e parë فَعَل , يَقعُلُ ata e dhanë një shembull për Mute’shto i cili është : نَصَرَ , يَنصُرُ  dhe një për lazim që është: خَرَجَ , يَخرُجُ – Kështu, ata thanë: نَصَرَ është shembulli i zakonshëm për mute’shto dhe  خَرَجَ është shembulli i zakonshëm për Lazim.

-Siç e thamë, ata e përdornin një shembull të vetëm për të mos e komplikuar për fillestarin, në mënyrë që të lehtësohej për të që t’i referohej kapitullit vetëm me përmendjen e shembullit. Pra, si përfundim, kjo ndodh për dy dobi: të mos komplikohet për fillestarin, dhe të referohet folja tek kapitulli i dëshiruar në mënyrën më përmbledhëse dhe të shkurtër.

  • Si për shembull :
    • إياكَ نَعبُدُ  – Ata duan ta shpjegojnë se çfarë do të thotë folja نَعبُدُ , dhe do ta gjeni se interpretuesit e Kuranit (në Arabisht) do të thonë:: عَبَدَ është sikur نَصَرَ  në arabisht‘عَبَدَ كَنَصَرَ’– Këtu, janë munduar të tregojnë se عَبَدَ është e kapitullit të njëjtë sikur نَصَرَ  dhe duke e ditur këtë, ju do ta dini se Mudaari’ i saj është në pershoren يَفعُلُ  si dhe do ta dini se është mute’shto.
    • وَلكن لا يَشعُرُون– Dhe folja شَعَرَ është sikur  خَرَجَ në arabisht‘شَعَرَ كَخَرَجَ’ – përmes këtij shembulli të dhënë ju e sini se i trakon të njëjtit kapitull dhe lloj sikur folja خَرجَ, pra, i takon kapitullit të parë شَعَرَ, يَشعُرُ  dhe është Laazim.
    • Kjo do të thotë se do të përdorim shembull të rëndomtë për secilin kapitull, si pikë referuese se cilit kapitull i takon (folja) si dhe nëse është Lazim apo Mute’shto.
    • نَصَرَ : do të thotë “i ka dhënë fitore” – خَرَجَ : ka dalur
    • شَعَرَ : ka ndjerë (të ndjesh)
    • كَ: sikur / sikurse (ngjashmëri / ngjasim)
    • نَصَرَ dhe  خَرَجَ  janë semeijj, sepse nuk ka parim të caktuar që ndjekin (pra nuk i bazojmë në ndonjë parim). Dhe ajo që na ka mundësuar neve t’i konsiderojmë se janë në kapitullin e parë është thjeshtë sepse arabët i kanë thënë ashtu.

 

Edhe disa folje tjera për kapitullin e parë (Mute’shtoin):

عَبَدَ , يَعبُدُ (‘Abede, Je’budu)

Të adhurosh (ai ka adhuruar, ai adhuron)         

  • عَبَدَهُ: Ai e ka adhuruar Atë (mute’shtoin)

 

رَزَقَ , يَرزُقُ  (Razeka, Jerzuku)

Të furnizosh (Ai ka furnizuar, ai furnizon (është duke furnizuar) )

  • Mute’shtoin

 

تَرَكَ , يَترُكُ  (Terake, Jetruku)

Ta shkosh / ta lësh (ai shkoi, ai shkon (ai është duke shkuar))

  • Mute’shtoin

 

خَلَقَ , يَخلُقُ (Haleka, Jehluku)

Të krijosh (Ai krijoi, Ai krijon (është duke krijuar))

  • Mute’shtoin

 

Disa folje tjera për kapitullin e parë (Kijas) 

Pra, llojet e para të foljeve në të cilat është Kijas ky kapitull:

Kur Ajnul Kelimeh është Waw ‘و’

قَال , يَقُولُ   (Kaale, Jekuulu)

Të thuash (ai tha, ai thotë (është duke thënë))

  • قَالَه , يَقُولُة  Duke e lidhur ‘ha’ me foljen, e dini se ajo është muteshto, dhe është e domosdoshme ‘dikush që po thotë’ dhe ‘diçka që po e thotë’. Muteshto gjithashtu mund të përdoret si Lazim.
  • Nganjëherë, ata e përdorin muteshto në mënyrën e njëjtë sikur lazim për një arsye. Jo arsye është ta bësh muteshtoin të përmbajë domethënien e foljes e cila është lazim (kjo është e vështirë të shpjegohet tash, dhe do ta mësojmë në beleghah).

 

عاذ , يَعُوذُ (‘Aadhe, Je’uudhu)

Të kërkosh (Ai kërkoi, ai kërkon (është duke kërkuar))      

كَانَ , يَكُونُ (Keene, Jekuunu)

Të jesh (Ai ishte, ai është)

قَامَ , يَقُومُ (Kaame, Jekuumu)

Të ngrihesh / drejtohesh (ai u ngrit/ ai ngrihet (është duke u ngritur))

Përsëritje e vogël >>>

  • Dijetarët kanë përmendur një shembull të zakontë për secilin kapitull, një për Mute’adij dhe një për Laazim.
  • Sa i përket kapitullit të parë, shembulli i zakontë për Muteadij është  نَصَرَ  (Nesara/ ai ka dhënë fitore)- Dhe shembulli i zakontë për Laazim është خَرَجَ  (Haraxhe/ ai ka dalë)
  • Shembujt për Mute’adi që janë Semeijj janë:Mute’adi kalon tek marrësi
    • نَصَرَ , يَنصُرُ – Ai ka dhënë fitore / Ai jep fitore
    • عَبَدَ , يَعبُدُ – Ai ka adhuruar / Ai adhuron
    • رَزَقَ , يَرزُقُ  – Ai ka furnizuar / Ai furnizon
    • تَرَكَ , يَترُكُ  – Ai ka shkuar / Ai shkon
    • خَلَقَ , يَخلُقُ – Ai ka krijuar / Ai krijon

 

Fjalë të reja për kapitullin e parë (Semea’)

خَرَجَ , يَخرُجُ (Haraxhe, Jehruxhu)

Të dalësh (ai ka dalë / ai del (po del))

  • Laazim

كَفَرَ , يَكفُرُ (Kefera, Jekfuru)

Të mohosh / mos besosh (ai ka mohuar / mos besuar, ai mohon ( është duke mohuar / mos besuar))

  • Laazim
  • Nëse e kthen në kuptimin origjinal i bie ‘mbulesë’

 

شَعَرَ, يَشعُرُ (She’ara, Jesh’uru)

Të ndjesh (ai ka ndjerë / ai ndjen (është duke ndjerë))

  • Laazim

سَجَدَ , يَسجُدُ (Sexhede ,  Jesxhudu)

Të përulesh (Ai është përulur, ai përulet (është duke u përulur))

  • Laazim

نَظَرَ , يَنظُرُ (Nedhara, Jendhuru)

Të shikosh (ai ka shikuar / ai shikon (është duke shikuar))

  • Mund të përdoret si mute’adin por më së shumti përdoret Laazim.

~~~

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s