Shënimet e mësimit 26

بسم الله الرحمن الرحيم

يَقُولُ (Jekuulu): Ai thotë

  • Në origjinë ishte يَقوُلُ (Jekwulu), por për shkak të një principi është e domosdoshme që dhammeh mbi të waaw është zhvendosur te komshiu (Kaaf)  يَقُولُ  (Sikur ta kishe zhvendosur dhammeh e ‘Ajnit te Faa-ja) – Dhe këtë ne e zbatojmë si një hap të parë për të gjitha këto folje (e lëvizim dhammeh e cila është mbi Waaw tek Kaafi)

تَقُلنَ (Tekulne)

  • Në origjinë ishte ka qenë تَقوُلنَ dhe është shndërruar në تَقُلنَ  sipas hapave vijues:

Hapi parë: تَقوُلنَ  ka një waaw me një dhammeh në të dhe kjo evitohet si rrjedhojë e rëndesës (shkronjë e rëndë + harakeh e rëndë), kështu ne shikojmë në shkronjën e cila është para saj dhe shohim a është e lirë (bosh) nga harakaatet dhe nëse është atëherë ia japim këtë dhammeh asaj (këtu është kafi dhe ai është i lirë nga të gjitha harakaatet, kështu që atij ia japim një këtë dhammah to) تَقُولْنَ

Hapi i dytë:   – تَقُولْنَ – Tani janë takuar dy sukuuna dhe kjo është një problem, gjëja e parë që bëjmë është të shikojmë shkronjën e parë me sukuun dhe të shohim se a është njëra nga huruuful ‘il-lah. Nëse është, atëherë ne mund ta rrëzojmë atë, por vetëm me një kusht: që harakeh para saj të tregojë (provojë) që shkronjë të cilën dëshirojmë ta rrëzojmë t’i përshtatet asaj. Këtu ne dëshirojmë ta rrëzojmë و kështu që duhet të shikojmë a ka provë për këtë (një dhammeh para saj) , dhe këtu kemi një dhammeh para saj, kështu që kjo tregon se ne mund ta hedhim atë تَقُولْنَ – و = تَقُلْنَ

 

يَقُولُونَ (jekuuluune)

  • Në origjinë ka qenë يَقوُلُونَ (jekwuluune) – Këtu kemi të njëjtin problem një harakeh e rëndë në një shkronjë të rëndë, këtu shkronja para saj është e lirë nga të gjitha harakaatet, kështu në ia japim dhammeh kafit  يَقُولُونَ  

يَفعُلنَ tingëllon si تَفعُلنَ dallimi i vetëm është ‘taa’ dhe ‘yaa’ dhe kjo domethënë se ajo e ka të njëjtin problem

*Parim: Waawi dhe Jaa-ja janë shkronja të rënda*

  • Kryesisht nuk sheh që një fjalë në arabisht të fillojnë me një kesrah

~~~

Dobi shtesë:

سَبقُ لِسَان (Sebku lisaan): Gjuha e jote e godet vetëdijen tënde për diçka – goditja e parë që arrin (në mendje)

سَبقُ قَلَم (Sebku kalem): Lapsi yt e godet vetëdijen tënde për diçka – domethënë: shkruan diçka pa e pasur për qëllim.

~~~

أَخطَأَ (Ahta-e): Ai ka rëndë në gabim pa dëshirë  

  • Kjo është ajo për të cilën Allahu سبحانه وتعالى thotë:

رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذنَا إن نَّسِينَا أو أخطَأنَا  [2:286]

خَطِئَ (Hati-e): Ai ka rënë në gabim me dëshirë (me qëllim)

  • Allahu سبحانه وتعالى thotë:

لَّا يَأْكُلُهُ إِلَّا الْخَاطِئُونَ    [69:37]

