Shënimet e mësimit të tetëmbëdhjetë – 5 janar

بسم الله الرحمن الرحيم

në fillim ka Përsëritje nga ora e kaluar – pastaj vazhdohet me informacionet e reja.

Nëse fjala që e shpreh vepruesin (që është تُ) nuk është njëra nga këto shkronja   – ا, و, ي  , atëherë ne e bëjmë të heshtur (sakin) Lamin e foljes.

Përndryshe, harakeja e Lamit të foljes e merr një harakeh që i përshtatet shkronjës pas saj.

  • Shembuj kur e bëjmë të heshtur lamin:
    • فَعَلْتُ – Shkronja e bashkangjitur është ‘تُ’ (ta medhmumeh) e shpreh vepruesin, dhe nuk është një nga këto shkronja:  ا, و, ي  – Kjo do të thotë se duhet ta bëjmë të heshtur Lamin e foljes (Fe’aL tu)
    • فَعَلْنَا – Shkronja e bashkangjitur është ‘نَا’  e shpreh vepruesin, dhe nuk është një nga këto shkronja – ا, و, ي Kjo do të thotë se duhet ta bëjmë të heshtur Lamin e foljes (Fe’aLna) – Vini re: نَا  shihet bashkë si një (‘na’) dhe jo e ndarë (një nun dhe një elif)
    • فَعَلْتَ – Shkronja e bashkangjitur është ‘تَ’ (ta meftuhah)  e shpreh vepruesin, dhe nuk është një nga këto shkronja   – ا, و, ي   – Kjo do të thotë se duhet ta bëjmë të heshtur Lamin e foljes (Fe’aLte)
    • فَعَلْتِ – Shkronja e bashkangjitur është ‘تِ’ (ta meksurah) e shpreh vepruesin, dhe nuk është një nga këto shkronja   – ا, و, ي     – Kjo do të thotë se duhet ta bëjmë të heshtur Lamin e foljes (Fe’aLti)
  • Shembuj kur nuk duhet ta bëjmë të heshtur Lamin e foljes:
    • فَعَلاَ – نَصَرَا  Shkronja e bashkangjitur është the ‘ ا ’ (elif) e shpreh vepruesin, dhe është një nga këto shkronja   – ا, و, ي   – Kjo do të thotë se Harakeja e Lamit e merr një harakeh që i përshtatet shkronjës pas saj. Këtu, shkronja pas lamit është Elifi dhe harakeja që i përshtatet glifit është fet’heja. (Fe’aLEE- NesaRAA)
    • فَعَلُوا – نَصَرُوا  Shkronja e bashkangjitur është the ‘و’ (Waw) e shpreh vepruesin, dhe është një nga këto shkronja   – ا, و, ي   – Kjo do të thotë se harakeja e lamit e merr një harakeh që i përshtatet shkronjës pas saj. Këtu shkronja pas lamit është waw dhe harakeja e përshtatshme për wawin është Dhamiru Raf’ë.  (Fe’aLUU – NesaRUU)

Harakeja që i përshtatet Elif-it është harakeja që e prodhon Elifin kur zgjatet t (Fet’hah)

Harakeja që i përshtatet Waw-it është harakeja që e prodhon wawin kur zgjatet (Dhamiru Raf’ë).

Harakeja që i përshtatet Je-së është harakeja që e prodhon Je-në kur zgjatet (Kesrah)

* Fjala e cila e shpreh vepruesin dhe mund vetëm të bashkëngjitet quhet : ضَمِيرُ رَفع(Dhamiru Raf’ë) *

 

  • نَصَرتُ (unë kam dhënë fitore) – Kjo Ta ‘تُ’ është  ضَمِيرُ رَفع (Dhamiru Raf’ë) – dhe Ra-ja është bërë e heshtur për shkak të dy gjërave: 1- ai (dhamiri تُ ) e shpreh vepruesin  2-  nuk është një nga tri shkronjat 
  • نَصَرنَا  (ne kemi dhënë fitore) – Kjo Ta ‘نَا’ është ضَمِيرُ رَفع (Dhamiru Raf’ë) – Dhe Ra-ja gjithashtu është bërë e heshtur për shkak të dy gjërave: 1- ai (dhamiri نَا) e shpreh vepruesin  2 – nuk është një nga tri shkronjat.   
  • تُ (ta me Dhamiru Raf’ë) i referohet ‘Folësi i vetëm  المُتَكَلِّم  (El- Mutekel-lim)

