Mësimi 32 – Shënimet

بسم الله الرحمن الرحيم

Mësimi i ri

Shënime >>>

Kapitulli i dytë  فَعَلَ – يَفعِلُ

Shembulli i zakonshëm për المٌتَعَدِّي :

ضَرَبَ

Dhe shembulli i zakonshëm për اللَّازِمُ :

جَلَسَ

  • جَلَسَ: ai është ulur
  • ضَرَبَ : ai ka goditur
  • المُتَعَدِّي : një folje e cila kalon te një marrës
  • اللَّازِمُ : një folje e cila është kufizuar te vepruesi dhe nuk kalon te një marrës

Lloji i parë i foljeve në të cilat kapitulli i dytë është një Kijaas:

Çdo folje që ka një ي si ‘Ajnul Kelimeh

  • Kurse në kapitullin e parë kemi thënë: Çdo folje e cila ka një و si ‘Ajnul Kelimeh

 

Fjalët

Kur ‘Ajnul Kelimeh është një Jaa

جَاءَ

Ai ka ardhur

  • جَاءَ në origjinë ka qenë جَيَأَ  , njëjtë si قَالَ që në origjinë ka qenë قَوَلَ
  • Definicioni i Sarfit është të ndryshuarit e Masdarit (emrit foljor) në forma të ndryshme – Dhe Masdari i جَاءَ është المَجِيء (akti i ardhjes)
  • Kur e kthejmë këtë Masdar në Maadhi ne e bëjmë atë që vijon:

1: E sjellim Faa-ul Kelimeh, që është Xhiim فَ – جَ

2: E sjellim ‘Ajnul Kelimeh, që është Jaa فَعَ – جَيَ

3: E sjellim Laamul Kelimeh, që është Hemzeh   فَعَلَ – جَيَأَ

Pasi që e kemi ndryshuar formën e Masdarit në Maadhii, e kuptojmë që është një parim i zbatueshëm i cili mund të aplikohet – I cili është: Nëse Jaa-ja apo Waawi ka një harakeh dhe shkronja para saj ka një fet’hah, ne e shndërrojmë Waawin apo Jaa-në në Elif  جَيَأَ —> جَاءَ

زَادَ

Ai është shtuar

صَارَ

Ai është bërë

طَارَ

Ai ka fluturuar

قَاسَ

Ai ka matur / bazuar

  • Kjo folje është marrur prej القِيَاسُ dhe do të thotë: Të bazuarit e diçkaje në diçka tjetër

عَاشَ

Ai ka jetuar

حَاضَتْ

Asaj i ka ardhur cikli menstrual

  • Këtu është shtuar  تَاءُ التَّأنِيثُ السَّاكِنَة  sepse menstruacionet iu vijnë vetëm femrave.
  • Gjatë shqiptimit të saj mos thuaj حَادَتْ apo حَاظَتْ por thuaj حَاضَتْ 

بَاعَ

Ai ka shitur

قَالَ

Ai ka marrur një sy gjumë pasditeje

  • قَالَ – يَقِيلُ
  • Këtë folje e kemi marrur, por ‘ajnul kelimeh në origjinë ka qenë një waaw, kurse këtu ajo në origjinë është një jaa
  • قَالَ – يَقوُلُ (kapitulli i parë)

بَانَ

Ai është shfaqur / dukur

Si t’i kthejmë këto lloje të foljeve në Mudaari’

جَاءَ është në peshoren فَعَلَ

Dhe për ta kthyer جَاءَ në يَفعِلُ ne bëjmë atë që vijon:

1: E sjellim shkronjën e Mudaari’, që këtu është jaa-ja dhe ia japim asaj një fet’hah يَ – يَ

2: E sjellim faaul kelimeh, që është xhiim dhe ia japim asaj një sukuun

 يَفْ – يَجْ

3: E sjellim ‘ajnul kelimeh, që është jaa dhe ia japim asaj një kesrah  يَفْعِ – يَجْيِ

  • ‘ajnul kelimeh është marrur nga Masdari, kjo e sqaron pse ajo ëshët një jaa (në origjinë).