  • الخَاطِئون: është nga folja خَطِئَ  dhe jo nga أَخطَأَ
  • خَاطِئ (haati-): është njëjësi i atij që ka bërë gabim me dëshirë
  • مُخطِئ: Është njëjësi i atij që ka bërë gabim pa dëshirë 
  • مُخطِئ është marrë nga folja أخطَاَ , يُخطِئُ ,فَهُوَ مُخطِئ –  أخطَأَ

 

Shënime >>>

فَعَلَ – يَفعُلُ

Lloji i dytë i foljeve të cilat i takojnë këtij kapitulli:

(Me fjalë tjera: “Ky kapitull është Kijaas në tri lloje të foljeve.” – Domethënë ky kapitull është një parim për tri lloje të foljeve.)

Çdo folje që ka një Waw si Laamul-Kelimeh

  • قِياس : Është diçka që e ndjekë një parim.
  • Kur themi: Ky kapitull është Kijas në llojet vijuese të foljeve – e dimë se kjo do të thotë: Që këto lloje të foljeve të cilat i përmendim, kurdo që gjen llojin e njëjtë të foljes që i përmban të njëjtat cilësi, ajo e ndjek këtë kapitull si një trend.
  • Nga kjo kuptojmë se kurdo që Laamul Kelimeh është një Waaw ajo (folja) është prej këtij kapitulli dhe gjithashtu kurdo ‘Ajnul Kelimeh është një Waaw ajo gjithashtu është prej këtij kapitulli.

Fjalë:

Kur Laamul Kelimeh është një Waaw

تَلاَ, يَتلُو  (Telaa, Jetluu)

  • Ai ka lexuar / lexon
  • Gjithashtu e ka kuptimin ‘ai po reciton’. Mirëpo tani më së shumti përdoret për التِّلاَوَة , që përdoret për Kuranin.
  • Laamul kelimeh në origjinë është një waaw تَلَوَ <<< تَلاَ

رَجَا, يَرجُو  (Raxhaa, Jerxhuu)

  • Ai ka shpresuar / shpreson
  • Allahu سبحان الله تعالى ka thënë:

قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا

Thuaj:“Unë jam vetëm një vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” [18:110]

دَعَا, يَدعُو  (De’aa, Jed’uu)

  • Ai ka thirrur / thërret

سَمَا, يَسمُو  (Semaa, Jesmuu)

  • Ai është lartësuar / lartësohet

عَفَا, يَعفُو (‘Afaa, Ja’fuu)

  • Ai ka falur / ai falë

غَلاَ, يَغلُو (Ghalaa, Jeghluu)

  • Ai e ka tepruar / tepron – i ka tejkaluar / tejkalon kufijtë  

قَسَا, يَقسُو (Kasaa, Jaksuu)

  • Ai është ngurtësuar / ngurtësohet
  • Vë re shqiptimin: Shkronja Kaaf është një shkronjë e rëndë ndërsa shkronja Siin është një shkronjë e lehtë – Dhe njëra nga gjërat më të vështira në Gjuhën arabe është kalimi shkronja e rëndë në të lehtën dhe nga ajo e lehta në të rëndën, dhe kjo është diçka me të cilën duhet të mësohesh për ta përdorur.
  • Këtë folje ne veçse e kemi marrë në njërën nga klasat në të kaluarën –  قَسَتْ قُلُوبُهُم

قَفَا, يَقفُو (Kafaa, Jakfuu)

  • Ai e ka pasuar / e pason

نَجَا, يَنجُو  (Nexha, Jenxhuu)

  • Ai ka shpëtuar / shpëton

صَفَا, يَصفُو (Safaa, Jasfuu)

  • Ai është pastruar / pastrohet – dëlirur / dëliret

*Veni re: Këtu fundi i foljeve ka një Elif (një elif të ngritur ‘ا’ dhe jo një Elifi i cili e ka marrë formën nga një jaa ‘ى’) – Dhe, për arsye të kësaj ne e dimë ai në origjinë ka qenë një Waaw dhe jo një Jaa. Megjithatë, disa fjalë në Kuran kanë një waaw si një shkronjë origjinale të tyre megjithëse ato janë shkruar në formën e një jaa ‘ى’, kjo sepse shkrimi Kuranor ka rregulla tjera se sa shkrimi i zakonshëm – Dhe këtë ju do të mësoni in shaa Allah nëعُلُومُ القُرآن kur ju e mësoni رَسمُ المُصحَف (shkrimin e mus’hafit), që është një shkencë në vete.

