Mesimi 24

بسم الله الرحمن الرحيم

Mësimi 24

Siç veçse e dimë kapitulli i parë është: فَعَلَ – يَفعُلُ

Harful ‘Il-lah nganjëherë vjen si:

  • Faa e foljes, si:  وَعَدَ, يَنَعَ
  • ‘Ajn i foljes, si: قَالَ , بَاعَ
  • Laam i foljes, si: دَعَا, سَقَى

Sipas disa parimeve të cilat do t’i mësojmë – nëse Allahu dëshiron – këto tri shkronja priren të ndryshojnë.

Parim: Çdo Elif (jo hamzah) në një folje me tri shkronja në origjinë ka qenë ose ي  ose و

  • Nga kjo në kuptojmë se nuk ka diçka të tillë që një Elif të jetë shkronjë origjinale në folje me tri shkronja.

Shembuj:

قَوَلَ  < —-   قَالَ   – 

  • قَالَ në origjinal ka qenë قَوَلَ’

بَيَعَ  < —-   بَاعَ   

  • بَاعَ në origjinal ka qenë  بَيَعَ

دَعَوَ  < —-   دَعَا  

  • دَعَا në origjinal ka qenë دَعَوَ ’

سَقَيَ  < —-  سَقَى

  • سَقَى në origjinal ka qenë سَقَيَ ’
  • Elifat në قَال, بَاعَ, دَعا, سَقَى  në origjinë nuk kanë qenë një Elif por një و  apo një ي.
  • Laami në foljen سَقَى  është një elif i cili ka marrë një formë të ي – Në kohërat e lashta ata nuk i shkruanin dy pikat ي , sepse kjo ishte një gjë e njohur. Ky lloj i formës së një elifi nuk mund të shkruhet në mes (të fjalës), por vetëm kur është në fund (të saj).

 

Mënyra për ta ditur që një Elif në origjinal ka qe një و  apo një ي  është duke e kthyer atë në Masdarin e vet.

  • Masdari i  قَالَ  është  قَوْلٌ  (Kawlun) – Këtu ti mund ta shohësh një و në Masdar, kjo tregon se shkronja origjinale e Elifit është një Waaw.
  • Masdari i بَاعَ  është  بَيعٌ  (Bej’un) – Kurse këtu ti mund ta shohësh një ي në Masdar, kjo tregon që shkronja origjinale e Elifit është një Jaa.

 

Parim: Nëse një و  apo një ي  ka një harakeh (fet’hah, kesrah, dhammeh) dhe shkronja para saj ka një fet’hah atëherë ktheje و  apo  ي  në Elif.

  • Vëni re: ‘…dhe shkronja para saj ka një FET’HAH’ – pra këtu shkronja para saj është specifikuar (të ketë) një fet’hah dhe jo çfarëdo harakeh

A mund ta zbatojmë këtë parim tek قَوَلَ, بَيَعَ, دَعَوَ, سَقَيَ ?

Që ta dimë se a mund ta zbatojmë këtë princip ne duhet t’i shqyrtojmë dhe parashtrojmë pyetjet në vijim:

1: A ka aty një و apo një ي?

  • قَوَلَ  – Po, këtu është një و  (në ‘Ajnul-Kelimeh )
  • بَيَعَ  – Po, këtu është një ي (në ‘Ajnul-Kelimeh)
  • دَعَوَ  – Po, këtu është një و (në Laamul-Kelimeh)
  • سَقَيَ  – Po, këtu është një ي (në Laamul-Kelimeh)

2: A ka kjo shkronjë një harakeh?

  • قَوَلَ  – Po, ka وَ  (është një fet’hah)
  • بَيَعَ  – Po, ka يَ  (është një fet’hah)
  • دَعَوَ  – Po, ka وَ  (është një fet’hah)
  • سَقَيَ  – Po, ka يَ (është një fet’hah)

3: A është një shkronjë para saj?

  • قَوَلَ  – Po, është një ق
  • بَيَعَ  –  Po, është një  ب
  • دَعَوَ  –  Po, është një  ع
  • سَقَيَ  – Po, është një ق

4: A e ka kjo shkronjë një Fet’hah?

  • قَوَلَ  – Po, ka قَ
  • بَيَعَ  – Po, ka بَ
  • دَعَوَ  – Po, ka عَ
  • سَقَيَ  – Po, ka قَ

Konkluzion: Për arsye se të gjitha këto janë të zbatueshme ndaj parimit, ne mund t’i kthejmë و  apo ي  në Elif – Dhe këtë ti mund ta bësh me çdo folje me tri shkronja për aq sa parimi takohet me të.

قَالَ  < —-   قَوَلَ   

بَاعَ  < —-   بَيَعَ   

دَعَا  < —-   دَعَوَ 

سَقَى  < —-  سَقَيَ  

*Vëni re: Elifi në سَقَى merr formën e një jaa, që tregon se kjo shkronjë në origjinal ishte një ي

  • Nëse Elifi në fund merr formën e një jaa ى (pa asnjë pikë) kjo domethënë se në origjinal ai ishte një ي  – Dhe sikur ai të ishte një Elif i ngritur ا  – si te دَعَا- , atëherë në origjinal ai ishte një Waaw و

Shënim i rëndësishëm: Meqenëse ‘Ajni i foljes ka ndryshuar në një Elif, peshorja mbetet e njëtë.

Kjo do të thotë se ti do ta trajtosh ‘Ajnul-Kelimeh  sikur të mos ishte ndryshuar kurrë.