*Vini re: Sa herë që thuhet se është  ضَمِيرُ رَفع (Dhamiru Raf’ë), ai e shpreh vepruesin.*

المُخَاطَب  ‘Ai të cilit i drejtohemi / flasim – Veta e dytë’

تَ – فَعَلتَ (Ta me fet’hah ‘ta’): që i referohet ‘ Një mashkull i vetëm të cilit flasim ’

تِ – فَعَلتِ (Ta me kesrah ‘ti’): që i referohet ‘ Një femër e vetme të cilës i flasim’

تُمَا – فَعَلتُمَا (Ta me dammeh dhe Mim me fet’hah dhe elif ‘tumee’): Që i referohet ‘Dy meshkuj, femra ose përzierje – të cilëve ju drejtohemi’

تُم – فَعَلتُم (Ta me dammeh dhe Mim me sukun ‘tum’): Që i referohet ‘Një grup meshkujsh ose përzierje të cilëve ju drejtohemi”

تُنَّ – فَعلتُنَّ (Ta me dammeh dhe Nun me shedeh dhe fet’hah ‘tunna’): Që i referohet ‘Një grup femrash’

  • Nëse ‘ت’  në origjinë mes dammeh, fet’hah ose kesrah, atëherë është ضَمِيرُ رَفع   që e shpreh vepruesin.
  • نَصَرتَ  (NesaRte): Ti (mashkull i vetëm) ke dhënë fitore
  • نَصَرتِ  (NesaRti): Ti (femër e vetme) ke dhënë fitore
  • نَصَرتُمَا  (NesaRtumee): Ju dy (femër/mashkull ose përzierje) keni dhënë fitore
  • نَصَرتُم  (NesaRtum): Ju të gjithë (meshkuj ose përzierje) keni dhënë fitore
  • نَصَرتُنَّ  (NesaRtunne): Ju të gjitha (femra) keni dhënë fitore
  • تُما– تُ: “ta-ja’ e shpreh vepruesin –مَ  : për momentin merreni si Elif për tu varur në të  (këtë do ta mësojmë inshaAllah në nivele më të avancuara ) –  ا : ‘Elifi’ i dysisë (i shpreh dy) në arabisht quhet: ألِفُ الاثنَين (Eliful ithnejn)
  • Pse ‘Ta’? për ta shprehur vepruesin – Pse “Elif”? për ta shprehur dysinë
  • Një grup – të cilit i drejtohemi, është një nga këto tri:

1-      Vetëm meshkuj – تُم  

2-      Meshkuj dhe femra (Përzierje) – تُم

3-      Vetëm femra – تُنَّ

  • تُم – تُ : ‘Ta’ e shpreh vepruesin – مْ  : ‘mimi’ e shpreh grupin, quhet مِيمُ الجَمع (Mimul xhem’ë / mimi i grupit)
  • تُنَّ – تُ : ‘Ta’ e shpreh vepruesin –نَّ  : ‘nun me shedeh fet’hah’ e shpreh rreptësisht vetëm grupin me femra.
  • Nëse e shikojmë ‘atij që i drejtohemi”  المُخَاطَب’ gjithmonë vërehet se ka ‘Ta’ e vepruesit.

الغَائِب  ‘Për atë që flasim – Veta e tretë’

فَعَلَ (asgjë nuk i bashkëngjitet kësaj folje): Që i referohet ‘Një mashkulli për të cilin flitet’

تْ – فَعَلَتْ : (Ta me sukun ‘t’) -: Që i referohet ‘Një femre për të cikln flasim – Vini re: Kjo ‘ta’ nuk është Dhamiru Raf’ë kështu që nuk e shpreh vepruesin, por është shenjë e femërores (që vepruesi është femëror e jo mashkullor).