Siç është rasti me nxënësit në Mauritani për shembull. Që në momentin kur fillojnë të lexojmë Kuran, që moshën e re,ata e memorizojnë Kuranin dhe kur e përfundojnë  ata gjithashtu e mësojnë shkrimin e Kuranit, dhe rruga se si e perfeksionojnë atë është duke e shkruar në pllaka të drurit (të gjithë Kuranin, e fshijnë pastaj e shkruajnë përsëri e përsëri). Për këtë arsye është vështirë të gjesh një mauritanez  që bënë gabime në Kuran, sepse kjo është mënyra e zakonshme e tyre e mësimit të Kuranit.

  • Të ndryshuarit e këtyre llojeve të foljeve në Mudaari’ është më lehtë se ato që i kemi mësuari më herët (kur ‘ajni është një waaw)

Zgjedhimi i تَلاَ  në Mudaari’

(Ne do ta marrin zgjedhimin e Mudaari’ së pari, sepse është më i lehtë se Maadhi dhe ne do ta përmendim vetëm formën e parë)

أَفعُلُ                                                           أَتلُو

 

Rikujtim i një parimi: Kur t’i peshojmë fjalët me shkronja shtesë të cilat janë mbledhur në fjalinë سَأَلتُمُونِيهَا i zbresim ato ashtu siç janë.

Këshillë shtesë:

Mos i harro parimet!

Nuk do të thotë që kur të arrijmë t’i ndryshojmë foljet, që t’i harrosh parimet. Parimet janë shumë të rëndësishëm dhe gjithmonë duhet t’u kthehesh dhe t’i rishikosh. Mos e lejo dukshmëria / qartësia jote gjatë mësimit të këtyre formave dhe zbatimit të rregullave të të mashtrojë dhe të jetë arsye që t’i harrosh (parimet), por gjithmonë të jesh në kontakt me parimet.  

 

 

أَتلُو

 

1: E sjellim shkronjën e Mudaari’  حَرفُ المُضَارَعَة  , që në këtë rast është një Hemzah أَ

2: E heshtim Faa-ul kelimeh që është ‘taa’ أتْ

3: I japim ‘Ajnul kelimeh një dhammeh أتْلُ

4: Këtu Laamul kelimeh në origjinë është një Waaw – Dhe këtu nuk ka ndonjë arsye që Waawi të kthehet në Elif, kështu që ne e mbajmë atë –  أَتلُوُ që është peshoren أفعُلُ

Tani vërejmë se waawi ka një dhammeh وُ dhe kjo evitohet si pasojë e rëndesës (siç e kemi sqaruar me herët në أقوُلُ) – Por dallimi këtu është që dhammeh mbi waaw tek أَتلُوُ nuk ka vend (që të vendoset) mbi laam (‘ajnul kelimeh), sepse ajo veçse është e zënë me një harakeh – kështu që këtu ne e fshehim atë أَتلُو