  • قَالَ  në origjinë është قَوَلَ – këtu ne do ta trajtojmë ‘Ajnin sikur të mos ishte ndryshuar, pra ne do ta peshojmë foljen قَوَلَ  dhe do të themi: قَالَ  është në peshoren e فَعَلَ
  • Mos  thuaj :
    • قَال  është në peshoren e  فَالَ  , më saktë thuaj: قَالَ është në peshoren e فَعَلَ
    • apo  بَاعَ  është në peshoren e فَالَ , më saktë thuaj: بَاعَ  është në peshoren e فَعَلَ
    • apo  دَعَا  është në peshoren e فَعَا , më saktë thuaj: دَعَا është në peshoren e  فَعَلَ  
    • apo سَقَى   është në peshoren e  فَعَى, më saktë thuaj: سَقَى  është në peshoren e فَعَلَ

Ky kapitull është Kijas në tri llojet e foljeve:

  1. Kur ‘Ajni i foljes në origjinë është një و
  • Domethënë: Janë tri mënyra për ta ditur (pa pyetur fare) kur një folje i takon këtij kapitulli (kapitullit të parë) – Njëra nga këto mënyra është kur ‘Ajnul-Kelimeh në origjinë është një Waaw.

 

Leksiku i kapitullit të parë (Kijaas)

Kur ‘Ajni është një Waaw:

قَال

Ai thotë

  • قَالَ është në peshoren فَعَلَ

عَاذَ

Ai ka kërkuar strehë

  • عَاذَ është në peshoren فَعَلَ

كَانَ

Ai ka qenë

  • كَانَ është në peshoren فَعَلَ

قَامَ

Ai ka qëndruar në këmbë

  • قَامَ është në peshoren فَعَلَ

تَابَ

Ai është penduar

  • تَابَ është në peshoren فَعَلَ

صَامَ

Ai ka agjëruar

  • صَامَ është në peshoren فَعَلَ

مَاتَ

Ai ka vdekur

  • مَاتَ është në peshoren فَعَلَ

فَازَ

Ai ka fituar

  • فَازَ është në peshoren فَعَلَ

زَارَ

Ai ka vizituar

  • زَارَ është në peshoren فَعَلَ

ذَاقَ

Ai ka shijuar

  • ذَاقَ është në peshoren فَعَلَ

Këto lloje të foljeve a mbesin të njëjta apo ndryshojnë kur kthehen në këto zgjedhime që i morëm? Këtë do ta zbulojmë në klasën e radhës in shaa Allaah.

Një përsëritje e vogël>>>

  • Janë tri raste kur folja duhet t’i takojë kapitullit të parë, dhe rasti i parë është: kur ‘Ajnul-Kelimeh është një waaw

Shënime >>>

Elifi paraqet një shkronjë origjinale, dhe çfarëdo që paraqet një shkronjë origjinale trajtohet si një origjinal

  • قال  është në peshoren فَعَلَ  , dhe kjo për arsye se elifi paraqet një shkronjë origjinale, kështu që ne e trajtojmë atë si një shkronjë origjinale

Për t’i kthyer foljet si قَال  në një Mudaari’, që është në peshoren يَفعُلُ  ti duhet të bësh atë që vijon:

1: Shtoje ‘jaa’  – ي

2: Jepja kësaj ’jaa’ një fet’hah – يَ

3: Bëje të heshtur (me sukun) Faa-ul Kelimeh – يَقْ 

Para se të vazhdojmë me hapin e katërt, veni re: është një parim i cili thotë: Nëse një و  apo një ي  ka një harakeh dhe shkronja para saj kanë një FET’HA atëherë ktheje و apo ي  në një Elif.

Këtu shkronja para saj është e heshtur (është saakin dhe jo muteharrik), për arsye se nuk ka arsye që و  të kthehet në Elif, ai i referohet prapë asaj qysh ka qenë (që ka qenë një Waaw)  يَقْولَ – Dhe që të përputhet me peshoren ‘يَفعُلُ’ , ne i japim و (i cili është ‘Ajnul-kelimeh) një dhammeh يَقْوُلَ

4: Jepja Laamul-kelimeh një dhammeh (gjendja esencial e Mudaari’) يَقْوُلُ

Këtu يَقوُلُ (jakwulu) përputhet me يَفعُلُ , por këtu kemi një problem. Dhammeh në و është një harakeh e rëndë dhe shkronja و është një shkronjë e rëndë, dhe kjo e jep: Një shkronjë të rëndë + Një harakeh  të rëndë = Një shqiptim të rëndë.

Kjo rëndesë e kundërshton parimin e përgjithshëm i cili thotë: ‘Kërkimi i lehtësimit në të folur’

Këtë Dhammeh përmbi و duhet ta marrin parasysh (të bëjmë diçka në lidhje me të), sepse ajo mund të shkaktojë problem.

Nëse shkronja përpara është bosh (e lirë) nga ndonjë harakah, atëherë ne i japim asaj një harakeh.

5: Për arsye se shkronja para waawit është bosh ne mund t’ia japim dhammeh mbi وُ  shkronjës e cila është para saj (Faa-ul Kelimeh) يَقُولُ  (jakuulu)

Meqenëse dhammeh vjen para و dhe ti veçse e di që një waaw është zgjatim i dhammah, atëherë ai do të tingëllojë mirë dhe rrjedhshëm shqiptim.

 

*Kështu duhet të veprosh me çdo folje me tri shkronja e cila ‘ajnul kelimeh e ka një waaw

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s