4: E sjellim laamul kelimeh, që është hemzeh dhe ia japim asaj një dhammeh  يَفعِلُ – يَجْيِئُ

Tani e njëjta gjë që i ka ndodhur يَقْوُلُ do t’i ndodh edhe  يَجْيِئُ – vetëm se këtu ajo është një kesrah e cila është lëvizur dhe jo një dhammeh. Dhe këtu kesrah mbi jaa është e rëndë, kështu që e lëvizim kesrah në shkronjën e lirë / boshe para saj يَجْيِئُ —> يَجِيئُ

  • Pyete veten tënde pse kapitulli i parë ishte kijas te foljet të cilat e kishin waawin si ‘ajnul kelimeh? Nëse ‘ajnul kelimeh ka qenë një waaw përfundimisht harakeh para saj do të jetë një dhammeh.
  • Nga kjo mund ta kuptosh se nëse ‘ajnul kelimeh është një jaa ajo i takon këtij kapitulli – Sepse përfundimisht kesrah do të vijë para ‘ajnul kelimeh (‘ajnul kelimeh është një jaa dhe ajo që i përshtatet asaj është një kesrah)

Dhe kështu do të veprosh me të gjitha foljet që janë të ngjashme me të.

زَادَ – يَزِيدُ

  • يَزِيدُ në origjinë ka qenë يَزْيِدُ dhe kesrah mbi jaa është lëvizur te shkronja e lirë / boshe para saj.

Detyrë shtëpie është t’ua jepni Mudaari-n’ pjesës së mbetur të foljeve, të cilat janë: صَارَ, طَارَ, قَاسَ, عَاشَ, حَاضَتْ, بَاعَ, قَالَ, بَانَ

 Mësimi i ri

Shënimet >>>

Zgjedhimi i قَالَ  në Maadhii

Kur ‘ajnul kelimeh është një jaa

فَعَلْتُ                                                          قِلْتُ

فَعَلْنَا                                                           قِلْنَا

فَعَلْتَ                                                          قِلْتَ

فَعَلْتِ                                                          قِلْتِ

فَعَلْتُمَا                                                        قِلْتُمَا

فَعَلْتُمْ                                                          قِلْتُمْ

فَعَلْتُنَّ                                                         قِلْتُنَّ

فَعَلَ                                                             قَالَ

فَعَلَتْ                                                          قَالَتْ

فَعَلاَ                                                             قَالَا

فَعَلَتَا                                                           قَالَتَا

فَعَلُوا                                                          قَالُوا

فَعَلْنَ                                                            قِلْنَ

 

Ky lloj i zgjedhimit është sqarur më herët me قَال (kur ‘ajnul kelimeh është në origjinë një waaw)

Një përsëritje e asaj se si e kemi ndryshuar قَالَ në قُلتُ

1: E sjellim faa-ul kelimeh, që është kaaf dhe ia japim asaj një fet’hah  فَ – قَ

2: E sjellim ‘ajnul kelimeh, që është waaw dhe ia japim asaj një fet’hah

فَعَ – قَوَ

3: E sjellim laamul kelimeh, që është laam dhe e heshtim atë  فَعَلْ – قَوَلْ

4: E shtojmë taa-ul faa’il dhe ia japim asaj një dhammeh فَعَلِتُ – قَوَلْتُ

5: E kthejmë Waaw-in në Elif قَوَلْتُ —> قَالْتُ

Këtu ne mund ta zbatojmë parimin e kthimit / shndërrimit të këtij waawi në elif, sepse ai është muteharrik dhe shkronja para saj ka një fet’hah

6: E largojmë shkronjën e parë saakin, që është elif قَالْتُ —> قَلْتُ

Tani këtu kemi dy sukuuna radhazi dhe kjo duhet të mënjanohet. Ne ose e largojmë këtë shkronjën e parë saakin ose ia japim asaj një harakeh – Këtu ne e largojmë atë, sepse ajo është njëra nga huruuful ‘il-leh dhe këtu kemi provën e shkronjës së larguar (një fet’hah)

7: Ia japim faa-ul kelimeh, që është kaafi, një dhammeh قَلِتُ —> قُلتُ

Këtu arabët ia kanë dhënë kaafit një dhammeh për ta ditur se elifi i larguar në origjinë ka qenë një waaw, dhe ajo që i përshtatet waaw-it është një dhammeh

Nëse ata ia kanë dhënë faa-ul kelimeh një dhammeh, në këtë rast për të treguar  se elifi në origjinë ka qenë një waaw, atëherë çfarë pritet që ata të bëjnë kur elifi në origjinë është një jaa?