Dhammeh mbi waaw te أقوُلُ nuk është e fshehur, por është lëvizur dhe vendosur në shkronjën para saj أقُولُ (që është kaafi), dhe kjo dhammeh e cila është lëvizur te Kaafi është e theksuar. Ndërsa, dhammeh mbi waawin e أتلُوُ nuk është lëvizur për te shkronja para saj, sepse shkronja para saj nuk është e lirë, ajo ka një harakah, por ne duam që të çlirohemi prej saj, ajo shkakton probleme, sepse është e rëndë, kështu që ajo çfarë bëjmë është që ta fshehim atë dhe kjo domethënë se ti ende do ta ‘largosh / rrëzosh atë’ ‘drop it’  أَتلُو – Ti nuk do ta theksosh atë, sepse theksimi i saj shkakton probleme. Ne e përdorimi fshehjen, sepse mos vendosja e saj mbi ‘waaw’ nuk do të thotë që ne e kemi lëvizur atë diku tjetër, ajo është aty por e fshehur nga theksimi. Sipas rregullit gramatikor ajo është atye – dhe këtë ne do ta mësojmë në gramatikë in shaa Allah.

 (mund të thuash që ti e ke larguar atë, por me kuptimin se e ke larguar në theksim)

Harakaatet që vendosen në fund të fjalëve, janë vendosur aty vetëm për ta pasqyruar / caktuar funksionin gramatikor që e zënë në fjali. Për shembull:

Nëse thua ضَرَبَ زَيد أحمَد   pa haraken në fund, a mund ta dish se kush ka goditur dhe kush është ai që është goditur? Në fillim mund të thuash: Po, sepse vepruesi ‘Zejdi’ përmendet menjëherë pas foljes dhe kjo do të thotë se ai është i cili po e bën goditjen. Por, nuk është ashtu (jo domosdoshmërish), sepse nganjëherë u ndërrohet vendi, dhe marrësi përmendet para vepruesit të veprës, dhe kjo është për dobi për sa i përket beleghas (zbukurimit të të folurit – sikur në thënien e Allahut سبحانه وتعالى :

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّـهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ أَحَدًا

“Në të vërtetë, nga robërit e tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët,…” [El-Fatir (35):28]

  • يَخشَى اللهَ …. العُلَمَاءُ
  • يَخشَى : ka frikë – dhe sikur të thuash se vepruesi gjithmonë përmendet pas foljes, atëherë këtu do të thuash se ‘Allahu ka frikë dijetarët ‘(neudhubilah).
  • Arsyeja pse fjala  اللهَ  ka fet’hah dhe العُلَمَاءُ  ka dammeh është për ta shprehur rolin që secila fjalë e luan në fjali.
  • Këtu, vepruesi i veprës (të paturit frikë) janë العُلَمَاءُ  (dijetarët) – ka dammeh – dhe marrësi (Ai të cilit i frikësohet) është   الله سبحانه وتعالى – ka fet’hah.
  • Një harake bën ndryshim në domethënie – nëse e lexoni kështu يَخشَى اللهُ …. العُلَمَاءَ – Këtu, do ta ndryshosh kuptimin nga Monoteizmi në Jo vetëm shirk.

*Parim: Vepruesi në origjinë merr dammeh, dhe marrësi në origjinë merr fet’hah.

  • Kur ta thoni një fjali që përmban folje, veprues dhe marrës – fundi i vepruesit në origjinë merr dammeh, dhe fundi i marrësit në origjinë merr fet’hah.
  • Nëse shihni folje, dhe pas saj një fjalë (emër) që ka fet’hah në vend të dammes, atëherë dije se ajo është marrësi dhe jo vepruesi.

Po ju pyes:

Nëse them: ضَرَبَ زَيدٌ أحمَدَ

  • Kush e ka bërë goditjen? Zejdi
  • Si e dini? Përmes dammes
  • A është Ahmedi marrësi i veprës? Marrësi
  • Si e dini këtë? Përmes fet’has

Çfarë nëse unë them: ضَرَبَ زَيدًا أحمَدُ

  • Kush është vepruesi i goditjes tani? Ahmedi

(kjo është çfarë mësohet në gramatikë)

Kurani është shpallur në nivelet më të larta të Belagas, është më i fuqishmi në të folur. Nga kjo perspektivë , Allahu i sfidoi jobesimtarët që ta sillnin një Kuran sikur ky.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s