  • الغَائِب fjalë për fjalë i bie ‘ai që mungon” , por këtu kemi për qëllim ‘Ai që mungon në të folur  (veta e tretë)
  • نَصَرَ: Ai dha fitore – këtu nuk ka asnjë shkronjë të bashkangjitur me foljen që e shpreh vepruesin, kështu që këtu nuk ka nevojë ta bëjmë të heshtur fundin e foljes, por këtu mbetet gjendja e zakontë e madhit (fet’hah)
  • نَصَرَتْ  : ajo ka dhënë fitore – nëse folje do të ishte vetëm نَصَرَ  pa ia bashkangjitur Ta-në e heshtur, atëherë nuk do të ishit në gjendje të dallonit në mes të “një mashkull për të cilin flitet” dhe “një femër për të cilën flitet”.
  • Është një shkronjë e cila është e bashkangjitur vetëm me madhin, dhe që është shenjë e femërores, quhet “Ta-ja e femërores” تَاء التأنِيثُ السَّاكِنَة  – Dhe kjo “Ta” nuk e shpreh vepruesin, kështu që nuk e bëjmë të heshtur Lamin e foljes. Dhe në këtë rast ne nuk e bashkëngjisim asnjë fjalë që e shpreh vepruesin.
  • Rasti i zakontë i  ‘Ta-ja e femërores “ تَاء التأنِيثُ السَّاكِنَة   është sukuni (shenja e vet origjinale) që do të thotë se nganjëherë në raste emergjente, i jepet harakeh.
  •  

PËRSËRITJE >>>

  • ‘Ta’ në فَعَلَتْ është shenjë se vepruesi është femëror, dhe quhet: تَاءُ التَّأنِيثِ السَّاكِنَة ( Te-ut Te-nithis Sekineh / Ta-ja e heshtur e femërores) – Me ‘të heshtur’ e kemi për qëllim që të mos ketë harakah, por të ketë sukun.
  • Kjo ‘Ta’ nuk e ndikon fundin e foljes, sepse as nuk e shpreh vepruesin e as nuk ka harakeh, – Nuk është sikur ‘ta’ e فَعَلتُ ose  فَعلتَ  ose فَعَلتِ

SHËNIME >>>

الغَائِب  ‘Ai për të cilin flasim’

ا – فَعَلاَ : I referohet ‘Dy meshkujve ose përzierje – për të cilët flasim’

ت + ا – فَعَلَتَا: I referohet ‘dy femra – për të cilat flasim”

و + ا – فَعَلُوا: I referohet ‘Një grup meshkujsh ose përzierje për të cilët flasim”

  • ا – فَعَلاَ Fe’ale / ata dy bënë – ky elif i përfaqëson ‘dy’ , quhet  أَلِفُ الاثنَين (Eliful Ithnejn / Elifi i dysisë) është vepruesi – Këtu nuk ka shenjë të femërores, sepse ka të përfshirë edhe meshkuj.
  • ت + ا – فَعَلَتَا (Eliful Ithnejn ألِف الاثنين + Te-u Te-nithis Sekineh تَاءُ التأنِيتِ السَّاكِنَة) Fe’alete / Ato dy femra bënë – ‘Ta’ është shenjë e femërores dhe nuk është dhamir (dhamiru Raf’) –Elifi përfaqëson “dy” dhe është Dhamiru raf’ë (e përfaqëson vepruesin) – këtu nuk ka meshkuj të përfshirë, kështu që duhet ta vendosim një shenjë të femërores për të treguar se po flasim vetëm për femra.
  • Në فَعَلَتَا   mund t’i shihni katër harake në rresht, por në fakt nuk është ashtu, sepse këtu ‘ta’ e merr një harakeh (fet’hah) për të evituar shkëputjen e fjalës , andaj kjo është një përjashtim nga rregullat / rast emergjent.
  • فَعَلَتَا  është  فَعَلاَ  vetëm me shenjë të femërores, kjo ndodh sepse e përdor  هُمَا për të dy

