Shënimet e mësimit të 19-të

بسم الله الرحمن الرحيم

Shënimet e mësimit të 19-të

فَعَلُوا – نَصَرُوا  elifi që vjen pas “وَاوُ الْجَمَاعَةِ” quhet: أَلِفُ الْفَارِقَةِ (elifi i diferencimit)

Ky Elif e bën diferencimin e mes Wawit të grupit ‘وَاوُ الْجَمَاعَةِ’ (një damir) dhe Wawit i cili është një shkronjë origjinale (lamul-kelimeh). Kur ai shtohet pas Wawit na tregon se ky Wawi para tij nuk është Lamul-Kelimeh (jo një shkronjë origjinale), por një damir ‘وَاوُ الْجَمَاعَةِ’.

Shembull:

يَدْعُو – يَدْعُونَ  dallimin që po e shihni në mes të dy foljeve është shtimin i një Nuni në foljen: يَدْعُونَ. Wawi në foljen يَدْعُو është Lamul-Kelimeh (Lami i foljes), por Wawi në foljen يَدْعُونَ nuk është Lamul-Kelimeh, ai është një shkronjë shtesë, dhe kjo shkronjë shtesë është ‘وَاوُ الْجَمَاعَةِ’, dhe këtu arrini ta dini këtë për shkak të Nunit që vjen pas tij.

Nganjëherë ky Nun në fund të foljes bie, për shkak të një gjendje (rase) gramatikore. Për shembull:  + يَدْعُونَ – ن = لَمْ يَدْعُو + ا = لَمْ يَدْعُوا لَمْ Pjesëza لَمْ e ka vendosur foljen يَدْعُونَ në një gjendje tjetër gramatikore dhe për shkak të saj ne e largojmë Nunin. Pasi që Nuni të largohet atëherë folja ka mundësi të na përzihet me foljen tjetër, ato duken të njëjta: يَدْعُو – لَمْ يَدْعُو nuk mund të bëjmë dallim mes dy foljeve, ndonëse Wawi i parë është është Lamul-Kelimeh kurse Lami i dytë është Wawi i grupit i cili e përcakton vepruesin (Damiru raf’ë). Dhe mu për këtë arsye ne e vendosim Elifin ‘أَلِفُ الْفَارِقَةِ’ pas وَاوُ الْجَمَاعَةِ’ për të bërë diferencim mes Wawit si shkronjë rrënjësore dhe Wawit të grupit, i cili u bë një zëvendësues i Nunit të larguar.

الْفَارِقَةِ – diferencues / dallues / shques.

وَاوُ الْجَمَاعَةِ’ është Damiru Raf’ë dhe duke e ditur këtë ti do ta dish se ai është veprues.

Nuni tek يَدْعُونَ nuk është damir, por Wawi është Damiri وَاوُ الْجَمَاعَةِ’.

Kur ta shohësh pjesëzën لَمْ të përzihet me një folje (një Mudhari) atëherë është e detyrueshme që Nuni të largohet.

الْغَائِبُ ai për të cilin flitet

فَعَلْنَ (Nuni me një fet’ha ‘ne’ pas e zgjatur atë) i referohet një grupi femrash.

فَعَلْنَ: ato (gratë) kanë vepruar, نَصَرْنَ: ato kanë dhënë fitore.

Nuni këtu është një shenjë që i referohet një grupi femrash, ai është Damiru Raf’ë.

Pasi që Nuni ka harakeh نَ dhe ai nuk është njëri nga tri shkronjat: ا,و, ي  atëherë ne e bëjmë të heshtur Lamul-Kelimeh.

Ky Nun quhet: ‘نُونُ الْإنَاثَةِ’ (Nuni i femërores).

Ushtrim:

Të tregohet folja e kaluar me tri shkronja ‘الْفِعْلُ الْمَاضِي’ dhe të përmendet damir munfesil ‘الضَّمِيرُ الْمُنْفَصِلُ’ që i përket atij.

أَنَا, نَحْنُ – أَنْتَ, أَنْتِ, أَنْتُمَا, أَنْتُمْ, أَنْتُنَّ – هُوَ, هِيَ, هُمَا, هُمْ, هُنَّ quhen: ‘الضَّمَائِرُ الْمُنْفَصِلةُ’ dhe kjo është kur damiri është i ndarë.

أَنَا, نَحْنُ  është për  الْمُتَكَلِّمُ

أَنْتَ, أَنْتِ, أَنْتُمَا, أَنْتُمْ, أَنْتُنَّ është për  الْمُخَاطَبُ

  هُوَ, هِيَ, هُمَا, هُمْ, هُنّështë për  الْغَائِبُ

 

Do t’i lexojmë disa ajete nga Kurani, nga surja Nebe, dhe diçka tjetër.

وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا

Ne ju kemi krijuar në çifte [En-Nebe (78):8]

  • نَحنُ – خَلَقنَا

وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًا

dhe gjumin jua kemi bërë për prehje. [En-Nebe (78):9]

 

وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ لِبَاسًا

Natën jua kemi bërë mbulesë, [En-Nebe (78):10]

 

وَجَعَلْنَا النَّهَارَ مَعَاشًا

ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar. [En-Nebe (78):11]

 

  • نَحنُ – جَعَلنَا (Përmendet në tri ajetet më lartë)
  •  

وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا

Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të forte [En-Nebe (78):12]

 

  • نَحنُ – بَنَينَا

 

 وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا

dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm! [En-Nebe (78):13]

  • نَحنُ – جَعَلنَا

 

إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ كَانَ مِيقَاتًا

 

Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar. [En-Nebe (78):17]

 

  • هُوَ – كَان  (Është në peshoren فَعَلَ dhe tingëllon njëjtë sikur  قَالَ )

وَفُتِحَتِ السَّمَاءُ فَكَانَتْ أَبْوَابًا

 

Dyert e qiellit do të hapen, [En-Nebe (78):19]

 

وَسُيِّرَتِ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا

 

20. dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh. [En-Nebe (78):20]

 

 إِنَّ جَهَنَّمَ كَانَتْ مِرْصَادًا 

 

Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi, [En-Nebe (78):21]

 

  • هِيَ – كَانَتْ (përmendet në këto tri ajetet më lartë)

 

إِنَّهُمْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ حِسَابًا

 

27. Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari [En-Nebe (78):27]

 

  • هُم – كَانُوا (këtu pas wawit e shihni أَلِفُ الفَارِقَة)

 

فَإِذَا جَاءَتِ الطَّامَّةُ الْكُبْرَىٰ

 

Kur të arrijë gjëma më e madhe, [En-Naziat (79):34]

 

  • هِيَ – جَاءَت  (Në këtë ajet “te” e femërores ka kesrah në vend të sukunit, për shkak të një emergjence dhe kjo nuk e ka ndryshuar “te-ne” për të qenë shenjë e femërore).

 

فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّي وَضَعْتُهَا أُنثَىٰ وَاللَّـهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنثَىٰ ۖ وَإِنِّي سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّي أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

 

“E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unë linda femër, – Allahu e di më mirë se çfarë lindi ajo, – e mashkulli nuk është si femra. Unë ia vura emrin Merjeme dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”. [Alu-Imran (3):36]

 

  • هِيَ – وَضَعَتْ
  •  هِيَ – قَالَتْ
  • أنَا – وَضَعتُ

 

 

الْغَائِبُ ai për të cilin flitet

يَفْعَلُ duke iu referuar ‘një mashkulli të vetëm për të cilin flitet’.

يَفْعَلُ është shembulli i zakonshëm për Mudari’.

يَفْعَلُ – ai bën (ai është duke bërë).

Më shumti që përdoret për ‘atë që flitet’ është ‘ي’ kurse për ‘atë që i drejtohesh’ përdoret vetëm ‘ت’.

Përkujtim: kur themi يَفْعَلُ nuk kemi për qëllim që personi për të cilin flitet mungon, krejt çfarë kemi për qëllim është se të folurit nuk i drejtohet atij (ai mund të jetë prezent, por ti flet për të me dikë tjetër).

تَفْعَلُ – i referohet ‘një femre të vetme për të cilën flitet’.

Shënim: تَفْعَلُ përdoret për qëllime / arsye: kur ne i flasim ‘një mashkulli të vetëm’ الْمُخَاطَبُ – أَنْتَ تَفْعَلُ, apo kur ne flasim për ‘një femër të vetme’ الْغَائِبَةُ – هِيَ تَفْعَلُ

Për ‘femrën për të cilën flitet’ ne përdorim ‘تَ’ – në vend që të themi ‘يَفْعَلُ’ themi ‘تَفْعَلُ’

الْغَائِبَةُ – ia shtojmë një ‘ة’.

Në bazë të kontekstit të fjalisë bëhet se kujt i referohet kjo folje تَفْعَلُ dhe kjo do të mësohet në nivele më të larta.

يَفْعَلَانِ me ‘ي’ dhe ‘ا + ن’ në fund i referohet ‘një dysie prej meshkujve’ apo ‘përzierje’ për të cilët flitet.

تَفْعَلاَنِ me ‘ت’ dhe ‘ا + ن’ në fund i referohet ‘një dysie prej femrave’ për të cilat flitet.

Shënim: تَفْعَلاَنِ gjithashtu përdoret për dy arsye: kur ne i flasim ‘një dysie prej meshkujve’ apo ‘përzierje’ أَنْتُمَا تَفْعَلَانِ, por edhe kur ne flasim për ‘një dysi prej femrave’هُما تَفْعَلَانِ .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s