Ata ia japin faa-ul kelimeh një kesrah për të treguar që elifi në origjinë ka qenë një jaa.

Parimisht:

Kur elifi i larguar në origjinë është një waaw, atëherë shkronjës para saj do t’ia japim një dhammeh, për ta identifikuar që elifi i larguar në origjinë ka qenë një waaw.

Dhe kur elifi i larguar në origjinë është një jaa, atëherë shkronjës para saj do t’ia japim një kesrah, për ta identifikuar që elifi i larguar në origjinë ka qenë një jaa.

  • Kjo domethënë se nëse ajo do të isht një fet’hah, atëherë shkronja pas saj do të ishte një elif – Dhe nëse është një kesrah, atëherë shkronja pas saj do të ishte një jaa – Dhe nëse do të ishte një dhammeh, atëherë shkronja pas saj do të ishte një waaw.
  • Nëse dikush dëshiron ta analizojë këtë fjalë ‘ قُلتُ’ , ai do të arrinte në përfundim se këtu një shkronjë mungon, sepse taa-ul faa’il është një shkronjë shtesë dhe nuk është pjesë e foljes. Duke ditur se ajo nuk është pjesë e foljes dhe se një shkronjë këtu mungon (që është ‘ajnul kelimeh) – Ai do të dijë sipas parimit të mësuar se shkronja e larguar është një harf ‘il-lah dhe se ajo është larguar për arsye se është takuar me një shkronjë saakin dhe se shkronja harfu il-leh e larguar është një waaw, sepse shkronja para saj ka një dhammeh. Nëse themi në vend të  قُلْتُ – قِلْتُ , atëherë shkronja e larguar në origjinë do të ishte një jaa.

 

Ne do të veprojmë njëjtë, dhe kurdo që Laamul kelimeh është saakin (që është kur taa e vepruesit apo naa e vepruesit apo nuuni i vepruesit ‘ نُونُ الإنَاثة’ i shtohen / ngjiten asaj), ne e largojmë / hedhim elifin (në origjinë një jaa) dhe do t’ia japim faa-ul kelimeh një kesrah.

 

  • Kemi 6 taa-ul faa’il – فَعَلْتُ, فَعَلْتَ, فَعَلْتِ, فَعَلْتُمَا, فَعَلْتُم, فَعَلْتُنَّ

 

قِلتُ, قِلْنَا, قِلْتَ, قِلتِ, قِلْتُمَا, قِلْتُم, قِلْتُنَّ, قِلْنَ

Këtu ne e heshtim laamul kelimeh dhe e largojmë ‘ajnul kelimeh (një origjinë një) dhe ia japim faa-ul kelimeh një kesrah, si dhe ia shtojmë dhamiir-in e saktë / korrekt asaj.

  • قِلتُ : kam marrë një sy gjumë të ditës (paraditës)

 

قَالَ, قَالَتْ, قَالاَ, قَالَتَا, قَالُوا

Këtu laamul kelimeh nuk është e heshtur, kështu që nuk kemi nevojë t’ia japim faa-ul kelimeh (kaafit) një kesrah, sepse elifi nuk është larguar.

  • Veni re se قَالَ këtu është tjetër nga قَالَ e kapitullit të parë – këtu ‘ajni është një jaa ndërsa atje ai ishte një waaw – Dhe kjo bënë një dallim në kuptim.

قِلنَ  në çfarë peshore është?

قِلنَ عَلَى وزنِ فِلنَ

‘ قِلنَ  është në peshoren فِلنَ’

Sepse, çfarëdo që largojmë prej fjalës së peshuar, e largojmë edhe prej peshores, dhe çfarëdo harakeh që fjala merr edhe peshorja do ta marrë gjithashtu.