 

Hapat që duhet pasuar për ta formuar “Dy femra për të cilat flasim”:

Hapi i parë: E shtojmë ‘Ta’ e femërores  تَاء التأنيث الساكنة , për të treguar femëroren  فَعَلَتْ  (Fe’alat)

Hapi i dytë: E shtojmë ‘Elifin’ e dysisë  ألف الاثنين  , për të treguar dysi  فَعَلَتْا  (Fe’alt.. (nuk mund të jeni në gjendje ta shqiptni sikur një fjalë e vetme))

Hapi i tretë:  Ia japim ‘Ta’ një fet’hah si rast emergjent (përjashtim) për t’iu përshtatur glifit që vjen pas, për shkak se është zgjatim i fet’has. فَعَلَتَا  (Fe’alete)

  • Për të treguar femëroren, vendosim Ta-në e femërores,  تاء التأنيث الساكنة – Kjo Ta nuk e shpreh “ajo” e as nuk është alternativë për ‘ajo’, por është shenjë se lloji i vepruesit është femëror e jo mashkullor. Kur dëshirojmë të tregojmë se vepruesi është femëror, e shtojmë Ta-në e femërores.
  • Dëshmia se harakeja e Ta-së, në فَعَلَتَا  është një përjashtim, është se kur e heqim Elifin, ajo kthehet në gjendjen e saj origjinale, e cila është sakin  فَعَلَتْ

*Parim: Kur ka meshkuj të përfshirë, ata janë superiorë ndaj femrave, kështu që në të folur përdoret shenja e mashkullit, dhe vetëm kur ka rreptësisht vetëm femra, atëherë femrave u jepet një shenjë e veçantë. *

  • و + ا – فَعَلُوا (Wawul xhemeah واوُ الجَمَاعَة (Wawi i grupit) + Elif) Fe’aluu/ Ata gë tjihë bënë. Këtu e pasojmë parimin i cili na ëshët dhënë, se kur fjala që e shpreh vepruesin është një nga këto tri shkronja  ا, و, ي   i japim fundit të foljes një harakeh që i përshtatet shkronjës pas saj. Harakeja që i përshtatet wawit është dammeh, kështu që i japim lamit të foljes një dammeh فَعَلُوا – ka një arsye pse ky elif është aty, por nuk e lexoni, prezenca e glifit këtu është njëjtë sikur mungesa e tij (llogariteni sikur të mos ishte aty).

 

Kur flasim për dy meshkuj, është e qartë dhe nuk ka nevojë që ne ta shpejgojmë se do ta përdorim shenjën e mashkullore – për shembull:

  • المسلمون (El-Muslimun/Muslimanët)-  Këtu ne po flasim për dy gjinitë, meshkujt edhe femrat, por meqë meshkujt janë superiorë, e kemi përdorur atë që shpreh mashkulloren, dhe kur flasim vetëm për femrat pa meshkuj të përzier, atëherë është stili i veçantë i të folurit. .
  • Në Kuran Allahu  سبحانه وتعالى  thotë:

 وَعَلَى اللَّـهِ فَتَوَكَّلُوا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ – 5:23

Mbështetjuni Allahut nëse jeni besimtarë.

Në fjalën مؤمنين  (Mu-minin/besimtarë ) Ai سبحانه وتعالى  po flet për meshkujt dhe femrat, por të folurit që është përdorur e shpreh mashkulloren

Pra, kur ka meshkuj të përfshirë, mos përdorni shenjë të femërores:

  • الأَصلُ التَّذكِيرُ وَلَيسَ التَّأنِيثُ  (El-eslut Te-dhkiru welejsat te-nith/ Në esencë, stili që e përdorni është mashkullor, e jo femëror. Këtë do ta mësojmë në gramatikë inshaAllah.

(në arabisht, gratë e kanë stilin e veçantë të të shprehurit, gjë që e dallon prej gjuhëve tjera. )

 

الله تعالى أعلم والحمد لله والصلاة والسلام على رسول الله

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s