Sqarim se si قِلتُ  është në peshoren فِلتُ

قِلتُ  në origjinë është قَالتُ

قَالتُ  është në peshoren فَعَلتُ (elifi në kaaltu nuk është një shkronjë shtesë, ai është një shkronjë origjinale (‘ajnul kelimeh))

Për ta arritur قِلتُ ne e kemi larguar elifin, i cili e paraqet / përfaqëson ajnul kelimeh

قَالتُ – ا = قَلْتُ

Të njëjtën e veprojmë me peshoren dhe e largojmë ajnul kelimeh

فَعَلْتُ – ع = فَلْتُ

Pasi që ta largojmë Elifin në fjalën e peshuar ne ia japim Kaafi (faaul kelimeh) një kesrah  قِلْتُ

Të njëjtën e bëjmë edhe me peshoren dhe ia japim faaul kelimeh një kesrah قِلْتُ—> فِلْتُ

Dhe kjo e bënë قِلْتُ në peshoren فِلْتُ

  • قِلنَ عَلَى وَزنِ مَاذَا ؟  (kilne në cilën peshore është?)
  • Ne e trajtojmë peshoren sikur të ishte ajo pasqyra e fjalës.

Nuk e bëjmë ndonjë ndryshim në peshore kurdo që ka një إِعْلاَلٌ  (i’laal) në fjalën e peshuar.

Për shembull, nëse waawi apo jaa-ja (shkronjat origjinale) e fjalës janë ndryshuar në Elif, ne nuk e veprojmë të njëjtën në peshore

قَوَلَ —> قَالَ , فَعَلَ —> فَالَ kjo është gabim, por ajo qëndron فَعَلَ — > فَعَلَ

Por, nëse aty ka një shkronjë të larguar nga fjala e peshuar, atëherë atë e largojmë edhe nga peshorja, dhe nëse harakeh është ndryshuar, ne e ndryshojmë atë edhe në peshore.

  • إعلال është një efekt i cili e ndryshon apo e largon një shkronjë.
  • Pika kryesore e peshores është për t’i matur fjalët (duke i njohur shkronjat shtesë nga ato origjinale, harakatet, renditjen, etj)

Nëse jeni të informuar rreth parimeve bazike të kësaj shkence – Dhe ju kërkohet ta sjellni قَالَ  në peshoren فِلْتُ , atëherë parimisht ju do bëni atë që të tingëllojë  ngjashëm me të, dhe do ta bëni atë që vijon:

1-      Ndërroje fet’hah në faa-ul kelimeh me një kesrah قِال

2-      Largoje ‘Ajnul kelimeh قِل

3-      Heshte laam-in قِلْ

4-      Shtoje Taa-ul Faa’il قِلْت

5-      Jepja asa një dhammeh قِلْتُ

  • Peshorja është për ta ditur se si është fjala, ajo është si një skelet për fjalën.
  • Nëse ti nuk di se si ta matësh një fjalë, atëherë ti e di vetëm gjysmën e Sarfit.
  • Nganjëherë dallimi në kuptime është zbuluar vetëm përmes peshores.

Si për shembull:

Fjala اِسْمٌ domethënë një emër

Duke e shikuar atë, ti do të mendeosh se ajo është në peshoren فِعلٌ , por nuk është ashtu.

Disa dijetarë do të thoshin: اِسمٌ عَلَى وَزنِ اِفْعٌ – Kurse, disa të tjerë do të thoshin: اِسمٌ عَلَى وَزنِ اِعْلٌ

Dijetarët të cilët thonë se ajo është në peshoren اِفْعٌ , thanë se ajo në origjinë është سِموٌ (masdari), që do me thënë se waawi është larguar (laamul kelimeh), dhe ata e kompensuan atë duke e shtuar një elif në fillim – Dhe fojla e tij është سَمَوَ

Ndërsa, dijetarët tjerë të cilën thonë se ajo është në peshoren اِعلٌ , thanë se ajo në origjinë është وَسمٌ (masdari) , që domethënë se waawi është larguar (faaul kelimeh), dhe ata e kompensuan atë duke e shtuar një elif në fillim.

  • Këtu ata dalluan rreth Masdarit (prej nga kjo fjalë vjen / rrjedhë).
  • وَسمٌ : Të bërit e një shenje –  Ata të cilët thanë se ajo është marrur nga kjo fjalë, e thanë këtë sepse ai (emri) është një shenjë që të dallon ty nga njerëzit e tjerë.
  • سِموٌ : lartësim / ngritje  – Ndërsa, ata të cilët thanë se ajo është marrur nga kjo fjalë, e thanë këtë sepse njërit të cilit i është dhënë një emër është lartësuar / ngritur mbi njerëzit e tjerë me këtë emër.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s